Arkitetkti i njohur Zef Çuni, në një postim në rrjetet sociale shkruan , ose e thënë ndryshe jep mëndimin e tij në lidhje me hapjen e rrugës së Qaf Thore.
Natyrisht një mëndim specialisti, të cilin ne po e botojmë , vështirë ta lexojnë ata që duhet ta lexojnë. Themi kështu mbasi realisht prej shumëvitësh që kryhen të njëjtat punime për hapjen e kësaj rruge të bllokuar nga bora, mendimi ekonomik të çon vetëm tek fakti se nese do të ishin llogaritur shpenzimët e karburantit, ndoshta do të ishin dakordësuar me mëndimin e Arkitetktit, për të hartuar projektin e rrugës Kir- Bregu i Lumit.Ja mëndimi i Arkitekt Zef Çuni:Hapja e rruges ne Qafe Thore. Per mendimin tim eshte nje shpenzim i kote qe nuk e zgjidh problemin perderisa aty nuk perdoren borepastrueset cdo dite. Pastrimi me fadroma vetem ka shkaterruar mbrojteset e rruges, mjafton te shohesh pjesen nga Boga ne Qafe Thore. Kjo do te ndihmoje firmen qe po nderton rrugen te justifikoje prishjet e mureve si dhe ndoshta dhe punime te pakryera. Mire eshte qe institucionet te konsultohen me specialistet dhe per mendimin tim duhet urgjentisht te hartohet projekti per rrugen Kir – Breg Lumi e cila do te zgjidhte problemin e dimrave si i ketij viti dhe ne te njejten kohe do ti jepte mundesine shfrytezimit te turizmit ne Theth e Dukagjin edhe ne periudhen e dimrit duke e bere gjithevjetor.