Familjet Shkodrane me prejardhje te huaj.

0
499
Përg.Gjergj Nika Mund të jetë një imazh i 2 persona
1. Raxhimet
I pari i ketij fisi qe erdhi ne Shkoder eshte Haxhi Hafis Ahmet Misria me origjine nga Egjipti. Fillisht ka sherbyer ne Xhamine e Plumbit, mbasi e lane syte. Veziri e caktoi si hoxhe te haremit te pallatit te tij.
2. Djepaxhiejt
I pari i kesaj familjeje ka ardhur mbas invazionit osman, prej qytetit Konja te Anadollit.
3. Berdicejt
“Berdica”, ka shkodrane myslimane dhe katolike, por Berdicejt jane me origjine te huaj. Te ardhur prej Anadollit te cilet te paren here kane zene vend ne Berdice.
4. Durgutejt
Jane nje brezni e vjeter, por simbas te dhenave te plakut Hafiz Musa Durguti, te paret e tyre jane me prejardhje turke nga Vilajeti i Ajdinit ne Anadoll.
5. Cukejt
Simbas te dhenave te familjareve te tyre, Cukejt jane te ardhur prej Turqie.
6. Cakejt
Nga te dhenat e pjestarve te kesaj familjeje, te paret e tyre, jane me origjine turke, Canak – Kalaja (Dardanele).
7. Kashejt
Jane familje ulqinake e emigruar ne Shkoder qe ne invazionin e Ulqinit nga malazezet ne vitin 1880. Te dhenat familjare te tyre tregojne se Kashejt jane me origjine spanjolle, prej Andaluzjes.
8. Sheh Muhamet Magribi
Ka qene me origjine nga Maroku, i ardhur ketu ne vitin 1826, Sheh Muhameti ka sherbyer si imam i Xhamise se Karahasejve, aty prane ka pasur edhe shtepine e tij.
9. Dilaveret
Dilaveret pretendojne se jane me prejardhje turke. Te paret e tyre kane ardhur ketu si graduate – ushtarake dhe kane zene vend ne lagjen Durgut.
10. Bilanet
Familja e Bilaneve qe nga shekulli 19 – te banojne ne lagjen Bahcallek. Ata jane me origjine turke prej nje krahine t vogel te Anadollit.
11. Kalajejt
Ne Shkoder egzistojne dy – tre fise me emrin Kalaja. Ketu e kemi fjalen per familjen e te quajturit Lan Kalaja. Duke u mbeshtetur ne te dhenat e te birit te tij, Daut Kalaja, kta kane qene oficere jeniceresh e qe ne kohe te para te invazionit osman kane banuar ne keshtjellin Rozafat.
12. Abdurrahmanet
Kjo familje nuk ka nje brezni te gjate te shqiptarizuar, sepse Abdurrahman efendia me origjine egjyptiane, ka qene oficer turk, dhe eshte martuar ketu me nje shkodrane.
13. Ruset
Nen kate llagap ne Shkoder egzistojne dy familje me brezni te ndryshme. Ajo per te cilen po bejme fjale ketu eshte ajo e Beqir efendi Rusit me origjine turke.
14. Kalacet
Supozohet se mos prejardhja e kesak familjeje eshte me origjine veneciane, derisa nje nga pjestaret e kesaj familjeje permendet ne historine e Barletit (Bishtqemit). Ata kane banuar qe ne kohe te vjetra ne lagjen Perash.
15. Familja Shehi
Me llagapin “Shehi” ka edhe te tjera familje ne Shkoder, por ne fjalen e kemi per Shehleret e Kirasit. Nga tradita familjare e kesaj shtepie, te paret e kesaj familjeje jane me origjine arabe: ata egzistojne ne Shkoder, qe ne vitin 1717.
16. Familjaret e quajtur “Te Nelit te Molla Dautit”
Banues ne lagjen Ndocej, jane me origjine egjyptiane, te ardhur ketu ne gjysmen e shekullit 19 – te.Mbi “Familjet shkodrane me prejardhje të huej!”, marrë nga "Shkodra dhe  Motet" të Hamdi Bushatit... - Realiteti Post
17. Dizdaret
Ne Shkoder ekzistojne dy pale familje me origjine te ndryshme nga njera – tjetra. Nje pale jane me origjine shqiptare nga Ulqini te emigruar ne Shkoder. Ne kemi fjalen per Dizdaret e shkodranizuar. Keta, simbas tregimit te te parve te tyre, jane te ardhur nga Izniku i Burses (Bursa) e Anadollit.
18. Fisi i Sheh Qazim Hoxhes
Simbas te dhenave popullore te paret kane ardhur ketu nga gjysma e shekullit te kaluar me detyra ushtarake. Jane me origjine turke nga qytetini Kastamonit te Anadollit.
19. Familja Axhemi
Kjo familje deri ne pasardhesit e sotem nuk kalon me shume se tre breza e shqiptarizuar. I pari i tyre erdhi ne Shkoder nga fillimi i ketij qindvjetori, ose mbarimi i te kaluarit. Jane me prejardhje nga Trabzuni i Azise se Vogel.
20. Familja Boksej
Ne mbeshtetje te te dhenave te familjareve te Boksejve, kryesisht nga pleqte e tyre, ata jane nje fis i ardhur nga Anadolli, qe ne fillimet e invazionit osman, sidomos, mbasi eshte pushtuar Kalaja e Drishtit prej turqve.
21. Familja Muhamet Shehi
Te ardhur nga Azia e Vogel, jane vendosur ne lagjen Bahcallek, te instaluar me pare ne nje fshat te Anes se Malit, si hoxhallare.
22. Jenishehri
Vellezerit Jenishehri jane pasardhesit e te parit te kesaj familjeje, me origjine anadollake; sic kuptohet prej llagapit jane te ardhur nga qyteti i Jenisheher i vilajetit Hudaveqindar te sanxhakut Ortugrall.
23. Husejt
Simbas te dhenave te familjareve te saj, familja ne fjale eshte me prejardhje nga Izmiri i Anadollit.
24. Zezaket e Shqiptarizuar
Zezaket e Shkodres pergjithesisht jane me origjine nga Sudani egjyptian. Jane sjellur qe me kohe si skllever nga tragetet, sidomos nga ulqinaket, qe kane bere rruge detare neper skelat afrikane. Te bler nder tregjet e Algjerise, Tunizise Sirise etj.
25. Xhemil Tulejmani  Pazari i Shkodres - STRUGAPOST
Eshte kryetar i nje familjeje me origjine arabe, prej Sirie, nga qyteti Humus, i adhut ketu qe me 1931. Xhemili edhe gruan e ka nga qyteti i tij. Ka ardhur ketu me profesionin e peshqirpunuesit prane punishtes pronarit Muhamet Dibra.
26. Familja Mexhidi
Ne Shkoder kemi edhe familje me prejardhje nga Dagistani, se pse ka ardhur i pari i tyre ne Shkoder nuk dihet. Pasardhesit banojne ne lagjen Dudas te qytetit.
27. Behrejt
Nder familjet myslimane shkidrane me origjine jo shqiptare bejne pjese edhe Behrejt ose Behri. Nga te dhenat e pleqve del se kjo familje eshte instaluar ne Shkoder ne fillim te pushtimit osman.
28. Familja e Allajbegvet
I pari i kesaj familjeje quhej Izet Begu, me graden kolonel. Ishte me origjine turke, komandant i xhandarmarise. Izet Begu u martua per nje shkodrane nga fisi i Koplikejve.
29. Hadrejt
Jane nje nga familjet e vjetra te Shkodres. Banonin ne lagjen Rus i Vogel. Prejardhja e kesaj familjeje dhe llagapi i saj mbeten deri tani te identifikuar. Ne periudhen e Mustafa Pashes paten marre fame per ngjarjen e vrasjes se Myftise.
30. Sala – Isufet
Kane qene nje vellazeri me origjine greke. I pari i tyre ka qene nje djale grek i zene rob ne nje perpjekje shqiptaro – greke ne shekullin e kaluar, prej Haxhi Lohjes, i cili mbasi e solli ne shtepi djaloshin grek e bindi te kthehej mysliman dhe ia ngjiti emrin Jusuf.
31. Johanexhjanet
Kjo familje me origjine armene ka atdhur ne Shkoder ne kohen e regjimit te A. Zogut. e perbere prej dy burrave me grate dhe femijet e tyre Kryetari i kesaj familjeje ishte quajtur Migirdic Johanexhjan. E debuar prej turqiet nga Mustafa Qemal Ataturku.
32. Perikli Muzali
Eshte familje e ardhur dhe me origjine armene. Ka ardhur ketu ne Shkoder rreth vitit 1860 me profesion farmacist.
33. Kacaroset
I pari i kesaj familjeje eshte me origjine greke. Ne vitin 1894 Gjorgji Kacarosi permendet ne salnamet turke te vilajetit te Shkodres, si nepunes i depos se monopolit te duhanit (rexhise) ketu ne Shkoder.
34. Shtjefen Ingrizi  Për Shkodrën dhe Shkodrant - Pajtonin me kalë Unë e du patjetër Ti e din  mor djalë Jam Shkodrane e vjetër😁 | Facebook
Me kombesi austriake, me prejardhje nga Vjena. Ka ardhur ne Shkoder rreth gjysmes se shek XIX. Shtjefen Ingrizi ishte i arratisur nga vendi i tij per te mos kryer sherbimin ushtarak duke u strehuar ne Shkoder.
35. Shkanneti (Scanietti)
I pari i kesaj familjeje, Rafaele Shkanjeti erdhi ne Shkoder nga cereku i fundit i shek 19 – te. Ai ishte me origjine italiane, prej Ankone.
36. Familja Ronkali
Me origjine greke, me profesion rrobaqepesi.
37. Familja Tedeskini
Nga famlja Tedeskini, simbas te dhenave te avokat Emil Tedeskinit, i pari qe ka ardhur ne Shkoder rreth vitit 1760 qe Emidio Tedeskini, doktor ne medicine nga Vasto e Italise.
38. Benuset
Me i pari i kesaj familjeje qe erdhi ne Shkoder ishte Gjergj Benusi, prej Rovinjos se Italise, qe ne vitin 1825. Ka sherbyer si oficer artilerie prane Mustafa Pashe Bushatliut.
39. Kullollejt
Persa i perket prejardhjes se Kullollajvet. pasardhesit e tyre thone se jane te ardhur prej Azerbajxhanit te Kaukazise me sherbime ushtarake dhe mandej kane zane vend ketu ne Shkoder, sikurse edhe shume familje te tjera shkodrane me origjine te huaj.
40. Emigrantet Podgoricane
Jane dyndur ne Shkoder ne 4 periudha:
I – Gjate sundimit te Bushatlinjve
II- Mbas Kongresit te Berlinit
III- Gjate luftes se I Boterore
IV- Gjate luftes se II Boterore
Nde familjet e para te instaluara qe ne kohen e vezireve Bushatlinj eshte breznia Alivodiqeve, etj.
Nga: Hamdi Bushati (shkodra dhe motet), botim i vitit 1999.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.