Parlamënt/ Ja kush pritet ta zërë vëndin e Arben Ahmetajt !

0
190

Mungon prej më shumë se 6 muajsh në Kuvend, pritet zëvendësimi i deputetit socialist. Kush do ta marrë mandatin e Arben Ahmetajt?

Grupi parlamentar i PS-së në këtë sesion parlamentar do të ndryshojë përbërjen. Arben Ahmetaj pritet të humbasë mandatin e deputetit, të fituar në zgjedhjet e 25 Prillit 2021, pasi në kushtet e arratisë, nuk është paraqitur në Kuvend në 6 muajt e fundit.Seanca e 6 Korrikut ishte e fundit kur Ahmetaj ka shkelur në Kuvendin e Shqipërisë. Sipas përcaktimeve kushtetuese kjo e shtunë, 6 Janar është dita e fundit që Ahmetaj mund të gëzojë mandatin e deputetit të Kuvendit të Shqipërisë dhe më pas pritet shpallja e pavlefshmërisë së mandatit të tij. Arsyeja e përfundimit të mandatit gjendet tek Neni 71 i Kushtetutës, ku në gërmën “d” përcaktohet se “Mandati i deputetit mbaron ose është i pavlefshëm kur kur mungon pa arsye mbi 6 muaj rresht në Kuvend”.Pas 6 Janarit, Kuvendi do të duhet të shpallë vakancën e krijuar nga humbja e mandatit të deputetit nga Arben Ahmetaj dhe të njoftojë zyrtarisht KQZ-në për plotësimin. Kodi Zgjedhor përcakton se KQZ plotëson vakancën e krijuar me kandidatin e radhës në listën shumë emërore të të njëjtin subjekt politik për të njëjtën zonë zgjedhore. Sipas renditjes së kandidatëve të PS-së për Qarkun Tiranë, mandatin e Ahmetaj do duhet ta marrë Dallëndyshe Bici, e cila nga vota preferenciale fitoi 4977 vota dhe u rendit e 21-ta në listën e kandidatëve të PS për Tiranën. Në rast se Bici do të refuzojë marrjen e mandatit, sikundër përflitet, atëherë KQZ do të duhet të njoftojë kandidatin e radhës, Plarent Ndreca.Kuvendi votoi më 14 Korrik dhënien e autorizimit për SPAK për arrestimin e deputetit Arben Ahmetaj pasi mbi të rëndonin akuzat për korrupsion në çështjen e incereratorëve. Por SPAK pasi mori autorizimin nuk arriti të ndalojë deputetin Ahmetaj, i cili siç u bë publike ishte larguar nga Shqipëria. SPAK veproi menjëherë dhe e shpalli atë në kërkim ndërkombëtar.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.