Si dhe pse e fitoi Hoti vendin e pare.….!?

0
Ne fund te periudhes se sundimit Osman, fisi i Hotit merrej si bajraku i pare i rajonit te Malsise se Madhe. Per shkak te meritave ushtarake, ky fis fitoi privilegjin per formimin e ktahut te majte te ushtrise Osmane ne cdo beteje, nderkoh qe ne krahun e djathte rreshtohej Mirdita.
Hekardi shenon: “Fisi i Hotit, qe marshon ne krye te kater fiseve te Malsise se Madhe, konsiderohet si me i rendesishmi ne Pashallekun e Shkodres.
Edith Dirhami e permend ate si “fisin prijes te Malsise se Madhe”. Kjo lavdi dhe privilegjet qe i gezon rrjedhin kryesisht per shkak te aftesise luftarake te nje figure me ndikim nga ky fis, Ujk Lucit, i cili, ne shekullin XVII, me ndihmen e burrave te Grudes, kishte luajtur rol vendimtare ne pushtimin Osman te Ulqinit, me 1696. Sipas tradites, Ujk
Luci, ne ate kohe, kishte pasur privilegjin qe ta lidhte kalin e vet ne hyrje te pazarit te Shkodres dhe i liriuar nga detyrimi qe ta paguante tatimin e zakonshem per pazarin. Myslimanet e Hotit e konsideronin Ujk Lucin si nje katragjysh te tyre te rendesishem. Fillimisht ne islame jane konvertuar kater familje nga Hoti, te gjithe te tjeret mbeten ne besimin katolik. Ne fotografine ilustruese te shkrimit, kisha e vjeter e Ulqinit e kthyer ne xhami.Fshati Hot në Malësinë e Madhe
Nga: Robert Elsie (fiset shqiptare).

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.