USHLG-Shkodër/Shkrimtarë Shqiptarë në Malin e Zi promojnë prozen e shkurtër

0
119
Sot, me 13 prill 2023 ne Biblioteken e Universitetit te Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, Departamenti i Letërsisë, Fakulteti i Shkencave Shoqërore i Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” në bashkëpunim me Qendrën për Ruajtjen dhe Zhvillimin e Kulturës së Pakicave të Malit të Zi (Podgoricë) organizuan përurimin e antologjisë së prozës së shkurtër të shkrimtarëve shqiptarë në Malin e Zi “Të gjithë tanët” në Shkodër.
Kjo antologji dygjuhëshe (shqipe dhe malazeze) është botuar nga Qendra për Ruajtjen dhe Zhvillimin e Kulturës së Pakicave të Malit të Zi dhe në të janë përfshirë njëmbëdhjetë autorë: Rexhep Qosja, Hajro Ulqinaku, Zuvdija Hoxhiqi – Berisha, Asllan Bisha, Ibrahim Berjashi, Fran Camaj, Mehmet Kraja, Muzafer Çaushi, Jaho Kollari, Anton Gojçaj dhe Mark Pashku Lucgjonaj. Përzgjedhja e shkrimtarëve të përfaqësuar në antologji si dhe e tregimeve – fragmenteve nga romanet është bërë nga redaktorët Zuvdija Hoxhiqi – Berisha (akademik) dhe Ismet Kallaba (pedagog pranë Departamentit të Letërsisë).
Universiteti Shkodrës Luigj Gurakuqi vlerëson me rëndësi bashkëpunimin me institucionet e ndryshme kulturore që promovojnë vlerat letrare, përfshirë ato që krijohen nga shqiptarët në Malin e Zi. Këtij qëllimi i kontribuon edhe përurimi i kësaj antologjie.
Ky aktivitet i kurua nga pedagogu i Departamentit të Letersisë, Ismet Kallaba dhe permes kumtesave të pedagogëve Prof. Asoc. Dr. Arben Prendi dhe Dr.Gezim Puka dolen në pah vlerat letrare dhe artistike të kesaj vepre.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.