Bashkia Shkodër/ Ja grafiku i pastrimit të Thethit

0
122
Duke marrë shkas nga një video e shpërndarë në rrjetet sociale, Bashkia Shkodër ndjen për detyrim të informojë opinionin publik dhe mediat se shërbimi i pastrimit në zonën turistike të Thethit është kryer ditën e djeshme, e mërkurë datë 12 Prill 2023 sipas grafikut të përcaktuar.No photo description available.
Në këtë zonë turistike, firma e kontraktuar për kryerjen e shërbimit të pastrimit operon sipas këtij grafiku:
Gjatë stinës së dimrit shërbimi i pastrimit kryhet 1 herë në javë
Gjatë periudhës së sezonit turistik veror, ku edhe fluksi i vizitorëve është më i madh, pastrimi kryhet 2 herë në javë ( Çdo ditë të martë dhe të premte).No photo description available.
Duke kërkuar bashkëpunimin e banorëve të zonës, si dhe çdo vizitori, Bashkia Shkodër fton që të gjithë së bashku të kontribuojmë në mbajtjen pastër të mjedisit. Për të gjithë territorin e bashkisë me lidhjen e kontratave të reja do të ketë një përmirësim të metejshëm të situatës së pastrimit dhe të gjithë infrastrukturës së shërbimeve.May be an image of 1 person

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.