Në jo pak rastë gjërat e mëdha, lulët e bukura i kemi parasysh, dhe rëndom “vrapojmë largë’ “për ti gjetur. Ndoshta kështu ka ndodhur me ne gazetarët e rajonit të veriut të Shqiperisë.Pikrisht këtu në qytetin e Tuzit ndodhet shtepia e mjeshtrës së fundit së punimit të Xhubletës sonë mbi 3 mije vjeçare. Tole Berishaj, kjo grua kaq e moshuar, bijë Kastrati e martuar në Malësinë e Madhe të Tuzit në Mal të zi këtu e 70 vitë më parë, është realisht një museum I gjallë , deëshmi Ie kulturës sonë të lashtë.Ne ishim kësisoj në Tuz , dhe u ndalëm në shtepoinë e mjeshtrës së punimit të xhubletës origjinale, më të gjithë elëmëntët. Nënë Tolja kjo grua e qeshur dhe me një shpirt dhe fisnikëri tipe malësorë , të jep sadoisfaksion të vëçantë tëk bisedon.Kështu këmi mësuar se si e ruanë të gjallë , dhe të freskët mjeshtërinë e punimit të Xhubletës Malësore. Por kemi mësuar nga një rrefim i gjatë edhe për lotëtët e nënë Tolës për 45 vitë me rradhë,ku malli për gjinin , pra njerzit e saj në Bajzë të Kastratit ishte I rëndë sa mali I Deçiqit.Nënë Tolja na ka treguar edhe ditën e parë të ardhjës në Shqiperi në fund të viteve 89-90, dhe se si dogana në Hot aso kohe duke dashur te tregonte se ne Shqiptarët jetojmë të lumtur , dhe nuk kemi nevojë për asnjë dhuratë nga shteti Jugusllav, iu ndaluan ca dhurata që kishte pregaditë për njerzit e familjës së saj. Po kështu një kujtim i bukur dhe mallëngjyes është qëndrimi një natë në shtepin e prindërve, atë natë kqënga dhe vallja ishin pjesë e këtij takimi pas 45 vitësh . Gjinia më bëri kështu pas 45 vitësh dasmën thot duke buqëshur nënë Tolja…Natyrisht që nje intervistë kaq mbresëlënëse me Nënë Tolen do të jetë një emission I posaçem, nën okeljon “Gjurmët Tona” Intervistë të cilën e realizuam me ndihmesen profesionale të njohjes së xhubletes nga malësorja fisnike Gjyste Bici , e cila meriton një falendserim të veçantë.