Kryetari i Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj me bashkëpunëtorë priti ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Republikës së Kosovës, Hajrullah Çeku në përcjelljen e SHS Ariana Zherka Hoxha, ambasadore e Republikës së Kosovës në Mal të Zi.
Zoti Gjeloshaj e njoftoi ministrin Çeku me historikun dhe situatën në Komunën e Tuzit duke theksuar edhe rolin që Kosova ka pasur që nga fillimi në shkollimin e kuadrove malësorë, por edhe lidhjen shpirtërore të malësorëve me Kosovën. Posaçërisht u vu në pah bashkëpunimi i deritashëm i komunës me investues nga Kosova, që veç janë prezentë në Komunën e Tuzit, siç është firma Pestova (me fabrikën e patatinave), pastaj firma ETC që po punon në hapjen e një qendre tregtare si dhe me fillimet e para të investimeve për një fabrikë të vajit nga ndërmarrësi Abdurahman Ćesko.
Ministri Çeku shprehu kënaqësinë me një fillim të mbarë të marrëdhënieve të Kosovës me Komunën e Tuzit në këtë segment dhe gatishmërinë për vendosjen e marrëdhënieve të ngushta në fushën e kulturës, rinisë dhe sportit ndërmjet MKRS të RK dhe Komunës së Tuzit.
Bashkëbiseduesit u dakorduan për një sërë mundësish të bashkëpunimit në fushën e kulturës, ku Tuzi ka një nevojë të posaçme, por edhe në fushën e sportit, në veçanti pjesëmarrjen KF “Deçiq” në turnamentin mbarëkombëtar në Prishtinë, por edhe KB “Deçiq”, si dhe sporteve të tjera.
Në takim, krahas kryetarit, Gjeloshaj morën pjesë edhe kryetari i KK Fadil Kajoshaj, nënkryetarët: Ivan Ivanaj dhe Haris Ramoviq, shefja e kabinetit të kryetari të Komunës së Tuzit Drita Rukaj, sekretarja e Sekretariatit për Vetëqeverisje Lokale Marina Ujkaj; bashkëpunëtoret e ministrit: znj. Klodeta Krasniqi – shefe e kabinetit dhe Donarte Kastrati – asistente ekzekutive e MKRS; si dhe bashkëpunëtoret SHS ambasadores: Ruzvelt Frrokaj, ministër dhe Ifete Çeku, sekretare e parë.
Delegacioni i MKRS të RK u takua edhe me përfaqësuesit e shoqërisë civile të Komunës së Tuzit.
Komuna e Tuzit!
Danas je predsjednik Opštine Tuzi, Nik Gjeloshaj sa saradnicima dočekao ministra Kulture, mladih i sporta Republike Kosovo, Hajrullaha Çekua u pratnji NJE Ariana Zherka Hoxha, ambasadorke RK u Crnoj Gori.
Gjeloshaj je upoznao ministra Çekua sa istorijatom i položajem Opštine Tuzi, naglašavajući i ulogu Kosova u školovanju albanskih kadrova iz Malesije, ali i duhovnu vezu Malisora sa Kosovom. Posebno je istaknuta dosadašnja saradnja opštine sa investitorima sa Kosova, koji su već prisutni u Opštini Tzuzi, kao što je firma Pestova (sa fabrikom čipsa), zatim firma ETC koja radi na otvaranju tržnog centra, kao i početke investicija za fabrikusuncokretovog ulja od privrednika Abdurahmana Ćeskoa.
Ministar Çeku je izrazio zadovoljstvo sa pravim počecima saradnje Kosova sa Opštinom Tuzi u ovom segmentu i spremnost za uspostavljanje prisnijih odnosa na polju kulture, mladih i sporta između MKMS RK i Opštine Tuzi.
Sagovornici su se složili o mnogim mogućnostima saradnje u oblasti kulture, gdje je potreba Tuzi posebnaq, ali i u području sporta, posebno učešćem FK „Dečić“ na svealbanskom turniru u Prištini, ali i KK „Dečić“ te ostalih sportova.
Sastanku su, osim predsjednika, prisustvovali i predsjednik SO Tuzi, Fadil Kajoshaj, dva potpredsjednika: Ivan Ivanaj i Haris Ramović, šefica kabineta predsjednika opštine Tuzi Drita Rukaj sekretarka Sekretarijata za lokalnu samoupravu Marina Ujkaj; saradnici ministra Çekua Klodeta Krasniqi – šefica kabineta i Donarte Kastrati – izvršna asistenktinja MKMS; kao i saradnici NJE ambasadorke: Ruzvelt Frrokaj, ministar i Ifete Çeku, prvi sekretar.
Delegacija MKOS RK se susrela i sa predstavnicima civilnog društva Opštine Tuzi.
Opština Tuzi!