Një vit më par Shkodres në tërsi , dhe në veçanti komunitetit të gazetarve, do tu ikte njëra nga gazetaret më të spikatura, më aktive, por dhe një mike e dashur për të gnjithë.Ikja e saj tronditi zëmrat e të gjithëve ne, ish kolegve të saj . Anila ishte , jo vetëm një kolege e mirë, por dhe një nga gazetarët që nuk e njohte “xhelozin”.Sa herë që ne kishim nevojë të dinim rreth aktiviteteve të ditës apo ngjarjeve të momentit telefononim “Dushin”.Dhe realisht ënde sot në celularin tim kanë mbetur sms që më dergonte “Dushi” , Shko në… atje ka një veprimtari … atje është një ngjarje…!
Ndaj sot…Miq, të afërm dhe kolegë përkujtuan gazetaren dhe mësuesen e njohur të Shkodrës por edhe më gjërë Anila Dushi, në një vjetorin e ndarjes nga jeta të saj. Një vit më parë COVID-19 i mori jetën Anila Dushit duke lënë një dhimbje të madhe tek miqtë e saj të shumtë. Në këtë një vjetor të ndarjes nga jeta kolegët dhe miqtë e Anilës e përkujtuan duke sjellë kujtimet e bukura, shpirtin human të një mësueseje dhe vlerat e një gazetareje që kontribuoi për mbi 20 vite.Anila Dushi, si mësuese ishte gjithmonë pranë atyre fëmijëve dhe familjeve në nevojë duke i ndihmuar me të gjitha mënyrat. Në emër të unionit të gazetarëve shqiptar, kryetari I degës së Shkodrës Gaspër Marku propozoi që Këshilli Bashkiak i Shkodrës të nderojë me një titull Anila Dushi pas vdekjes për kontributin e saj në arsim dhe media. Dhimbja për koleget e medias që më pas u kthyen si pjesë e pandarë e familjes është e madhe…Anila Dushi dha një kontribut të gjatë në fushën e arsimit dhe të medias, duke qenë ndër gazetaret e para grua në fillim vitet ’90 duke u kthyer në një zë të rëndësishëm. Për disa vite Anila Dushi ishte pjesë e rëndësishme e STAR PLUS Televizion.
Anila ishte një moter , tashmë e munguar …