TRUMA E “DUGAJVE T’ REJA”

0
239
Rrugëve t’Shkodres, hajt e eja,
Kjo foto tregon t’verteten,
Truma e “Dugajve t’Reja”,
Kalimtarëve ua shuante etjen.
Sidomos në ditë pazari,
Gjuha n’fyt nga etja u shkonte,
Malësori dhe katundari,
Tuj pi ujë, trumen bekonte.
Rrap e dap s’pushonte truma,
Derdhej uji permbi prag,
Në dugajë i ndihej zhurma,
Porsi nallat në sokak.
Sot veturat hajt e eja,
Sillen per rreth rrotullimit,
Truma e Dugajve t’Reja,
Duket si polic sherbimit…

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.