Tonin Marinaj; ok-ej , ti nxisim gratë dhe vajzat në proçset e buxhetimit.

0
Nuk është  shumë e qartë, nese Rrjeti  “Sot për të ardhmen”  është frymëzuar nga  kryeministri Rama, apo ky i fundit ka “degjuar” zërin e tyre?Rëndësi ka  që  ky rrjet   ka trokitur edhe në M.Madhe , per ti “bindur” gratë dhe  vajzat Malësore  të shprehen , dhe të vendosin…Ndaj Kryebashkiaku Tonin Marinaj  ka shprehur vullnetin për të  degjuaar gratë  dhe vajzat Malësore.ja infarmacioni  zyrtar i Bashkisë  M.Madhe…
Me nismën “Merr pjesë, Shprehu, Vendos!” për nxitjen e pjesëmarrjes së grave dhe vajzave në proceset e buxhetimit me pjesëmarrje zbatuar nga Rrjeti “Sot për të Ardhmen” mbështetur nga UN Women, dhe në kuadrin e procesit në vijim të konsultimit publik të Bashkisë Malësi e Madhe, Kryebashkiaku Tonin Marinaj theksoi mes të tjerash bashkëveprimin për rritjen e informimit dhe angazhimit publik dhe rëndësinë e pjesëmarrjes aktive të grupeve të grave dhe vajzave për të diskutuar mbi nevojat dhe prioritetet lokale.
Në këtë prizëm, u adresuan nga znj. Fabiola Laço, përfaqësuese e Rrjetit disa prej nevojave dhe prioriteve të identifikuara nga gratë dhe vajzat gjatë takimeve të zhvilluara në qytetin e Koplikut dhe në Njësinë Administrative Tamarë.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.