Banorja e fundit e shtëpisë së “Big Brother VIP”/ Aktorja që ka lënë gjurmë në kinematografinë shqiptare

0
440

Aktorja e njohur e filmit dhe teatrit shqiptar, Monika Lubonja u bë edhe konkurrentja e fundit që i bashkohet “Big Brother Vip”. Ajo u shpreh shume e lumtur që u bë pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Është një ndër guximet shumë të forta dhe mendoj se ajo Monika rebelja do jetë mes Big Brother. Vajza nuk ishte dakord në asnjë mënyrë. Mami më thotë se jam gjithmonë rebele. Ma fal këtë rebelizëm dhe më beko”- u shpreh Monika Lubonja.

“Do i thoja vajzës që e njeh mamin tënd. Unë kam marrë këtë guxim dhe besoj se ajo në fund të ditës do të jetë tifozja ime. Pjesa e mamasë time është pjesa më delikate dhe ajo është vetëm në shtëpi. E di që ajo do të thotë: Ah Monika, Monika” vazhdoi aktorja shumë e dashur e publikut shqiptar.

Kujtojmë se Monika ka qenë pjesë e aktrimit që në vitin 1992 ku më të spikatura kanë qenë rolet e saj në filmat:

Në kërkim të kujt – (2011) serial

Tingulli i heshtjes – (2010) serial

Tirana viti 0 (2001)

Dasma e Sakos (1998)

Plumbi prej plasteline (1995)

Përdhunuesit (1995)

Dashi pa brirë (1993), komedi

Pas fasadës (1992)

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.