MIMOZA REXHVELAJ i “MERR ” “NDOC GJETJES” NË LEZHË “AZEM SHKRELIN”

0
279
Mirënjohëse dhe falenderuese për vlerësimin e poezisë sime nga juria e Klubit të Letrave “Ndoc Gjetja” në Lezhë. Për mua ka vlera të jashtëzakonshem çmimi “Azem Shkreli” si një nga autorët që e dua fort, ndaj ndihem teje e emocionuar.Mund të jetë një imazh i 6 persona
Konkurimi në festivalin e poezisë gegërisht mblodhi poetët nga të gjitha trevat shqipfolëse dhe u zhvillua sot për herë të parë në një datë të veçantë si “Besëlidhja e Lezhës” një ditë feste e krenarie për çdo shqiptar!Mund të jetë një imazh i 1 person dhe teksti🇦🇱
ÇKA HUMBA MBRAMË !
Due me fjetë…
Por rremat e hanës më çërmojnë në krye e s’më lanë derman.
Ec e ndigjo tash simfoninë e zemrës
që s’kupton asgja veç dashni për ta …
Ora dy mbas mesnate…
Po vazhdoj me ecë rrugës së tamlit me buzët shkret… e duert thatë.
Me një pishtar drite ku m’u mbështetë,
diku me të gjetë…Mund të jetë një imazh i 3 persona dhe teksti
Kambët e mendjes tash me duket janë molisë.
Po shtrihem mbi renë e parë.
në fund të shtegut ku ylli i agimit e kishte pasë ba enkas per mue…
(Kujdesem mos të më shohin tinzaret mbas gardhit
e ma vjedhin shtegun e lumtunisë,
prandej kthej kryet e fshij gjurmët e bardha me një shelg…)
Kohë arnash asht,
njerëzit ta marrin për hiçgja shenjtninë
e shpirtit e ta shesin për zhele të vjetra , dyqind lekë…
Pak janë që dinë me dallue gurin me shkëlqim t’rrejshëm
nga një yll që len një herë në njimijë vjet!
Nata nuk po ma jep prehjen e amshueme.
“Napolon”-in po kcejnë mendimet e mia
e degë më degë më çojnë si lypsare,
dyerve tue trokitë me gjetë
çka humba mbramë,
në andrren që s’mujta me pa…Mund të jetë një imazh i 3 persona dhe teksti

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.