Sot rreth mesditës, një ngjarje e rëndë është shënuar në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshëm të Doganave.Zv. Drejtori i Përgjithshëm i doganave Eldi Hoxha dhe Drejtori i Drejtorisë së Antikontrabandës Ilia Bili, janë rrahur me grushta e shkelma, duke krijuar një situatë kaosi dhe paniku tek punonjësit.Dy zyrtarët e lartë janë sharë e goditur me njëri- tjetrin si dy rrugaçë, duke larë muret e institucionit me gjak. Është dashur ndërhyrja e punonjësve të tjerë të administratës për të qetësuar situatën.Lajmi është mbajtur konfidencial, por budime të sigurta për CNA.al. konfirmojnë sherrin e ndodhur mes dy drejtuesve të lartë.Ende nuk dihen arsyet e kësaj përpjasje mes dy drejtorëve, por të gjitha gjasat janë për prishje të interesave dhe pazarave të shumta.Tiranë