“TIMONI I JETES” – CIKEL ME POEZI NGA : TEUTA OSMANI – USA

0
889

Teuta Osmani : “Mos u jep arsye njerezve qe duan shpjegim, sepse kurre nuk kane per te te kuptuar” …

 

 

Rrëkeza

Rrëkeza rrëshqasin mbi vellon e vesës së mëngjesit sot
mbi xhamin e kaltërsisë lartë janë shkruar letra
të bardha ,për ditët që vijnë
e nëse ka ditë
agimi me diell
me testamentin e kohëshme nga perëndimi në sfond.
Rrëkeza drite rrëshqasin si lotë
nga zagushia që zbras të ftohtët
ku bardhësia e dëborës po griset si hartë
mbi çimenton e trotuarit të gjërë.
Mbi barin e mbytur nga ujët e shkrira
si dallgë të arrira nga lartë
e zbrasen furishëm nga melankolia.
Kam kohë që ruaj të kthehet në një kujtim
me ngjyra të zbehta
bardhë e zi të murmta
e të çel dita me ngjyra
përtej së resë të pashkruara
nën gjëmime ,e vërteta ,si Diell shëmbëllin!

Timoni i jetës

Mora në dore timonin e jetës
Ajo shkel rrugë të pashkelura
Nën rrotat e saj jemi
Në dorë e verteta.

Komandojmë cdo të papriture,
Në vija të bardha
Ndoshta nga jemi nisur
Dhe kur kemi lindur.

Jeta jonë në rrëmbullakësin e timonit
Në duar vërtitet
Nis përherë të parë me marshin
E asaj, të dritës.

Rruga jonë përballë një busulle
Në kronometër
E në milje
Rruga e jetës me tabelë me shigjeta
Ndofta ecën drejt ,me fanare në kthesa.

Rrugët janë të shumëllojshme me një ,me dy linja
Në rrugë të gjëra e me ngushtica
Në autostratë e në monopate
Në varësi te fatit,..
E në rrugëzgjatje.

Jeta jonë në një timon
Timon i jetës ,.në cars apo në vapor
Kapiten i jetës tënde ,je ti
Në cdo atmosferë apo në hapësirë.

Në varësi të duarve një timon lëviz ti
Aty lëvis jeta jote ,..në dallgë apo në stuhi
Busullat ,orët ,miljet ,.janë perballë
Jepi forca ,.energji ,..e sytë në ballë.

Kujdes shiko tabelat e shenjat në udhëtim,
Kujdes aty ,..tabelën e madhe të jetës ,deri stop në mbarim.

Grama (Letër)

Nga të shkuarat grama (letra)
koha venitet si letrat të ngjitura në xhama
e përplaset nga erërat
që vërtitën nga shkulmja me zorë për të rënë në tokë.
Në to ,
shkruar me gjurma gishtash si pusullë
e pështyrë me buzë të thara
kapaku ,
mbyll
historirat,
fjalët ,
testamentet,
llogjet
të betuara
se vallë nuk ndryshon kuptimin
nuk ndryshon moti
herët a vonë nëse mbërrin,
e dheu është një pluhur që fshikëllinë erën
e bën gropa,
bën mullare rërërash si kodra në thatësirë
duke t’ kujtuar vetëm një shkretëtirë,
ku shpirti
gjallë a vdek ”varrosur” pa mëshirë…!

Stinët

Dëbora zuri shtresën e saj
si një lëkurë, nën të shtatë,
në muajt e vitit si një gunë
herë me diell ,e herë furtunë.

Këtu, stinët kanë zënë rradh’
në tre muaj në vit, një behar,
ku pranvera thuhet, e shkruhet
dhe fletët, fletë – ditaret shthurren.

Motit të zënë me stinët vakte
s’u zë besën ç’shtrohet nën hapa,
ku ka ngricë nën gjurmë të mia
pres të shkrijë dhe hijen statuja.

E kot!

Është e kot të mburresh për të tjerët 
Të mburresh për veten është e kot
E kot është të jesh e ndershme
Të jesh e dashuruar , nuk është e kot!

E unë kot flas për të paqënët.
Të paqënët për mua nuk ekzistojnë
Kot është, se jam e dashuruar
E dashuruar ,e pa qënë, është e kot!

E dashuruar për ndjenjën e mallit flas e flas
Për ndjenjën që vdesim, e nuk flas, e s’flas!
Kur ajo më shikon mua si Hënë tek netët
E ditës si Dielli, unë atë e shikoj larg e larg!

MELODI!

Më gumëzhijnë veshët si në një dasëm 
ku rrallë herë këtu e kohë kam dëgjuar,
të bukurën melodi të shqiptares vatër
më erdhi në kujtesë si një trill i luajtur

dhe ja tani mbrëmja po afron
nëse yjet akoma s’janë zbuluar
si një re e rënë ,
zbardh dëbora

tej qiellit zbarkuar,
ndërsa yjet janë krushq vallë ,
me muzikën e heshtur të sapodëgjuar

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.