Pjeter Vukaj – Motiv migjenjan
Ne studio me erdhi nje femije
I gjalle por i veshur holle si te mjeret
I zbete,i jeshilte dhe pak si i zi
Ndryshe me te tjeret….
E vura re qe ishte pa corape
Ne fjale ishte jetedashtes dhe i gjalle
Ishte ftohte,s`ishte vape
Vetevetja m`u kujtua si ne perralle
Kalonin femijte me prinder perdore
S`kishin veshje e canta te nje ngjyre
Kalonin te rinjet me makina e dashnore
Secili kishte krahkapjet e tyre
-S`me erdhen prindrit,t`me marrin sot
Kam frike te shkoj vetem ne shtepi
A mundesh t`me percellesh dot
Ne jemi te vegjel 6 femije…
O Zot se si u ndjeva
Te qaj se si me vjen
Me dalta duart sa s`i preva
Se si u ndjeva pak Migjen
E shoqerova deri ku donte
Sa shume e pak eca me ate femije
Iku me vrap sikur fluturonte
Si zogu drejt folese se tij
E ndoqa me sy kete femije
Deri sa i shkoje rrugices ne fund
Kisha qene me i mjere ne moshen e tij
Me vete thashe”KY ISHTE UNE”
U ktheva mendjen duke e vrare
Une s`kam nene femijesh,as femije
Ne jeten time,asnjehere me pare…
Nuk jam ndjere kaq shume njeri…
Kendej prape do te kaloje
Kesaj rruge,kesaj ane,
O ZOt sa shume do t`me lendoje
Kjo fytyre e zbete,migjenjane…
Dhemja s`me iken por me shume me vjen
Ne zemer si gozhde m`u ngul
S`kisha se si t`mos ndjehesha MIGJEN
Kur para meje,kam nje LUL…
Sa fat kam patur,te jeme edhe une i mjere
dhe dhembja ne shpirt kembekryq lehet me ulet…
Une kam menduar cdo here
Te rrallojme “LUL” dhe te shtojme lulet….