Të jesh artist do të thotë të sakrifikosh çdo gjë për artin

0
1798

Të jesh artist do të thotë të sakrifikosh çdo gjë për artin. Të jesh artist, do të thotë ti kushtosh jetën tende muzikës. Ky është REINALDO GAÇI, artisti që bëri ëndrrën e tij realitet. Këngetari qe buroj nga një qytet i vogël si Delvina dhe që sot fal zërin e tij në skenat më të mëdha të vendit.

Intervista
1 Në cilën moshë zbulove talentin dhe kush ishte shtysa?

•Talentin e zbulova në moshë të vogël, por në moshën 8 vjecare jam ngjitur në skenë për herë të parë, dhe normalisht që shtysa ishte familja, por edhe mesuesi im i muzikës.

2 Cila ishte kënga e parë që e njohe veten si një këngëtar?

•Kënga e parë që kam kënduar, ishte “Gjuha jonë, të cilën e këndova me nje orkestër të vërtetë Live përpara qytetit. Pastaj sa rritesh, aq më shumë këngë mëson dhe përmiresohesh si këngëtar.

3- Nëse do të të kërkonin të lije vendin tënd dhe të këndoje në gjuhë tjetër dhe në vend tjetër për më shumë të ardhura, do ta beje?

•Më kanë kërkuar disa herë të shkoja të këndoja diku jashtë Shqipërise, dhe të jetoja, por s’është se isha i interesuar të shkoja . Vendi i vetëm që do shkoja te jetoja, dhe do lija Shqipërine, do ishte Amerika.

4-Idhulli yt dhe pse?

•Idhuj kam shumë, por artisti/artistja që frymëzohem ështe Celine Dion, dhe Aurela Gaçe. Normalisht që ka edhe shumë këngëtar të tjerë që i degjoj dhe më pelqejnë, por keto dy artiste jane diçka e veçantë.

5 Kur nis një projekt te ri, cili është frymëzimi i parë?

• Projektet përpara se ti filloj, i kam menduar shumë herë, dhe më pas konsultohem me njerezit që kam ne krahë. Frymezimi per një artist është shumë personal. Duke futur këtu dhimbjen, gëzimin, njerezit që kalojnë në jetën tonë etj. Çdo gjë e perceptojmë ndryshe, dhe e kthejmë në frymëzimin tonë.

6- Si u ndjeve kur këndove në skenën e Këngës Magjike?

•Tek Kënga Magjike, çdo herë që ngjitesh në skenë është një emocion më vete. Në cdo skenë në fakt. Por tek Skena e pallatit të kongreseve, ishte një emocion që nuk e kisha përjetuar më parë. Emocione te bukura!

7- Kë falënderon sot në jetën tënde dhe pse?
• Falënderoj zotin, familjen, njerëzit që më mbeshtesin, dhe veten time. Sepse po mos të isha ky që jam, nuk besoj se do tia dilja të arrija ëndrrat e mija. Por sigurisht, të arrish të bësh hapa te mëdha, duhet të jesh i rrethuar nga njerëz që të mbështesin dhe që kanë besim tek ty.

INTERVISTOI : Marialena Shena

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.