Hidhet shorti i kategorisë së parë. Veleçiku do të luajë në Tiranë

0
688

Në ambientet e Federatës Shqiptare të Futbollit, është hedhur paraditen e sotme edhe shorti për grupin A dhe B të Kategorisë së Parë.
Kështu Vllaznia, një nga emrat më të mëdhenj të grupit A të kësaj kategorie, do ta nisë aventurën në “Loro Boriçi”, ku do të presë nga Peshkopia, skuadrën e Korabit.
Ekipi i Veleçikut ndeshjen e parë do ta luajë në Tiranë ndaj Dinamos.
Ndërsa Vllaznia-Dinamo, mund të quhet si një nga përballjet më interesante të grupit A të Kategorisë së Parë, ndërsa shkodranët janë dukshëm favoritë për t’u rikthyer në Superiore.Në Grupin B rivaliteti është shumë më i madh, pasi skuadra si Bylis, Elbasani, Apolonia, Besa, Tomori e Lushnja, do të tentojnë rikthimin mes më të mirëve.
Favoritë në këtë grup natyrisht që janë ballshiotët e Bylisit, por nuk mund të neglizhohen edhe skuadrat e tjera. Kategoria e Parë do të fillojë aktivitetin më datë 9 Shtator.

Grupi A, JAVA 1

Dinamo – Veleciku

Besëlidhja – Burreli

Vllaznia – Korabi

Erzeni – Iliria

Shënkolli – Vora

Grupi B, JAVA 1

Pogradeci – Besa

Tomori – Lushnja

Orikumi – Elbasani

Egnatia – Bylis

Turbina – Apolonia

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.