Shkembimi i teritoreve të Kosovës me ish pushtuesen Serbi do të thotë “legalizimi” i grabitjes të trojeve etnike shqiptare…!

0
1118

Shkembimi i teritoreve të Kosovës me ish pushtuesen Serbi do të thotë “legalizimi” i grabitjes të trojeve etnike shqiptare…!
Nga Ndue BACAJ
Prej disa ditësh në “tregun” diplomatik e mediatik qarkullon pa u ndalur “Ideja” antishqiptare e shkëmbimit të teritoreve apo më “butë” korigjimit të kufijeve me Serbinë. Kjo “ide” ka per autor të dukshem , presidentin e Kosovës Hashim Thaçin dhe “ushtarin” e “mirë” të kryekriminelit Sllobodan Millosheviç , presidentin e Serbisë Aleksander Vuçiç. Ndersa si autor të “padukshem” ka kryeministrin aktual të Shqiperisë Edvin Ramen dhe tutorin e tij Xhorxh Soros , presidentin e Rusisë Vladimir Putin dhe sulltanin e ri të otomanizmit të Turqisë Rexhep Taip Erdogan. Të tjerë mbeshtetes të kesaj “ideja” as që ja vlen tu cilësohen emrat , pasi ata janë po të njejtin emra që kanë të vetmin “profesion” “lehjen” , “lehjen” gjithmon per partinë (sollake…) dhe liderin e saj , që i mban gjallë me mysa “buket”… Fillimisht mendova të mos merrem me ketë “ide” të çmendur të shkembimit të trojeve të Kosoves me ish pushtuesin e saj , Serbinë. Mendova të mos merrem pasi opinionist , analist , gazetar dhe politikan të ndryshem i “ndejen” hazerxhevapë me shkrimet e tyre kesaje “ideje”, (shumica kunder e pakica pro).. Gjithashtu mendova se kjo “ide” antishqiptare e tradhtare ndaj trojeve tona etnike , ishte “thjeshtë” një “ide” per të matur pulsin e shqiptareve , por edhe nderkombetare , por mjerisht koha po verteton se kjo “ide” antishqiptare e antikombëtare , është gatuar në ato kuzhina ku , kur shqiptaret e kanë hanger ketu çorbë ata gjithmon kanë humbur nga trupi i tyre “mish e gjak”…

Pse “ideja” per shkembim teritoresh (në emer të korigjimit të kufijve) është legalizimi i trojeve të grabitura shqiptare nga Serbia ??

“Ideja” e presidentit të Kosoves Hashim Thaçi per shkembim teritoresh me Serbinë në emër të korigjimit të kufijeve ,është një “ide” që nuk ka asnjë bazë logjike e juridike , (kombetare e nderkombëtare), që i përshtatet realitetit historik e politik të teritoreve të Serbisë dhe Kosovës së pavarur e sovrane. Per të shkembyer troje apo teritore në mes dy shteteve e vendeve sovrane , kushti themelor i ketij shkembimi është që keto shtete gjatë rrokopujave historike t’u kenë mbetur padrejtesisht brenda kufijëve shtetrore të tyre troje e teritore të njeri tjetrit . Në një klimë të re miqësore e dashamirëse të krijuar në mes ketyre dy vendeve si vende fqinje , mund të hillet ideja e shkembimit të trojeve apo teritoreve të ndersjellta , që çojnë në korigjimin e kufijëve. Realizimii kesaj “ideje” sigurisht kerkon edhe miratimin e gjithë faktorve kombetare , por edhe nderkombëtar… Siç dihet ky kusht i domosdoshem per shkembim teritoresh në mes Serbisë e Kosoves nuk akziston. Nuk ekziston pasi Serbia , ka qenë shteti që ka pushtuar , dhunuar , grabitur , e terrorizuar Kosoven e troje të tjera etnike shqiptare per rreth një shekull. Vetë Serbia e sotme shtrihet mbi troje etnike shqiptare të grabitura me luftë e krime. Veçanarisht kufiri i saj me shtetin e Kosoves nuk është kufi që ndanë troje apo teritore serbe e kosovare , por ky kufi i dy shteteve fqinje ndanë “thjeshtë” troje etnike shqiptare në mes Serbisë që i ka grabitur me luftë e dhunë dhe shtetit të Kosoves të grabitur e masakruar nga Serbia të pakten që nga viti 1912… Pra siç shihet çdo shkembim teritori , nuk është shkembim teritori serb e shqiptar , por shkembim teritori shqiptar-shqiptar. Pra nuk ka asnjë shkembim , por thjeshtë , legalizim per Serbinë të trojeve e teritoreve etnike shqiptare të grabitura e vjedhura deri “dje”. E them legalizim , pasi ndonse keto teritore shqiptare mbaheshin padrejtesisht e me dhunë , shqiptaret të pakten vazhdimisht e kanë ngritur zanin e tyre per trojet e grabitura , dhe banorët shqiptar autokton që janë “grabitur” e mbahen me dhunë nga shteti serb në keto teritore të pushtuara edhe sot… Ndersa nese bëhët realitet “ideja” e shkembimit të teritore shqiptare me troje të tjera shqiptare nën Serbi ,atëherë e mbrapa , edhe e drejta historike e ngritjes së zanit per trojet e banoret shqiptar që mbesin nën Serbi humbasin perjetësisht , pasi keshtu legalizohet grabitja e trojeve shqiptare nga Serbia , e cila sipas marrveshjes , që mund të nenshkruhet (në mes saj e Kosovës) , (gjoja) ka leshuar troje të veta (në fakt troje shqiptare të grabitura) , dhe ka marrë troje “serbe” të mbetura nën shtetin shqiptar të Kosovës , kur në realitet edhe keto troje janë etnike shqiptare , por që pas pushtimit i ka kolonizuar me banorë serbë. Keto troje apo teritore mbas marrveshjes legalizohen perfundimisht, si praktikisht dhe juridikisht si troje “etnike” serbe… Mirpo perveç kesaj që thashë më siper shtetet më perpara duhet të njohin sovranitetin e njera tjetres. Kosova e njeh Serbinë , ndersa Serbia , jo vetem nuk e njeh si shtet të pavarur Kosoven , por e quan teritor të saj (“djepi i Serbisë”) , të marrur me dhunë që në vitin 1999 nga lufta çlirimtare e UÇK-s dhe nderhyrjes ushtarake të NATO-s me në krye SHBA-n.

Dy fjalë pse kanë interesa Rama , Putin dhe Erdogan në ketë shkembim teritoresh.?

Lideri “gobal” Edvin Rama , në damaret e të cilit rrjedhë gjakë bllokmenësh komunist internacionalist të partisë që e themeluan po shkjetë , ai duke qenë i till ju a ka borxh shkjeve dhe kryemikut të tij Aleksander Vuçiç. Sot me Vuçiçin , Ramen e lidhë pazgjidhësisht edhe Sorosi e sorosianet që po e ndihmojnë të mbajnë pushtetin në Shqiperinë e “1913”.. Rama duke qenë trashigimtar i komunisteve enverist ka në gjakë edhe antikosovarizmin. Per interesat e presidentit Rus , besoj se nuk ka nevoj per komente , pasi Rusia është perherë mbrojtësja e sllavëve në ballkan , ku nepermjet tyre e veçanarisht Serbisë “Madhe” siguron më mirë interesat dhe hegjemoninë e saj në ketë “cope” strategjike të Europes , si perfiton në precedentin e tij të hapur në Krime (Ukrahinë). Ndersa presidenti i Turqisë Erdogan , mbasi ka shpallur strategjin e rinovimit të otomanizmit , ai Kosoven (besa edhe Shqiperinë) e konsideron si provincë të saja , ndaj duke hequr qafet trojet me shumicë popullsi ortodokse , ai mendon se keshtu purifikon atë Kosovë që mbetë me popullsi afer 100% muslimane dhe besnike të tij e Turqisë tij , gjë që shumë kosovarë e kanë demostruar edhe deri tani…

Presidenti i Kosoves Hashim Thaçi dhe “ideja” e tij…

Në të vertet per shumë shqiptar kudo që ndodhen kjo “ide” e Thaçit (edhe thaçisteve kudo që janë), ka berë bujë. Thaçi e justifikon “idenë” e tij , gjoja me njohje reciproke si shtete sovrane në mes Kosoves e Serbisë, gjë që Aleksander Vuçiç nuk e ka thënë asnjëherë , perkundrazi ai ka pranuar në parim “idenë” e Thaçit per shkembim teritoresh e per rrjedhoje korigjim kufijesh , por jo me një shtet Sovran si Kosova, por me një provincë autonome , që në ketë rast është lëshimi më i madh që pranon Serbia e sotme… Sipas “zberthimit” të kesaj ideje , Serbia zgjerohet me të pakten tre komuna me shumicë (kolonë) serbë e mbi të gjitha me Mitrovicen Veriore , në të cilen ndodhen miniera metalesh , hidrokarburesh dhe arit (au). Kjo siperfaqe që perfiton Serbia matet me rreth një të tretën e krejt siperfaqes së republikes së Kosoves , ndersa ajo që “perfiton” Kosova është shumë më pak nga Lugina e Presheves , është ajo pjesë e zgjedhur nga Serbia , e cila është më e prapambetura ekonomikisht si rezultat i diskreminit të shtetit serb nga ketyre trojeve shqiptare dhe banorëve të tyre autokton , tashma të paksuar jo pak… Në keto kushte lindë pyetja se çfar e ka shtyrë ose detyruar presidentin e Kosovës hashim Thaçi të ndermarrin një ide të tillë të rrezikshme ,thonë të ideuar nga Xhorxh Soros , si mik i Aleksander Vuçiçit … Teoritë që qarkullojnë janë të ndryshme , madje dominojnë edhe teori “konspirative” si ajo që thotë se ideja e shkembimit tëteritoreve me Serbinë i garanton Thaçit mbrojtjen per të mos u gjykuar nga gjykata special e tjer…

“Fati i idesë…”

Por perkunder kesaje ideje faktori nderkombetar me në krye SHBA-n dhe Gjermaninë nuk pranon as shkembimin e teritoreve dhe as korigjimin e kufijeve të Kosoves me Serbinë , pasi keshtu do të happeshin precedente të rrezikshme , në Ballkan , Europë e më gjërë. Gjithashtu faktori i shendoshë kombetar e ka kundershtuar me forcë dhe argumente ketë ide të rrezikshme per Kosoven në veçanti e trojet shqiptare në pergjithsi. Nga faktori kombetar shqiptar menduam të “ndajmë” keyeministrin e Kosoves z. Ramush Haradinaj , i cili e kundershtoj qartë e prerë idenë e Thaçit per shkembim teritoresh e korigjim kufijesh me ish pushtuesin shekullor serb… Kufijet e Kosoves tha ai janë vendosur me luftë e nuk preken… E kete nuk e thotë “thjeshtë” një kryeminister , por e thotë një ndër komandantet legjendar të UÇK-s , i cili në themelet e lirisë e pavaresisë së Kosoves ka vënë gjakun e jeten… E thotë ai që komandai e luftoi kunder pushtuesit serb në terren e jo si disa lider të tjer të Kosoves , që e shikonin luften e UÇK-s me dylbitë e enverit e trashigimtareve të tij , (atëherë si dhe sot në pushtet në Shqiperi) , nga hotel “Dajti” e tjer në Tiranë…E thotë ai që dy here fitoi pafajsinë e tij e të luftë të UÇK-s nga tribunal i Hagës , kunder akuzave monstruoze të Serbisë e miqeve të saj të dukshem e të padukshem… Kjo çfar shkrova më siper më jep shpresë të besoj se “Idea Thaçi” , do të mbetet thjeshtë në leter , si dekoratë e marres e faqes zezë (nuk po thom tradhtisë , megjithse e ka një erë të tillë) , e atyre që e shpiken e deklaruan dhe e trumbetuan….

Nga: Ndue BACAJ

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.