Historia e Bajraktarit të Kelmendit Mark Toma Pllumaj

0
2421
    • Sikurse na mëson nëna histori, Malësia e Madhe gjithmonë nder shekuj ka
      qenë kryefjalë e luftrave të njëpasnjëshme kundër pushtuesve të huaj, një
      zonjë që ka gjeneruar burra të pushkws dhe besës, trimërisë dhe
      atdhedashurisë.
      Në vëllimet me dokumente për historinë e popullit shqiptar, emri i
      Kelmendit na del që në shekujt e hershëm të Mesjetës, në disa gjuhë, në
      disa trajta dhe në disa përmasa hapësinore, gjeografike, kulturore,
      historike, përmbajtesore dhe gjuhësore: Clemens, Klementi, Klimenti,
      Clementiner, Klemen, Klemente, Kelmendi dhe madje shën Pjetrit papa
      Clementi I etj. Trajtat gjuhësore të tij lidhen me emrin e krahinës
      etnografike të Kelmendit në Veri të Shqipërisë, me emrin e fisit Kelmend, i
      shtrirë më tej në gjithë hapësirën shqiptare dhe ballkanike Është
      jashtëzakonisht i madh numri i burimeve, dokumenteve, relacioneve,
      bulave etj., në të cilat bëhet fjalë për Shqipërinë e Veriut në përgjithësi dhe
      Kelmendin e kelmendasit në veçanti.
      Dokumentet, që trajtojnë thellësisht historinë e Kelmendit, janë relacionet
      e vizitorëve apostolikë, qofshin ata klerikë shqiptarë apo të huaj, në njërën
      anë, ndërsa, në anën tjetër, janë dokumentet papnore të lëshuara nga Selia
      e Shenjtë si, p.sh., dokumenti nga fondi Registri Lateranensi i datës 14
      dhjetor 1401 me të cilin papa Bonifacius IX i shkruan Migliarino Manfredi
      de Fontana, ipeshkvit të sapozgjedhur të Shkodrës që të ketë në vëmendje
      të veçantë trevën e Kelmendit dhe veçanërisht: “popullsinë kelmendase, e
    • cila është shumë besnike dhe e përvuajtur në besim, e virtytshme në jetë
      dhe shumë mikpritëse.”
      Me këtë rast kërkohet nga ipeshkvi i Shkodrës personalisht të vizitojë këtë
      trevë dhe të “ndihmojë me të gjitha mjetet që atje të ngrihen një apo dy
      kuvende të fretërve françeskanë, ku do të mblidheshin të rinjtë e interesuar
      për Kelmendi rezistoi rreth pesë shekuj kundër Perandorisë Osmane.” Kjo
      qëndresë e kelmendasve ka vazhduar brez pas brezi deri në ditët tona duke i
      dhënë lavdi dhe krenari emrit të vendit të tyre.
      Në Alpet e bukura të Shqipërisë ndodhet krahina me famë të madhe e
      Kelmendit. Banorët etnik të këtij fisi, kanë jetuar dhe vijojnë të jetojnë rreth
      dy burimeve të lumit Cem, Vuklit dhe Selcës dhe lumit të Vermoshit.
      Kelmendi, ndonëse njihet si një mal, ai ka qenë i ndarë në katër bajraqe.
      Emri i fisit vjen nga fjala latine clemens(tis), që do të thotë i urtë, i thjeshtë,
      i mirë.
      Për herë të parë, në kuptimin e sotëm, si emër personal, e takojmë tek
      zëvendësi i tretë i shën Pjetrit papa Klementi e I-rë, cili duke predikuar
      fjalën e Krishtit ndër paganë, u martirizua.
      Pas rënies së Medunit dhe Shkodrës më 1457, ushtria pushtuese osmane
      ngadalë arriti që pushtetin e vet ta shtrijë në viset e Malësisë së Madhe.
      Kelmendasit, me gjithë vështërsitë e mëdha jetësore me të cilat
      ballafaqoheshin, qendruan të panënshtruar, duke mos paguar asnjë lloj
      detyrimi ndaj pushtuesit deri në vitin 1664.
      Por e gjithë kjo, si dhe shumë kercënime e vrasje të tjera që iu bënë këtij fisi
      nga pushtuesit, nuk i zbrapsen këta trima krah për krah me Hot, Grudë
      Kastrat, Shkrel e Shalë.
      Bajraktari Mark Toma ka lindur në Selcë të Kelmendit, një krahinë shumë e
      mirënjohur për burra patriot, trima të pushkës e besës, për mbrojtjen e
      trojeve etnike shqiptare dhe të krahinës së Kelmendit nga synimet
      grabiqare të pushtuesve të huaj turq dhe serbo – malazez.
      Ky djalosh i ri, me prirje pozitive si atdhetar, i zgjuar, trim besnik me
      traditë, sikurse ishin të parët e tij, krahina e Kelmendit i dhuron titullin
      Bajraktari i Kelmendit.
      Ai ishte dëshmitar dhe pjesëmarrës në shumë luftra për liri dhe pavarësi të
      trojeve shqiptare.
      Për me tepër, mësojmë nga burimet historike se bajraktari i Kelmendit
      Mark Toma, qysh në moshën 20-vjeçare është vënë në krye të trimave dhe
      burrave të shquar dhe me emër të Kelmendit, ku e ka njohur mbarë
      Malësia.
    • Për kontributin e tij të madh për çështjen shqiptare, mbreti i shqiptarëve
      Ahmet Zogu I, duke parë aftësitë e tij e gradon qysh i ri me titullin: Kapiteni
      i Klasës I-rë.
      Mark Toma, i frymëzuar nga idetë atdhetare u tregua si një trimi i
      pamposhtur, nuk iu trembur syri, duke luftuar gjithmonë me heroizëm të
      pashoq kundër ushtrive pushtuese mizore të Perandorisë Osmane të
      komanduar asokohe nga Et’hem Pasha në Sukë të Mkushtit, ku u bë një
      luftë e përgjakshme me 25 prill të vitit 1911.
      Ushtria turke e armatosur shumë mirë, duke parë heroizmin e luftarëve
      vendas malësorë, u detyruar të tërhiqen me turp, duke marrë arratinë në
      drejtim të qytetit të Shkodrës, ku ishin të stacionuar të gjithë garnizonet
      turke të komanduar nga Riza Pasha. Aty mbetën të vrarë me qindara
      ushtarë otoman, u plagosën shumë prej tyre dhe një pjesë u zunë rob lufte.
      Armatimet e tyre iu shpërndanë malësorëve trima.
      Turqit, ishin kryefortë dhe donin të bënin atë që dëshironin kundër
      malësorëve dhe Malësisë së Madhe. Si gjithmonë nënshtrimi me çdo kusht
      dhe mjet i krenarisë së malësorëve shqiptarë, ishte objektivi krysor i
      otomanëve pushtues.
      Kështu ushtria turke e armatosur shumë mirë me armët e kohës, nën
      drejtimin e komandantit mizor Emim Pasha nga Gucia më 28 prill 1911 u
      përpoq që të kthehet në bazat e veta në Qafen e Predalecit, por trimat
      malësorë të Selcës të prirë nga Bajraktari i tyre Mark Toma i zunë në pritë
      dhe i detytyruan të kthehen mbrapa nga kishin ardhur.
      Pushtuesit aziatik osman lanë mbi 150 ushtarë të vrarë dhe shumë të
      armatosen malësorët e tjerë, për të qenë në gatishmeri të sulmeve të tjera
      që mund të ndermerrte ushtria e Perandorisë në fjalë në zonën e
      Kelmendit.
      Qëndresa heroike e shqiptarëve malësorë ishte shumë e madhe. Kështu
      trimat e Kelmendit me 19 mars 1911 me bajraktarët trima Mark Toma, Prek
      Cali, bllokuan komandantin turk Et’hem Pashën, që vinte nga Gucia, për tu
      bashkuar me trupat e tjera otomane të Shefqet Pashës.
      Në këtë situatë të krijuar u bë një luftë e madhe, midis malësorëve që
      luftonin për të mbrojtur trojet shqiptare dhe ushtrisë turke pushtuese në
      zonën malore Lepushë e Kashticë, ku përsëri ushtria otomane pësoi humbje
      shumë të mëdha në njerëz dhe armatime.
      Po ashtu edhe me datën 5 qershor 1911, u zhvillua një luftë e madhe dhe e
      përgjakshme në Selcën e Kelmendit, ku ushtria turke me forca të shumta
      ishte shtrirë pergjatë lumit të Cemit dhe Brojës së Vuklit.
    • Si gjithëmonë edhe kësaj radhe trimat e pamposhtur malësorë të
      Kelmendit, të udhëhequr si përherë nga bajraktarët e cituar më lart e
      demtuan rëndë ushtrinë turke.
      Historia e popullit të Malësisë, është e mbushur me shumë ngjarje dhe
      data, figura të shquara, që janë ndera dhe krenaria e Malësisë dhe gjithë
      trojeve etnike shqiptare.
      Luftra të njëpasnjëshme pasuan edhe në ditët në vijim. Kështu malësorët
      trima asnjëherë nuk i harrojnë luftrat heroike me datat 8, 9, 10, 13 dhe 14
      qershor të vitit 1911.
      Malësia ishte ngritur në këmbë dhe kishte rrokur pushkët për të mbrojtur
      Kelmedin, duke mos e lejuar turkun të hyj brenda territorit të tyre. Dhe
      shqiponjat e pamposhtur si gjithëmonë ia arritën qëllimit final.
      Bajraktari Mak Toma Pllumbaj me mbarë Malësi, ka marrë pjesë aktive me
      pushkë në dorë në Kryengritjen e vitit 1911, të drejtuar nga shumë trima të
      tjerë malësorë, duke ngritur flamurin e kuq e zi të lirisë me shkabën
      dykrenare të Heroit Kombëtar Gjergj Gjon Kastritotit në majën e istikamit
      të Deçiqit. Të gjithë ata malësorë trima dhe fisnikë, bashkëluftëtarë të tij të
      afërt, kujtojnë se ai ishte gjithnjë me flamurin kuq e zi në dorë.
      Shtëpia e tyre ka qenë e mirënjohur në të gjithë Shqipërinë e Veriut për
      bujari, pushkë, besë, trimëri, zgjuarësi, atdhedashuri dhe mikpritje tipike
      shqiptare.
      Tradita e atdhedashurisë, trimërisë, bujarisë, besës dhe urtësisë vjen nga
      fakti se Mark Toma dhe familja e tij brez mbas brezi ishte një derë e madhe
      e Selcës së Kelmendit.
      Kushdo që e ka takuar këtë trim të pamposhtur ka parë tek ai cilësitë më të
      mira të një shqiptari me traditë, duke qenë një mik e dashamir i madh për
      miqët dhe të afërmit e tij dhe pushkë e ngrehur për liri dhe pavarësi të
      trojeve etnike shqiptare.
      Bajraktari i Kelmendit Mark Toma Pllumbaj, ishte gjithëmonë në ballin e
      kryengritjeve të një pas njëshme të kelmendasve në ndihmë të qytetit të
      Shkodrës në luftën kundër Portës së Lartë dhe sllaveve serbo-malazezë në
      vitin 1913.
      Por trimat malësorë të zbathur e të zhveshur, pa ngrënë e pa pirë, pa
      armatimin e duhur, nuk mundën t’i bënin ballë gjatë, betejave të hordhive
      të kuqe prosllave.
      Bajraktari i shquar Mark Toma, mori pjesë në kryengritjen e trimave të
      Kelmendit kundër ushtrisë së Mark Milanit, për të mbrojtur trojet tona
      iliro-arbërore.
      Simbas kujtimeve të burrave të moshuar të Malësisë, mësojmë se Marku,
      ishte krahu i djathtë, i atdhetarit e patriotit të shquar vëllezërve
    • nacionalistë shqiptarë Gjeto dhe Dedë Cokut dhe shumë e shumë
      luftëtarëve të tjerë të lirisë dhe pavarësisë së vendit tonë.
      Bajraktari i shquar, ishte në ballin e trimave malësorëve në Luftën e
      Shkodrës në vitin 1913, kundër ushtrisë serbo malazeze, e cila kërkonte të
      pushtonte trojet shqiptare.
      Shembuj të lartë heroizmi Marku tregoi edhe në betejën tjetër luftarake që
      në histori ka hyrë më emrin Lufta e Koplikut e vitit 1920.
      Bajraktari i Kelmendit Mark Toma, ishte gjithëmonë i gatshëm me pushkë
      në dorë, për luftra dhe beteja reja, kundër çdo armiku. Ai mori pjesë në të
      gjithë mbledhjet me krerët e shquar të Malësisë së Madhe, të cilët
      diskutonin çeshtjet e larta të Atdheut dhe mbrojtjen e kufive nga synimet
      grabiqare të fqinjëve serb e malazez.
      Ai takohej shpesh dhe bisedonte me trimat e Shalës, Dukagjinit (Malësi të
      Madhe), Shkodrës, Lezhës etj., në odat e burrave të Malësisë dhe në qytetin
      e Shkodrës, ku është takuar dhe ka biseduar shpesh me parinë e lartë të
      qytetit dhe përfaqsuesit e klerit katolik shqiptar.
      Një luftë tjetër e përgjakshme mbahet mend shumë mirë nga malësorët dhe
      historia e popullit shqiptar. Kështu në vitin 1923, ushtria e shkatërruar çdo
      gjë që shihnin në Malësi.
      Në Luftën e Dobrinës në krye të malësorëve trima ishte prijësi trim
      bajraktari i Kelmendit Mark Toma, ku tregoi një heroizëm të pashoq.
      Në atë betejë të përgjashme u plagosën rëndë shumë trima malësorë,
      mdistë cilëve u plagos edhe trimi Uc Turku nga Selca e Kelmendit…
      Ngjarjet zhvilloheshin me shpejtësi në tokat shqiptare. Me ardhjen e
      komunizmit në trojet shqiptare, Bajraktari Mark Toma ishte në shenjestër
      të partisë komuniste, e cila kishte si qëllim kryesor të arrestonte dhe vriste
      me gjyq dhe pa gjyq të gjithë nacionalistët e atdhetarët e vërtetë, për ta
      pasur më të lehtë që të nënshtronte malësorët dhe Malësinë.
      Kështu, pas betejës së përgjakshme të janarit të vitit 1945 tek Ura e Rrjollit,
      ku morën pjesë trimat e Kelmendi, Kastratit, të Hotit, Shkrelit dhe Bajzës
      etj., malësorët pësuan disfata të renda, dhe për ata filloi një kalvar i ri ku
      me qindra malësorë u pushkatuan me gjyq e pa gjyq, nga Kopliku, Bajza
      deri ne majat e Vermoshit. E gjithe Malësia pothuajse u ngrit në këmbë dhe
      u organizua për rezistencë.
      Kështu Kelmendit i printe bajraktari Mark Toma, Prek Cali etj., të cilët, më
      1 janar të po këtij viti, mblodhi të tri bajraqet e
      veta: Selcë, Nikç e Vukel, dhe me 150 burra zuri vend në bregun e djathtë të
      Urës së Tamarës. Për rreth një muaj, ai ndaloi hovin e të ashtuquajturës
      Brigadë e Parë Partizane shqiptare, e cila, së bashku me forcat aleate

    komuniste serbo-malazezë, bënë kërdi, duke derdhë gjak malësorit

    shqiptar.
    Ata si të uritur vranë e shkatërruen, dogjën dhe prenë e pushkatuen me
    zjarr e me hekur popullin e princat e trimat e Kelmëndit, ndër ta
    pushkatuen trimin e patriotin e kombit shqiptar që luftou gjatë jetës të tijë
    për lirinë e ekzistencën e kombit shqiptar, kundër anmiqëve tanë
    shekullorë, turke, serbo – malazeze, ku trimi e patrioti i kombit shqiptarë
    Prëk Cali, pushkatohet në zallë të Kirit më 1945, prej diktaturës e terrorit
    Staleniste komuniste ku me gjakë e zjarrë dëshironin ta pushtonin
    mburojën e hekurt të racës shqiptare – Malësinë.
    Kështu shtëpia e bajraktarit në Kelmënd në Malësi përgjohej ditë e natë, se
    kush hynte dhe dilte, me ke fliste Marku dhe me cilin malësor ai
    shoqërohej. Jeta e tij dhe e familjes çdo ditë e më tepër po bëhej më e
    vështirë.
    Në këto
    kushte jo të favorshme dhe me rrezikshmëri për jetën dhe familjen e tij, ai
    me disa shokë antikomuniste, menduan një plan të hollësishëm, për tu
    arratisur nga Shqipëria dhe për të ikur në botën e lirë, ku lirinë dhe
    demokracinë e gëzonin të gjithë.
    Sigurimi komunist i shtetit të diktaturës së proletariatit, ishte ngritur në
    këmbë, për të arrestuar me çdo kusht Markun dhe shumë shokë të idealeve
    anti komuniste në Shqipëri, Shkodrër dhe Malësi të Madhe.
    Me 50 burra të tjerë nacionaliste malësorë dhe qytetarë shkodranë,
    bajraktari i Kelmendit Mark Toma, në vitin 1948 është arratisur në drejtim
    të Jugosllavisë.
    Ai e donte shumë Atdheun dhe vendlindjen në Malësi. Marku, nuk kishte
    dëshirë të shkonte jashtë shtetit, por rregjimi i egër komunist ia imponoi
    atij largimin nga toka stërgjyshore dhe familja. Markut i vinte shumë keq
    për popullin e tij, familjen e dashur, për të cilin ishte përkujdesur për
    shumë vite me radhë.
    Diktatori Enver Hoxha, i urrente malësorët, sepse e dinte shumë mire se
    ata nuk i ishin nënshtruar asnjëherë asnjë pushtuesi dhe nuk kishin
    ndëmend ti nënshtroheshin as rregjimit të tij antishqiptar sado i egër që të
    ishte.
    Marku, shquhej për shkathtësi, zgjuarësi, urtësi, mikpritje, besë dhe burrëri
    tipike malësore. Bajraktarin e Kelmendit e nderonte e gjithë Malësia,
    Shkodra dhe Shqipëria, sepse Krahina e Kelmendit ishtë në ballin e luftës
    së rezistencës kundër rregjimit të ri komunist të diktatorit Enver Hoxha.
    Bajraktari në fillim shkoj në Tuz të Jugosllavisë. Aty ai gjeti mikëpritje, besë
    dhe bujari nga vëllezërit e vet shqiptarë, të cilët e kuptonin gjendjen e rën
  • në të cilin po kalonte Shqipëria nga vendosja e diktaturës komuniste, e cila
    çdo ditë po vriste bijtë më të mirë të popullit shqiptar, që ishin kundër
    ideologjisë komuniste bolshevike.
    Marku, kishte kaluar kufirin shqiptaro- shqiptar së bashku me dy djemtë
    Gjonin dhe Nikollën, kurse dy djemtë të tjerë Pashku dhe Gjoka mbetën në
    Shqipëri.
    Bajraktari Mark Toma në të gjithë Malësinë e Madhe ishte shumë i nderuar
    dhe i respektuar, sikurse dhe nga krahinat e tjera si Plavë e Guci, Ulqin e
    Tivar.
    Ai mori pjesë në shumë raste për pajtimin e gjaqeve, mes malësorëve, të
    cilët prej kohësh ishin të ngujuar në shtëpi për hasmeri.
    Ai pa vdekjen e djalit të tij 30 vjeçar prej një sëmundje të pashërueshme.
    Edhe pse me dhimbjen e madhe në shpirt ai dhe familja e tij qëndruan si
    burrat, duke e kthyer dhimbjen në forcë, një traditë kjo e trashëguar në të
    gjithë Malësinë.
    Mark Toma si bajraktar vdiq në moshën 78-vjeçare në Tuz të Malësisë së
    Madhe, pa e pa lirinë e Shqipërisë dhe rrëzimin e komunizmit të zi.
    Gjatë jetës së tij plot luftra dhe mbijetese, ai e përjetoj Kelmendin në gjak
    dhe litar e në burgje, në vuajtje e në vështirësi të tjera të jetës, të shkaktuar
    nga diktatura komuniste e Enver Hoxhës.
    Për vdekjen e Bajraktarit të Kelmendit Mark Toma, derdhi lot e gjithë
    Malësia. Ai u varros me nderime dhe ceremoni madhështore nga malësorët,
    të cilët e përcollën për në banesën e fundit, në vorrezat e Shipshanikut në
    Tuz, ku edhe sot prehen të lumnin e pasosun eshtrat e tij…
    Rrugën e derës së mirënjohur të Bajraktarit të Kelmendit Mark Toma
    Pllumbaj, e vijoi me nder, bujari, traditë dhe mikëpritje sipas zakonave e
    traditave shqiptare edhe djali i tij Nikollë Mark Toma, një djalë i ri trim dhe
    zëmër bujar. Për më tepër, djali i bajraktarit të Kelmendit, ishte dëshmitar i
    shumë gëzimeve, si në Malësinë e madhe ashtu brenda komunitetit
    shqiptaro amerikanë.
    Karakteristikë e shtepisë të bajraktarit është se ata, gjithnjë kanë qenë të
    dalluar për trimëri e bujari e shprehur në çdo rast, që njerëzit i kanë
    kërkuar ndihmë, mikpritje me zemër të pastër shqiptari për të gjithë miqtë,
    dashamirësit dhe bujtësit e rastit, që kanë qëndruar në konakun e mbushur
    çdo mbrëmje me malësorë, trimëri e shprehur në çdo luftë dhe përpjekje
    për të ruejtur me dashuri trojet e të parëve tanë etj.
    Nikolla, qysh i ri në Kelmend, sikurse kujtojnë shumë miq e shokët të tij, ka
    pasë për zemër ndjenjat e zjarrta atdhetare, fliste me pasion dhe respekt
    për historinë e lavdishme të burrave shquar të Kelmendit, heroizmin e tyre
    ndër shekuj, dëshirat e zjarrta për liri dhe pavarësi.
  • Nikolla, si aktivist i madh e i palodhur i çështjes shqiptare, mori pjesë
    aktive në shumë demostrata antikomuniste, që organizoheshin para OKB-
    së dhe shtëpisë së Bardhë në Washington, D.C. Po ashtu ai mori pjesë në
    demostrata për çështjen e Kosovës, kundër kolonizatorëve
    shumëshekullore serbmalazez.
    Ai falë bujarisë së madhe në shpirt ka kontribuar shumë në ndihma
    financiare dhe materiale, për të rindërtuar kishat, shkollat, si vatra të dijës
    dhe kulturës shqiptare, sikurse dhe shumë ndihma të tjera humanitare në
    Malësi dhe Shqipëri.
    Bajraktari Nikollë Mark Toma, duke i dëgjuar vuatjet e familjes së vet në
    Kelmend nga të arratisurit e tjerë malësorë nga Shqipëria, ai në ditët më të
    vështira të diktaturës, me mot të ftoht të dimërit dhe ushtrisë, duke
    rrezikuar kokën para ushtrisë së armatosur të Sigurimit të Shtetit
    komunist.
    Nikolla i armatos mirë dhe hyri në kufirin e Shqipërisë, në Selcë të
    Kelmendit. Ai mbas shumë përpjekjesh shkoj në shtëpinë e vet, ku mori me
    vete të vëllain Pashkun, e sërisht mes veshtirësinave të mëdha të motit me
    borë, dhe terrenit të pa thyer malor të Alpeve Shqiptare të Veriut, e me një
    kujdes të madh që të mos zbulohet nga forcat e ndjekjes së kufirit, ai mori
    rrugën e kethimit në Tuz të Malësisë.
    Kështu kujtimet për jetën dhe veprën e Nikollës, janë përcjellë gojë më gojë,
    në odat e burrave të Malësisë brez mbas brezi deri në ditët tona.
    Në vitin 2015, në New York të SHBA-së, mbyll sytë atdhetari i shquar
    bajraktari i Kelmendit Nikollë Mark Toma, ku në ceremoninë e varimit të tij
    morën pjesë shumë klerikë katolik, ambasadori i Shqipërisë ne SHBA,
    klerikë musliman, dhe shqiptarë të tjerë pa dallim feje, krahine, ideje me
    banim në New York, Detroit, etj., si dhe pjesëtarë dhe atdhetarë të familjes
    dhe farefisit nga Shqipëria, Mali i Zi etj.
    Sot eshtrat e tij prehen në shtetin e New York-ut.

    Nga Prof. Gjon Frani Ivezaj

    Profesor,Gjon Frani Ivezaj. U lind me 1953 ne Kesheve te Grudes te Malesise se Madhe
    Ai eshte i biri i Fran Zefit, nje familje shume ë njohur ne Malesi per bujari, trimeri, fisnikeri tipike shqiptare brez mbas brezi. Prej kesaj dere kane dale shume burr te njohur, trim te fjales dhe beses, pushkes dhe bujarise, mikpritjes dhe urtesise. Gjyshi i tij Zef Prel Marashi, ishte shpate e pergjakshme kunder armiqve. Ai kishte marre pjese ne ngritjen e flamurit kombetar kuq e zi, ne Istikamin e Deciqit, si luftetare ne kalane e Rozafati te Shkodres ne vitin 1907 ne krah te Dede Nike Bajraktari te Grudes. Ai per keto sherbime ne nderim te atdheut, eshte vleresuar dhe nderuar me medalje te arta, te cilat ruhen nga trashigimtaret ë families. Pra, nipat dhe sternipat e Prel Marash Pllumbit Mejdanxhia I Grudes t’ madhe, Smajl Martinit . Tringes se Smajlit e tjere me radhe jane ndera dhe krenaria shembullore e Malesise dhe deres Ivezaj. Autori, qysh ne famijeri ka pase nje passion te zjarrte per historine e vendit dhe me gjere, duke mbaruar shkollen fillore Arze, . Ai e fillon shkollen e mesme ne Ulqin dhe e mbaroi me sukses ne Kline të Kosovës. Studimet e para universitare i filloj në Fakultetin Filozofik në Prishtinë, ku dhe diplomohet në vitin 1979-1980 ne Shkupe. Në moshë të re fillon të merret me shkrime dhe hulumtime historike. Historia është pasioni i tij i përhershëm. Me kureshtje prej studiuesi të palodhur, ai ka hulumtuar në arkivat në shtetet e Europës dhe sidomos në Athinë, Romë, Vjenë, Zagreb,Bukuresht,Millano, Dubrovnik, duke qenë i interesuar shumë për njohjen më të thellë të periudhës së Ilirisë dhe para saj. Ka shkruar shumë artikuj në disa organe të shtypit, që janë botuar në trojet etnike shqiptare dhe Amerike,Prof.Gjon Frani Ivezaj,ai njihet prej kohesh si nje historian i pajisur me nje kulture te gjere te pergjithshme,dhe si nje studiues i palodhur,qe ka vene gjithe pasionin,aftesine dhe dijet ne sherbim te vepres se madhe te zbulimit e lartesimit te gjithe vlerave te historise sone kombetare, dhe pjësmarrs e ligjirues në simpoziumin shkencor historik në Maqedoni. Në punën e tij studimore, shkencore historike, ka botue dy libra “Copëza Historie Kombëtarë ”. “poashtu libri i ri me shenime historike shumevjecare.Malesia dhe fisi Ivezaj ne rrjedhat e historise, Shtëpia Botuese “Camaj-Pipa” Shkodër”.Ai flet me respekt e mirenjohje per historine e trojet shqiptare,po ashtu per luften e popullit te Malesise dhe malesorve tane trima per liri,pavaresi dhe zhvillimin kombetar.Ne secilin studim,Prof,Gjon Frani Ivezaj,sjelle punime te pajisura me argument,analiza dhe sinteza te reja.Me stilin e rrjedhshem qe karakterizon penen e tij te mrrekullueshme.Historiani Ivezaj mbi bazen e te dhenave duke u mbeshtur realisht ne fakte dhe dokumente burimore arkivore, jep lexuesit nje histori te paster me punime origjinale shkencore per mbi bajraktarin e Kelmendit Mark Toma Pllumaj. Dhe, eshte nje apel shume i ranesishem, per cdo historian, per studiuesit, dhe intelektuale, qe marret me periudhen e gjere shkencore historike.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.