Namik Selmani – (Boston)
Të fala prej Shkodre
Me njat za që vjen nga Shodra
Po më del një lot gëzimi
Sa e vogël qënka bota
kur mes vargut ikën dimri.
Po më vika jargavani
Nga një bahçe pranë rrugice
Fal me shndet o Shkodër mjalti
Që më sjell fllad shqiptarie.
Po sjell fllad prej Taraboshi
Mbi një gonxhe galdon kanga
Shkodra , djep që e përkund zoti
Sjell legjendën nga kalaja
Ma dëbon thinjën tek floku
Sjell behar në palcë dimri’
Në petale borziloku
Si pëllumb po ndal urimi.