Nga : Luk Luka
Shkolla e mesme pedagogjike e Shkodres, si shkolle me vehte, asht hapun ne vitin 1951. (Kjo ishte si vazhdim i deges normale qe ka ekzistu ne qytetin tone qe ne vitin 1917 dhe qe, mbas hapjes se Liceut te shtetit me 1922, me ndonji nderpremje, si dege e ketij Liceu -“Ne pedagogjikasit e ’56-se,I.Alibali)!…
Edhe pse u kriju si shkolle e veçante, per mungese lokali, mesimet zhvilloheshin ne ndertesen e Gjimnazit (1951-1955), me tri klasa te para A B C, me afro 100 nxanes. (Landet jepeshin edhe prej pedagogeve te gjimnazit). Drejtori i pare ne vitin 1951-52, ka kene Qemal Mandia. Ne vitet e tjera u zevendesu prej Evrinomi Panda, mesuese e re, ardhe mbas studimeve ne B.S. dhe zv.drejtor Ligor Prifti…
Me fillimin e vitit shkollor 1955 – 56 ,shkolla pedagogjike u instalu si ndertese me vehte, ne godinen tjeter perballe gjimnazit (deri atehere nd/marrja e grumbullimit), e cila u rikonstruktu tuej ju pershtatun nji shkolle.
Me ka nji oborr secila dhe me nji lulishte ne mes, dy shkollat ma ne za e ma te randesishme te qytetit tone”pershendeteshin”njena – tjetren!..
Drejtori i pedagogjikes ishte Gani Daiu, “Mesues i Popullit”Ndonese lokali i shkolles ishte i papershtatshem, me punen e vetmohinin e mesuesve e nxanesve, shkolla pedagogjike u ba model edhe per shume shkolla te tjera te rrethit. Ne ishim 52 (19 vajza),te diplomuemit e pare qe filluem punen e mesuesit ne rrethe te ndryshme te vendit si Puke, Tropoje, Kukes, Mirdite,Mat e deri ne Skrapar.
Pedagoget,pjesa ma e madhe e tyne, ishin diplomu ne Europen Prendimore si ne Itali, France, Austri etj. Asht ne nderin tone t’i kujtojme e mos t’i harrojme:
Kol Kamsi, Gasper Ugashi, Rexhep Neziri, Gasper Jakova, Jup Kastrati, Luigj e Arta Franja, Ded Shala, Lazer Kakarriqi, Enver Dizdari, Abdyl Kajanaku,Gaqo Harilla,Gemma Tirana(italiane), Jorgji Kona,Kadrije Kopliku, Karlo Ljarja,Isuf Çoba, Fadil Podgorica, Roza Bepi, Muhamet Doraci,Esat e Pina Haxhi, Enver Thanasi dhe “Piktori i merituem” Simon Rota, i cili kishte fitu simpatine e te gjitheve mesues e nxanes, qe e shprehnin me keto vargje kushtu atij: “sa te jete gjithe bota/ edhe hyjte e rruzullimit/ do te rroje Simon Rota / profesor i vizatimit”!..
Shkolla pedagogjike kishte edhe aneksen e saj, shkollen ushtrimore, ku nxanesit zhvillonin praktiken me mesuesit e metodiste te talentuem; Njac Nenshati, B.Mandia, Kristina Deda, Marika Shala, V.Dragovoja,Vitore Alimhilli e Ida Kraja.
Ne vitin1987,per arsye urbanistike, ndertesa e shkolles pedagogjike u prish,aty ku sot ndodhet shatervani i madh iqytetit!Ne kete vit (pergatitjet ba perpara), u inauguru ndertesa e re e shkolles me stil te ri e modern , me kabinete e pajisjet e nevojshme , palester, terren sportiv etj.etj.(me drejtor Agim Kodraliun)..
Foto ne diten e inaugurimit: