GJON TOMA JUNCAJ NJERIU QË DONTE VËNDLINDJEN E TIJ M.MADHE

0
102
Kalojne vite dhe dekada, por kushrinin tim te nderuar, Gjon Tomen Juncaj, nuk e harroj kurre gjere sa te rrahi zemra ne krahnorin tim. Jam mirenjohes dhe ndjej detyrim moral e vllaznor per kete baballar i cili per mue dhe tjeret ishte shkak dhe burim i randesishem i beses, burrnise dhe trimerise se malesorit. Gjon Toma si burre i vuajtun e me pervoje jete, gjenerates time i ligjeronte dhe vinte ne jete keshilla me vlere. Kishte moral dhe karakter te forte si guri. Kudo oka katerqind derhem asht, thoshte Gjoni, vec te shkjau te cilit kurre mos ja keni besen.
Gjon Toma kishte ndjenja te forta per Hotin dhe Malesine dhe i digjej zemra te jene mire e te lire. Hillerohem shume dhe pikellohem pa mase nga fatkeqesia, sepse jane bere shume spijuna dhe udbasha ne kete Malesi nen rregjimin e Titos ligjeronte Gjoni.
Kur nje dite ne mesin e viteve 1960-ta, mu ne sheshin, Ivan Millutinoviq, ne hotel “Radovc” ne Titogradin e atehershen, nje shkja i xhindosur me emrin, Dushan Bojaniq, ja cenoj Gjonit dhe ja mori neper kambe, nderin dhe dinjitetin e shqipetarit, Gjoni nxori nagantit nga brezi dhe i foli Dushanit; – Ta tregoj une ty qumshtin e nanes dhe ja zbrazi kater plumba ne gjoks. Gjoni u denu 15 vjet burg ne burgun e Spuzhes duke qendru gjithhere stoikisht dhe si burre shqiptare.
Kur doli nga burgu, vazhdoj jeten ne gjirin familar ne treven e dashur te Malesise, pikerisht ne Hot. Duke jetu kryelarte me ndere dhe krenari. Nje dite duke pi nga nje birre ne hotelin e Tuzit, me Gjon Leken e Tom Gjo Doken, disa UDBASHA ne krye me inspektorin e UDBES, Osman Gjokaj, e qe ishin ndejun ne nji tavoline tjeter po e shikojne Gjonin terthorazi me ironi. Osman Gjokaj dhe Shtjefen Ujkaj, te damkosur me vulen e tradhtise e te cileve nuk u kishte mbete asnje derhem ndere malesorit, duke shiku Gjonin vu ngrite damari nga inati dhe pyten me ironi;
– A je ti Gjon Toma Jucaj, pyeti Osmani
– Po, une jam i pergjegji Gjoni.
– Ti pate vra nji shkja, po?, shtoj perseri Osmani
– Pse ate mungon ndonji, nuk te kane dale te gjithe ne numer, i pergjegji Gjoni tashme i zemruar…..
Gjoni i meshoj tavolines me grusht dhe ashtu i mllefosur ua ndrroj Krisht, Dine e Iman e nuk u la gja pa thane….
Kam ndere qe e pata Gjon Tomen kusheri i cili me jepte zemer e kurajo me fjale te mira e qendrim te afert, me ngjadhte besim e shprese ne jete…
Gjon Tom Preci Juncaj ka kohe qe na ka lane, por nderin e vuni ne vend. Personaliteti i Gjonit, fisit Juncaj dhe mbare Malesise i jep emer.
E pershendes me madhe dhe krenari, – prehu ne qetesi kusheri i dashtun e i ndershem gjere ne thember. Nuk te harrojme dot.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.