Merakli ëndërrash…

0

Si një meteor nga qielli, duket po zbret në  token pjellore  të satirës  dhe humorit Shkodran, një pënë mjaft  brilante. Një djalosh  i ëmbël , i qeshur, i urtë, dhe mjaft  ambicioz  për të dhënë më të bukuren e mundshme, nepërmes  artit të  satires  në  vargje. Xhulio Ndreka, ka vite që  shkruanë, madje ai  ka mbushur disa  blloqe  me vargje, apo prozë  të shkurtër, duke na thënë se fjala e tij  humoristike ka forcë godtëse   , dhe të bënë fortë  për të qeshur.Ndaj revista “Fjala” po pregaditë  vllimin e parë  të këtij autori  me vjerrsha satirike. kësisojë i urojmë  sukese autorit  dhe lexuesi  të  mirëresin këtë krijimtari të arrirë. Redaksia  e Revistës “Fjala”.

Nga:Xhulio Ndreka

Anderr qefi

Vrap u çova kyt me shkru,

Pava anderr tu martu.

Sak u ndina bash i qete,

Por ç’e do se isha fjete,

Isha fjete t’i ndej n’banket,

O m’raft pika sa lezet!

Por me doli gjumi hej medet.

Vrap shikova në pixhere.

Mos t’më gjëjnë n’pizhama e n’kanatjere.

Për nji pare m’vjen sahati,

E u vesha, thash t’jem gati.

Jo njat naë se ndrroj me pare,

N’kokerr t’gjumit me kollare.

 

Jetë Qëni

Ka ardh koha lum zotnia ,

tash jetë luksit bajnë baktia.

Bash në shpin ja lshosha ukun,

se m’ka xan qëni kolltukun.

Ndihet qeni porsi mbret

Kur e nxjerr xhiro n’qytet

Tesh qëjt jetës po i ndin shije,

kurse burrat asnji fije.

Se i ka kap maraku grat,

Ushqejnë qëjt,burrat hajnë thatë.

veç me qën mor ,gjithëkund nget,

o e merr ngryk ,o e shtin në burset.

Muzikanta

Dhe muzika n’hall ka ra

po nuk ka si me ja ba.

Kanga e shkret n’halle u mush

sot ka msu me knu gjithkush

Për shumë t’ri i pelqym rrepi

kurr s’knon fyti, po knon xhepi

Kur i nij shkrihem tuj qesh

thu se mizat jan çu pesh

Jo veç un po kerkush n’botë

asnji fjal se din ça thotë

Edhe kanga ashtë tu lut

që me mu me u sjellë  ma butë

Se di fama si ju hec

del e knon me dy gisht pec

Se disa kan lujtë krejt menç

Z’ban me i pa nën 18 vjeç.

Martesë  në ëndërr

Pava anderr tu martu,

Kishte ardh Meda me këndu,

Far e fisi krejt u terbu.

Kur shoh Babën n’qosh t’banketit,

Ishte fry si dallga e detit.

Me ban me sy ;a te kan plas syte,

Ky merr tha: Sa kati dytë.

I thash Babës: kryt mos me e ça,

Veç itesh s’martohem ma.!

E per dreq Meda ndigjoj,

Me marrë pare nuk pranojë.

 

 

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.