SHKODËR, SHKRIMTARI MARKU: PROBLEM MUNGESA E KRITIKËS

0
278

Shkrimtari i njohur Rudolf Marku ka përmbyllur aktivitetet e Festivalit Letrar i organizuar nga biblioteka e qytetit të Shkodrës ‘Marin Barleti”. Rudolf Marku jeton jashtë Shqipërisë ndërsa ka ardhur posaçërisht për këtë aktivitet. I pyetur për letërsinë shqipe, Marku thotë se shqiptarët nuk janë të zotët për të parë vlerat e veta pasi në Shqipëri ka autor shumë të mirë të cilët nuk duhet të shihen aspak si inferior në raport me autorë të huaj.Ajo që është një problem madhor për shkrimtarin Marku është mungesa e kritikës letrare në Shqipëri.Sa i përket teknologjisë dhe debatit nëse e dëmton leximin e librave, Marku shprehet se teknologjia gjithnjë ka habitur botën por nuk ka prekur asnjëherë vlerat njerëzore.Rudolf Marku është autor i njërë librash por edhe fitues çmimesh të ndryshme dhe i vlerësuar me disa tituj për kontributin e tij në letërsinë shqipe.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.