SHKODËR, INAUGUROHET “XHEDIS CENTER”, ME OBJEKTIVIN DHE NJË” VLLA” NË QYTETIN E KOPLIKUT

0
355

Është inauguruar ditën e sotme filiali I ri “Xhedis Center” nga “Xhedis Sh.p.k”. Brenda kësaj qendre ofrohen shërbimi I marketit të produkteve ushqimore, po ashtu pastiçerisë, picerisë dhe këndit të lojërave për fëmijë, çka e bën këtë investim unik në qytetin e Shkodrës.“Xhedis Center” është I vendosur pranë “Vienna Residence” në rrugën “Marin Biçikemi”. Dy pronarët Prekë dhe Diella Gjoni shprehen të kënaqur nga investimi I bërë, I cili vjen si shkak I kërkesës së klientëve për shtrirjen e shërbimeve në disa zona të qytetit.Diella Gjoni ka një vlerësim edhe për përfaqësuesit e pushtetit lokal, të cilët morën pjesë në aktivitetin hapës.Kryetarja e bashkisë Shkodër, Voltana Ademi vlerëson punën e dy sipërmarrësve për hapjen e një filiali të gjashtë të “Xhedis Sh.p.k”Deputetja e zgjedhur nga zgjedhjet parlamentare të 25 prillit Edona Bilali, veç të tjerash e sheh hapjen e këtij filiali si një tjetër mundësi për rritjen e numrit të të punësuarve në Shkodër.Pas 17 viteve eksperiencë në treg, ky filial I ri është tregues I besimit të klientëve ndaj produkteve dhe cilësisë që “Xhedis Market” ofron ndër vite.Ky filial është I gjashti që “Xhedis sh.p.k” hap në qytetin e Shkdorës duke ndërthurur disa shërbime.Filialin e ri, qytetarët shkodranë mund ta gjejnë në katin e parë të “Vienna Residencë” në rrugën “Marin Beçikemi”, godinë kjo e ndërtuar nga kompania Colosseo Construction.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.