Shkodër/ Historia e familjes Suma

0
186
Perg Rovena KlejoPërshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.
Pjese nga historiku i familjes SUMA.
Ne ditet e fundit te dhjetorit 2003, Terezina Summa, e njohur si nje mjeke e shquar kardiologe ne qytetin e saj ne Shkoder, botoi librin e jetes, “Familja Summa”. Nje histori e shtrire ne 2 mijevjecare, e njeres prej familjeve me te vjetra te historise kombetare. Nga kjo familje, kane dale shume konsuj, tregtare, klerike, mjeke dhe luftetare. Ata kane qene nga tregtaret e pare ne Milano dhe ne Shkoder dhe luftetare te se rese ngahere.
Flitet per Familjen e njohur Summa, paraardhesit e te cileve, permenden qe ne shekullin e XIV. Demetriues Summa, ster-stergjyshi i tyre baron, mundi Stefan Dushanin e madh ne vitin 1331. Me pas, ata “fshihen” ne histori dhe ne shekullin e XVII, permenden si tregtare. Kjo familje do te vazhdoje te prodhoje pastaj, pa u rreshtur: Diplomate, prifterinj, tregtare dhe mjeke. Kane lidhje te ngushte me Papet e Romes dhe me heronjte shqiptare si Skenderbeu. Bemat e tyre, do te pershkonin kontinentin, teksa ata u atashuan prane personazheve te medhenj te kohes, si Caresha e Rusise; apo ndersa udhehiqnin kryengritjet. Nje pinjolle 80 vjecare e tyre, Terezina Summa, e ka sjelle kujtimin e tyre ne ditet e fundit te vitit 2003, me nje monografi te shkelqyer, nje model shkrimi per pak familjet e Medha shqiptare te mbetura.
Ketu do permend disa pjesetar te familjes Suma:
– Kole Mark Suma ( mjek i pare shqiptar i laureuar ne Venedik, ishte zv. konsull i Britanise Madhe ne Shkoder, ishte Deputet i Tregtareve per import – eksportin).
– Kole Gjon Suma ( deri sa vdic ishte konsull i Britanise Madhe ne Shkoder, i deklaruar zyertarisht qytetar nderi i Anglise dhe i dekoruar nga Papa Leoni XIII si Kavalier i Urdherit te Shen Silvesterit me date 05.06.1893.

REVISTAFJALA , ESHTEFJALA  PER HISTORI
– Gjergj Suma ( ne vitin 1649 ,nga mbarimi Qershorit, pa pase pushu ende kundershtimi i turqve kunder krishterimit ne Shqiperi, u dallua si martir feje i Lumi Gjergj Suma,dishepull i freterve dhe nder per Urdherin Trete.
– Karlo Frano Suma ( patriot qe ia kushtoi jeten e tij atdheut.
– Loro Kole Suma ( ishte i lidhur fort me fatet e atdheut.Ishte shok i ngushte me Luigj Gurakuqin). Etj ..etj.
Ka dhe te tjere anetare te familjes Suma, vlerat e te cileve jane te larta dhe qe kontribuan ne fusha te ndryshme ne vendin tone dhe jo vetem.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.