Nga : Ndue BACAJ
Pervjetoret janë momente perkujtimi , vlersimi , nderimi e retrospektive ,veçanarisht kur ato u perkasin gjenive të një vendi apo kombi . Ne shqiptaret kemi pasur fatin të mos na mungojne kurrë keta pervjetore , edhe pse shpesh në kushtet e mbijeteses apo”harreses” jemi detyruar tu mbetemi borxh…E nese mbi shpinen e dikujt rendon një borxh si guri i pendeses , Malesia e Madhe rrezikon të mbetet “gungaçe” përgjithmon nga borxhi që i ka, kolosit të mendimit e veprimit , atdhetarit ,dijetarit, filozofit , publicistit , politikanit e fetarit At Gjergj Fishta. Ky gjeni i paperseritshem , jeta dhe veprimtaria e të cilit rrokë fundit e shekullit XIX dhe gjysmes parë të shekullit XX , jo vetem memorizoi historinë e shqiptarise në vargje me të vetmen Iliadë shqiptare me emrin domethenes “Lahuta e Malesisë” , por per të realizuar ketë kryeveper kishte zgjedhur ( jo rastesisht) si vend frymezimi e referimi trojet dhe trimat e urtë e të beses të Malesise Madhe “Etnike”. At Gjergj Fishta lindi me 23 tetor te vitin 1871 në Fishtë të Zadrimes , me babë Ndokë Simon Ndocin dhe nënë Prenda Lazrin. Famulltari dhe personaliteti i njohur arbëresh Leonard de Martini e pagëzoi me emrin Zef , duke e bekuar kështu jo thjesht si një krijes njerzore, që i shtohej grigjes kristiane-katolike të shqiptarisë ,por si një gjeni të ardhshëm të binomit Fe dhe Atdhe , i cili me veprat e tij do të influenconte maksimalisht në favor të autoktonisë Europerendimore të shqiptareve në trojet e veta etnike, madje në momentet më delikate të ligështisë së Europes plakë…Fishta nga Edukimi tradicional në Arsmimim “Profesional” dhe hapat e parë te veprimtarise…Femijrine e parë Zefi i vogel (apo At Gjergji famulltari i ardheshem) e kaloi në katundin e vetë Fishtë , në mes tufave të bagetive dhe luleshqerrave ,në mes tregimeve , prrallave ,por edhe në mes ninullave dhe kengeve të trimerise ,që në pergjithsi mesoheshin pranë votres ,shkolles epike të trashigimisë historike nga njeri brez në tjetrin… Inteligjenca e ketij femije ende pa mbushur gjashtë vjeç ishte e dallueshme me moshataret ,por edhe me më te rriturit ,ndaj në ketë mosh Fishten e vogel e futen në seminarin e Shkodres, e pastaj në atë të Troshanit ,që u hap nga austrohungarezet… Inteligjenca e Fishtes po arrinte maja te larta kur Kuvendi Françeskan e dergoi ne vitin 1886 për studime teologjike e filozofike , të cilat i perfundoi ne Manastirin e Livnos e te Sutiskes në Bosnje , ku edhe ketu inteligjenca e studentit nga Fishta e Zadrimes terhoqi vemendjen e profesoreve të filozofisë e teologjisë…Nderkaq sipas deshmive të lëna nga shoket e tij student ,veprimtarinë poetike Fishta e filloi pikrisht në Bosnje që në vitin 1886, dhe atehere vjershat e Fishtes i “quanin” si vjersha me frymezim te çastit. Ndersa gjate studimeve At Gjrgjit studionte veprat e Aligerit , Goldonit , Aliferit , Monzonit , Pascolit e tjer ,por edhe veprat epike të Kaçiqit ( i cili u kishte kenduar edhe bëmave te Gjergj Kastriotit) , të Martiqit e të tjer poeteve kroatë… Fishta arriti të zoteroje gjuhet : Latinisht , italisht, kroatisht , frangjisht e gjermanisht.. Pas perfundimit me sukses të studimeve famulltari i ri , (tashma me emrin fetare) At Gjergji kthehet në atedheun e tij të dashur dhe me daten 25 shkurt 1894 celebron meshen e parë , dhe njekohesisht fillon rrugen e bukur ,por të veshtirë e me privime të meshtarisë. Françeskani i ri perveç meshtarit u emerua edhe mesues në kolegjin e Troshanit , per të vijuar famulltar në Gomsiqe , ku kishte fatin e madh të njihet me Imzot Preng Doçin ,abatin famemadh të Mirdites , me të cilin bashkepunoi edhe per formimin e shoqerisë (kulturore e patriotike) “BASHKIMI” në fillimin e vitit 1899, së bashku me Dom Ndoc Nikajn , At Pashko Bardhin ,, At Ambroz Marlaskajn , Luigj Gurakuqin e tjer…
Shkurtimisht nga veprimtaria Letrare ….Poezia e parë që njohim nga Fishta është ajo me titull “Zotit Anselmo Lorecchios n’Vjenë” botuar në revisten Albania me 30 nentor 1899 me pseudonimin “E popullit”. Po ne vitin 1899 boton poezin “Gjaksoreve”, kur ai (dhe familja e tij) falë gjakun e vellait dhe me familjen e gjaksit lidh kumari të perjetshme… Kjo poezi në fakt u botua ,po në Albania , por në nr.10 te vitit 1901. Ne revisten “Albania” Fishta boton edhe disa kengë trimërie dhe saterike me permbajtje politike. Këto poezi kishin të veçantë burimin nga gurra popullore dhe i perkisnin dialektit të vlefshem Gegë..Thuajse në të njejten kohë (por edhe me vone) At Gjergji boton edhe në revisten Elçija me psudonime të ndryshme (si ; Rushman Sokoli ,Mar Pepa ,Gastigat Ridendo , Sula , Fushk n’Dushk ,Bibë Gjeta ,Gegë Toska , e tjer..).Në vitin 1902 ,pas një sherbimi të shkurter si ndihemes-famulltare në Hot të Malesise Madhe emrohet drejtor në shkollen Françeskane (Iliricum) në Shkoder. Sipas disa dokumenteve mesohet se Fishta ka qenë i pari drejtues i kesaj shkolle që ka futur si lendë të detyrueshme mesimi – Gjuhen shqipe. Gjate ketyre viteve me gjithë angazhimin si meshtar e mesues At Gjergji nuk harroi per asnjë moment punen e tij pasionante të “letrave” shqipe. Në vitin 1905 në Zadar të Kroacise boton blenin e parë të “Lahutes së Malesise”, i cili ishte fruti i nektarit të parë që kishte mbledhur nga trashigimia historike e ketyre trojeve nga më shqiptaret e Shqiperise Etnike ,si dhe nga frymezimi i fituar nga koha kur kishte qene ndihmes-famulltarë në famullin e Shen Gjonit (në Brigje) Hot.. Ndersa Blenin e dyte të kryevepres “Lahuta e Malesise” Fishta do ta botonte një vit më vonë (në vitin 1906)..Në vitin 1907 në Sarajevë sheh driten e botimit vepra e parë saterike “Anazat e Parnasit”… Po ketë vit zë fill teatri françeskan ,ku si krijues i tij njihet At Gjergj Fishta , i cili në ketë fushe arti vuri gurin e themelit , duke shkruar e pershtatur pjesë dramatike ,por edhe duke e drejtuar vetë ketë aktivitet artistik…Në vitin 1909 Fishta boton permbledhjen e parë te librit “Pika Voeset” ,që në botimet e tjera do të thirret “Vallja e Parrizit” ,te cilen ia kushtoi “Shqyptarit t’vlefshem , Luigj Gurakuqit , nderës s’djelmnisë së Shkodres”. Në vijim të aktivitetit të tij letrare e patriotik në vitin 1911 çfaqë melodramen zjarm per atë kohë, “Shqyptari i Qytetnuem” ,ndersa në vitin 1912 melodramen “Vllaznia ase Shen Francesku i Assisit”. Në vitin 1913 themelon revisten brilante “Hylli i Drites” , drita e seciles nuk u shua e nuk do të shuhet kurrë , pasi kjo revist ndriçoj rrugen e autoktonisë (historike ,kulturore e fetare) të shqiptarisë ,së bashku me çmimin e kesaj rruge ,anes së ciles vershonin lumenj gjaku ,djerse e sakrificash. Po veçojme nga “drita” e Hyllit drites trajtimin shkencore , historik e patriotik të epopes së lavdishme të malesoreve të Malesisë së Madhe (së bashku me shqiptare të tjerë që e donin atdheun e tyre),e veçanarisht të epopes së kryengritjes antiotomane të vitit 1911,kur u valvit në Deçiq edhe flamuri i Gjergj Kastriotit ,ku ketë epope Fishta i madh e memorizon me një cikel shkrimesh me titullin e spikatur “Lot Gjaku”.. Po në vitin 1913 boton per herë të parë në Shkoder poezit brilante patriotike me titull “Mrizi i Zanave”.. Në vitin 1914 shkruan të paren tragjedi me titull “Juda Makabe”,që vlersohet si kryevepra e kohes në ketë gjini.. Po në vitin 1914 zënë fill edhe poezitë (apo poemthat melodramatike siç i quan ai) me titull “Jerina ase Mbretnesha e Luleve”. Keto peozi plot pathos e dashni te dlirte ,rrezatojn gjigandizmin e Fishtes si poet ,që din ti kendojë hijeshem natyres së bukur më simbol Lulet , dhe asaj që rritë lulet e mbush ma dashni boten ,femrave (shqiptare). Këto poezi të Fishtës pergenjeshtrojnë edhe ish kryeministrin e Serbisë Vladanj Gjorgjeviç, i cili në një liber të shkruar mbas luftrave turko-ballkanike i quante shqiptaret si të pa qytetnuem ,ku si “shembull” merrte vrazhdesinë e burrave shqiptare që gjoja nuk dinë ti kendojnë femres , perveçse duke e fyer… Ne vitin 1916 themelon shtypshkronjen franceskane nga e cila botohet revista “Posta Shqiptare”.. Po në keto vitë në bashkepunim me Luigj Gurakuqin formon “Komisinë (komisionin) letrar” te gjuhes shqipe. Ndersa ne vitin 1923 ,ate Gjergji boton në Shkoder vellimin me vjersha saterike “Gomari i Babatasit”… Per të vijuar me botimin e një permbledhje tjeter brilante saterike me poemthin heroikomik Nikolejda ..Për ketë veprimtari poetiko-letrare , artistike , patriotike ,te shendriteshme dhe ende të paperseritshme në trojet tona e më gjërë ,studiuesi ,gjuhtari dhe albanologu i shquar gjerman Maximilian Lambertz do të thoshte nga Lapcigu (në vitin 1949) : “Shqipnija pat nji fat fort të madh e të jashtëzakonshem ,çka nuk e paten popujt e tjerë veçse mbas qindra vjetesh të një jete letrare ; pat të madhin , të naltesuemin per mbi të gjithë ,atë qe u mbeshtet në popullin e vet e në gjuhen e tij e që me vjersha të veta ndezi flakë zemrat në popull ,pat zhenin poetike në Fishten.”.Ndersa per “ILIADEN” shqiptare “Lahuten e Malesise” po ky personalitet gjerman ,do të shkruante : “Lahuta e Malesise e Gjergj Fishtes , jo vetem se ka rendesi në pikpamjen hartistike e historike ,por edhe pse ajo si vëna e mirë sa ma shumë vjet të kalojnë aq ma vlerë merr , tue kenë se ajo asht pasqyra ,magazina dhe kopja besnike e jetes , e shpirtit , e deshirave , e perpjekjeve ,e luftes dhe e dekes së shqiptarëve…” Shkrimtari i shquar shqiptar Mitrush Kuteli ,duke u mahnit nga vargjet lapidare të Lahutes ,do të “deklaronte”:“Po nuk pitë ujë tek burimi i Eposit të kreshnikeve të Veriut ,mos pandehni se do të beheni kurrë intelektualë.”.Njeri ndër shkrimtaret më modernë të gjysmes parë të shekullit XX ,Gabriele D’Annunzio ,pasi kishte lexuar veprat saterike të Fishtes “Anzat e Parnasit” dhe “Gomari i Babatasit”,shkruan se Fishta është sateriku më i madh i Europes… Kurse studiuesi dhe historiani (Italian) Gaetano Petrotta gjatë vlersimit të veprave saterike të At Gjergjit thotë : “ Fishta është një humorist i zgjuar , i cili në satirat e tij ,të duket se po të lëmon me të qeshuren e saj…hyn në zemren e njerzve dhe e çvesh vesin , e njerr në pah duke spikatë pjesen komike të tij. Por satira e tij është më e fuqishme, më therëse e më qortuese kur sillet e godet ligështin e jetes së shoqerise..”Ndersa filologu me famë boterore Majer , profesor i universitetit të Gracit (Austri) , duke u bazuar në poezit e Fishtes do të deklaronte se poezia shqipe nga pikpamja estetike është më e bukura ndër të tjerat e Europes… Fishta ishte edhe filozof i jetes dhe shpirtit të familjeve shqiptare ,dhe ketë po e ilustrojme vetem me keshillen e tij të pamort per raportet prindë – femijë ,e cila tingellon aktuale edhe sot tek ne..:” Pra nuk asht mirë që prindja ,shty prej dashnije që kanë per femi ,të mbyllin të dy syt per mos me pa gabimet e femive , kah nuk duen me i ndeshkue . Keta prind , tuj punue keso dore , bajnë si njata majmuna që rrokin zogjt e vet e i shterngojnë aq sa me i lanë pa frymë. Dashnjija e teprueme e prindes asht rrenimi i femis . Kush nuk din me e ndeshkue me menyrë e me kohë ,ai e ka në meni femin e vet . Kush e llaston femin ma vonë ka me drashtë.”.Duke dashur ta “mbyll” kete kapitull , po kujtoj se Fishta ishte edhe nje hokatre i pashoq , ndaj kur permendej Fishta shpesh njerzit thoshin ,o po ai që qet bishta , ku ai që e ka ja hjek ,ai që nuk e ka ja ngjet.. Tregojnë se me kater korrik të vitit 1933 e ftuan në ambasaden Amerikane (në Romë) për perkujtimin e dites së pavaresisë të ketij shetit ,ku merrnin pjesë shumë diplomat e personalitete të rendesishme . Fishtes i kishin caktuar një vend kryesore , dhe i kerkuan të flasë ,mirpo ai fjalen e tij e zgjati aq shumë sa nuk po i linte rrall askujt ,megjithse të gjthë e degjonin me kenaqesi. Në një moment ai e kuptoi se fjala e tij shkoi shumë gjatë ,ndaj per ta mbyllyr me lezet tha: ” Më falni zoja e zotni , e sidomos po u lypi të falun zojave , sepse ne fretnit nuk u kemi marrë hua grave vetem kotullat , por edhe gjuhen…”. Fishta u duartrokit gjatë në mes të qeshurave të të gjithë të pranishmeve…..Pak nga veprimtaria Patriotike …e PolitikeVeprimtaria patriotike e At Gjergjit është shumedimensionalshe , ajo i ngjanë një fanari ndriçues që perbehet nga një tufë rreze-drite që mund të krahasohen me meteorë të pashuar. Unë me ketë rast po mundohemi të veçoj vetem disa nga keto rreze drite kulmore , drita e të cilave sot na ndriçon pa pushim rrugen e enderres sone Europerendimore…At Gjergj Fishta ne vitin 1908 ishte një nder organizatoret , pjesemarresit dhe veprimtaret më të rendesishem të kongresit të Manastirit ,kongres që jo vetem unifikoi alfabetin në mes shqiptareve ,por edhe na afroje rruget e komunikimit (në të shkruar me shkronja latine) me Europen dhe Boten Perendimore .Vlen të theksohet se At Gjergji u zgjodh kryetari i komisionit te Alfabetit ,të perberë nga 11 antare . Por per të “ardhur” deri ketu Ai u zgjodh në mes 400 pjesmarresve ,150 delegateve dhe 50 të zgjedhurve me të drejte vote. Në kongres u mbajten mjafte kumtesa interesante ,por ajo e at Gjergj Fishtes ishte më e shkelqyera per vlerat e së ciles shkruajne edhe personalitete të huaja, si misionaria amerikane Fineas Kenedi , e cila ndër të tjera tregon se ketu u mbajten shume kumtesa , por ajo e poetit Gjergj Fishta nga Shkodra ishte ma e mira dhe i beri degjuesit tu rridhnin lotet…Ndersa studiuesi dhe historiani italian Gaetano Petrotta shkruan se (Gjergj Fishta) si gojtarë shkelqeu mbi të gjithë gojtaret shqiptare ,ku foli per ma se një ore e gjysem në mes mahnitjes dhe admirimit të të pranishmeve…Me daten 7 mars 1913 ,kur Shkodra ishte në duar të perfaqesuesve ushtarakë të fuqive të mëdha At Gjergj Fishta në kishen Françeskane (në Gjuhadol) ngriti flamurin shqiptare dhe njekohesisht lidhi me drita kishen me xhamin e Fush-Çeles në shenjë soldariteti të katolikeve dhe muslimaneve shqiptare.. Me kete rast koloneli anglez De Filips i kerkoi Fishtes të ulte flamurin shqiptarë, Fishta e kundershtoi ,por koloneli i tha : “keshtu po na detyroni që flamurin tuaj ta ulim me topa” ,ndersa Fishta i pergjigjet : “Ju faleminderit për nderimin që po i bani flamurit shqiptarë. Atij me të vertet i ka hije me u pershendetun me topa”. Gjergj Fishta ishte mik i komandantit Hasan Riza Pasha ne mbrojtje te Shkodres ne vitet e lakmive shovene Serbo-Malazeze te 1912-1913… Fishta megjithse shpesh kishte perkrahë perandorin Austrohungareze , pasi ajo në vitet e veshtira të pushtimit otoman ,disa here kishte luajtur rolin e një “engjelli” mbrojtes per katolicizmin shqiptare në veçanti e Shqiperinë në Pergjithsi ,ai nuk nguroi ta denonconte ketë perandori (si dhe fuqit e tjera Europiane),kur ajo heshte apo shkelte të drejtat e Shqiptareve ,ketë fakt e verteton veperza e tij me titull “Teatri i Diplomacisë”…At Gjergj Fishta ishte edhe njeri ndër patriotet “flamur” që mahniti konferencen e paqes (në Paris 1919-1920), kur ai ishte caktuar me detyren fisnike të sekretarit të kryetarit të delegacionit shqiptare ,Imzot Luigj Bumçit. Fishta kishte pergatitur fjalen (apo ligjeraten) që do të mbahej nga kryetari i delegacionit shqiptar. Fjala u mbajt në sallen e universitetit katolik të Parisit dhe ishte një oratori e mrekullueshme ,që kishte brenda ; diplomaci ,histori , filozofi , të drejta të vetvendosjes së popujve, dhe nje artë te papare deri atehere në të tilla evenimente nderkombetare… At Fishta nga viti 1920-1924 zgjidhet deputet ne ligjeslaturen e parë si perfaqesues i grupimit “Ora e Maleve” që rrjeshtua në një bllok me “Opoziten” kunder “Popullores”.Ne vitin 1922 Gjergj Fishta shkoi ne Washington dhe duke shfrytezuar njohjet e tij me personalitete të ndryshme intelektuale dhe senatorë katolik arriti që qeveria Amerikane të njohë zyrtarisht Shqiperinë. Pas dhjetorit 1924 ,kur qeveria e Nolit deshtoi at Gjergji si simpatizant i saj u largua nga Shqiperia deri ne vitin 1925,kur qeveria e Ahmet Zogut shpalli amnestinë…Por njekohesisht Fishtes ju krijuan edhe kushte të pershtateshme per veprimtarine e tij letrare e patriotike. Fishta gjatë viteve si deputet ishte zgjedhur edhe N/Kryetari i parlamentit dhe kryetari i komisinit të buxhetit e arsimit. Në vitin 1930 At Gjergji ishte njeri ndër antaret më sinjifikativ të konferences Nderballkanike të zhvilluar në Athinë. Fishta u prezantua në parlamentin grek nga poeti më i madh i Greqise Palamas ,ku me ketë rast mbajti një fjalim të mrekullueshem. Parlamenti dhe Qeveria Greke i akordon medaljen më të lartë të Greqisë “PHOENIX”… Në vitin 1931 ,perseri Fishta ishte antar i perfaqesisë shqiptare në konferencen Nderballkanike të Stambollit ,dhe pas një viti (1932) edhe ne atë të Bukureshtit..Në muajin prill të vitit 1933 me një dekret mbretërorë u mbyllen të gjitha shkollat private , veçanarisht ato me mbeshtetje fetare ( Katolike ,Muslimane dhe Ortodokse) ,ku më i demtuari ishte komuniteti katolik. Per ketë protestoi në menyre energjike Episkopati shqiptare me zerin e tij ma të fuqishem At Gjergj Fishten , i cili me kete rast mbajti një fjalim model në mbrojtje të historise së arsimimit shqiptarë të lidhur pazgjedhesisht me kontributin e besimit Katolik e perendimorë. Fishta pas fjalimit u largua nga Shqiperia ,dhe menjehere çoi shtetin shqiptare në gjyqin e Hages. Pas rreth dy viteve seanca gjyqesore Fishta ( me ndihmen e një avokati francez që zgjodhi vetë) fitoi gjyqin e Hages (1935) , ku edhe u rikthye e drejta e rihapjes të shkollave private…Fishta pasi u kthye në Shqiperi u takua (në vitin 1935) me mbretin (Zogu i I ) të cilit gjatë takimit i thotë : “I ke çua me studiua disa studenta në Bashkimin Sovjetik ,por ata që kanë me u kthye kanë me kenë të gjithë komunista . E ta dish se parimi ma i parë i komunizmit asht me mbytë ty (mbretin). Prandaj hap sytë e mos shko mbas këshillave të atyre të marreve që per inat të klerit katolik të thonë me çua studenta në Rusi..”. Po në vitin 1935 u zgjodh provincial i kuvendit Françeskan , (detyre që e kreu deri ne vitin 1938).. Gjate kesaj kohe (ne vitin 1937) i dha doren perfundimtare Iliades shqiptare , Lahutes së Malesisë.. Edhe pushtimin fashist Fishta e perjetoj me dhimbje (gjë që Fishta e kishte paralajmruar..) ,edhe pse italianet i bënë mjaft elozhe e “privilegje”, ku me 6 qershor (1939) e emërojnë Akademik të Italisë…Por Fishta kishte refuzuar edhe një dekorat të shtetit fashist italian.. At Gjergji ishte vlersuar e dokoruar edhe nga vende të tjera të Europes duke perfshirë edhe vete shtetin turk që (nën influencen e mikut tij Hasan Riza Pasha ) në vitin 1912 i dha dekoraten “Mearit” ,ndersa Perandori i Austrisë dekoraten “Ritterkreuz” e tjer.. Ndersa po kujtojme edhe dekorimin qe i beri Papa XII (per sherbimet fetare) me “Medaljen e Meritimit” në vitin 1925 ,dhe nderimin që i beri urdheri françeskan me 1930 duke e emruar “Lector Jubilatus Theologiae et Philosaphie honoris causa”. Ndërsa në vitet post-komuniste (të pluralizmit e demokracisë) , institucioni i Presidentit të Republikës së Shqipërisë do ti akordonte At Gjergj Fishtës (pas vdekjes) dekoratën më të lartë “NDERI I KOMBIT”…