Mandatari Krivokapiq pranon kushtet e Listës Shqiptare, për pjesmarrjen në Qeveri

0
198

Mandatari për formimin e Qeverisë së Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq, e ka njoftuar Gjeloshajn, se kërkesat e Listës Shqiptare, janë të pranueshme të jenë pjesë e programit të Qeverisë së re të Malit të Zi, të modifikuara në përputhje me Kushtetutën e Malit të Zi dhe ligjeve relevante, deklaroi bartësi i Listës Shqiptare, Nik Gjeloshaj.“Pranimi i propozimeve tona nuk do të thotë që ne do të marrim pjesë në qeveri, por është detyrim yni të luftojmë që pikat e programit që ne përfaqësojmë të pranohen nga shumica e re dhe të mos veprojmë në mënyrë të papërgjegjshme dhe të lëmë në pritje kërkesat tona dhe njerëzit tonë të bllokuar. Gjëja më e rëndësishme për ne është që parimet e vendosura nga platforma jonë politike, të cilat ua paraqitëm votuesve, do të jenë pjesë e programit të qeverisë së re”, deklaroi, Gjeloshaj.Ky  infarmacion  vjen nga Mali i zi  nepermjet portalit malësia org.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.