Ku ka më bukur se kështu.Ka startuar mrrekullisht festivali tanimë i teksteve folklorike , për çmimin “Sali Mani”.Revista “FJALA” në këtë mbrëmje të datës 12 Nëntor 2020 bënë të ditur se çelë festivalin e teksteve të këngëve folklorike . Ky festival i cili i dedikohet kolosit të këngëve të folkut Shqiptar , artistit të përmasave mbarëkombëtare , Artistit të merituar Sali Mani . Konceptimi i këtij festivali është në dy faza . Fillimisht tekstshkruesit , ose siç i njohim ndryshe autorët e teksteve , janë të mirëpritur të marrin pjesë në këtë festival me krijimtarinë e tyre . Tekstet do të botohen çdo ditë në revistën “FJALA” online dhe klikimet e lexuesve do të jenë njëra nga dy juritë ku do të shpallen dhe çmimet “Sali Mani” . Ky festival do të mbydhet me 30 Dhjetor 2020 . Faza e Dyte do të jetë faza e interpertuesve të Rapsodve dhe Këngëtarve , të cilet do të interpretojnë pikrisht këngët pjesmarrëse , përfshi dhe ato fituese … Edhe njëhere iu kujtojmë të gjithë krijuesve që dëshirojnë të marrin pjesë të dergojnë krijimtarinë e tyre në adresën : shkabarevista@yahoo.com apo në faqen e Facebookut të revistës : Fjala News – Ju mirëpresim Gara ka nisur!
Dhe ja tani, veçmas mjafte teksteve të mberritura në adresën ;shkabarevista@yahoo.com, po i fillojmë me këtë tekst kënge kushtuar ; Nënë Terezes, me autor, tanimë mjeshtrin e vargut Gjokë Luli.
Nga: Gjokë Luli
Ne Vatikan sot dite e diell
Nje ylber po shenderit në qiell
Lëshon dritë mbushur me rreze
Mirsevjen o Nana Tereze
Zbret në shesh tuj ba me dore
E ne krye mbante nje kunore
Sa takoj papa Franceskun
Nga hyjnia solli feskun
E Nane Terezja merr shejtënimin
Trashegon shen Jorenimin
Per kta shqiptare që janë të zoti
Atleti i krishtit Gjergj Kastrioti
Po ne kemi Klementin papa
Qe fen e krishtit ia përhap
E shum friten e franceskan
Jan martire ne Vatikan
Papa Gjon Pali vjen ne Shkoder
Me Nënë Terezen trup të Vogel
Falemners o nan humane
Që Shipnin e bane t’madhe
O Nane Tereze t’rriti Kalkuta
Ne Vatikan t’knoj lahuta
Vepra jote flori e ar
Do te festojm si shëjt shqiptar
Mojsiu,Krisht,Muhameti e Buda
Bashkojn popujt me fjale të urta
Bekojn femijet posa kan le
Paqja e zotit kjoft me ne