SHKODËR, INFEKTOHET SHEFJA E EPIDEMIOLOGJISË

0
364

Shefja e epidemiologjisë në zyrën vendore të kujdesit shëndetësor në Shkodër Dhurata Hysa ka rezultuar e infektuar me COVID-19. Sipas burimeve që mbrëmë shefja e epidemiologjisë është izoluar në banesën e saj.Të njëjtat burime bëjnë me dije se Hysa është në një gjendje të mirë shëndetësore dhe nuk ka simptoma. Shefja e epidemiologjisë ka patur kontakte me persona që më pas kanë rezultuar pozitiv ndaj COVID-19 dhe duke patur dyshime ka bërë tamponin dhe ka rezultuar edhe ajo si e infektuar duke marrë kështu masat e menjëhershme pas përgjigjes.Në këtë mënyrë Dhurata Hysa po respekton protokollin e sigurisë duke u izoluar në banesën e saj dhe duke shmangur kontaktet me persona të tjerë. Duke qenë se gjendja shëndetësore e saj është mirë Hysa vijon punën nga shtëpia qoftë online por edhe duke komunikuar me zyrën e saj apo edhe institucione apo qytetarë të tjerë.Këtë metoda shefja e epidemiologjisë në Shkodër do ta ndjek deri në momentin kur të shërohet të paktën një periudhë dyjavore e cila nevojitet për të qenë e izoluar. Dhurata Hysa është një prej personave e cila prej 8 muajsh me radhë që nga 8 marsi kur doli rasti i parë me COVID-19 është e përkushtuar në punën e saj.Prej 8 muajsh kur pacienti zero që rezultoi në Shqipëri erdhi nga Italia dhe kaloi përmes doganës së Muriqanit, Dhurata Hysa ka qenë në krye të detyrës duke shërbyer. Ndërkohë pas 8 muajsh luftë ndaj COVID-19 dhe trajtimit të qindra rasteve, shefja e epidemiologjisë u infektua edheajo duke mos i shpëtuar COVID-19.Një pjesë e konsiderueshme e zyrtarëve të shëndetësisë në Shqipëri por edhe vende të ndryshme të botës kanë përjetuar infektimin me koronavirus ndërsa një numër jo i pakët mjekësh dhe infermierësh, disa edhe në Shqipëri kanë humbur jetën.Rasti i fundit është i mjekut të njohur Ilirjan Draçi i cili ishte i shtruar në spitalin infektiv dhe nuk arriti ta fitojë betejën me COVID-19. Lajmin për ndarjen nga jeta të tij e bëri të ditur ministrja e shëndetësisë Ogerta Manastirliu e cila dha edhe një mesazh duke thënë se lufta ndaj armikut të padukshëm do të fitohet ndërsa ngushëlloi familjen e mjekut që u nda nga jeta.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.