𝐂𝐎𝐕𝐈𝐃-𝟏𝟗/ 𝐊𝐨𝐦𝐢𝐭𝐞𝐭𝐢 𝐓𝐞𝐤𝐧𝐢𝐤 𝐢 𝐄𝐤𝐬𝐩𝐞𝐫𝐭𝐞̈𝐯𝐞 𝐯𝐞𝐧𝐝𝐨𝐬 𝟑 𝐦𝐚𝐬𝐚𝐭 𝐞 𝐫𝐞𝐣𝐚.

0
259
𝟏. 𝐍𝐝𝐚𝐥𝐨𝐡𝐞𝐧 𝐠𝐫𝐮𝐦𝐛𝐮𝐥𝐥𝐢𝐦𝐞𝐭 𝐦𝐞 𝐦𝐞̈ 𝐬𝐡𝐮𝐦𝐞̈ 𝐬𝐞 𝟏𝟎 𝐩𝐞𝐫𝐬𝐨𝐧𝐚 𝐧𝐞̈ 𝐯𝐞𝐧𝐝𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐡𝐚𝐩𝐮𝐫𝐚 𝐝𝐡𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐦𝐛𝐲𝐥𝐥𝐮𝐫𝐚
𝟐. 𝐍𝐝𝐚𝐥𝐨𝐡𝐞𝐧 𝐦𝐛𝐥𝐞𝐝𝐡𝐣𝐞𝐭 𝐩𝐚𝐫𝐭𝐢𝐚𝐤𝐞 𝐝𝐡𝐞 𝐭𝐮𝐛𝐢𝐦𝐞𝐭
𝟑. 𝐍𝐝𝐚𝐥𝐨𝐡𝐞𝐧 𝐤𝐨𝐧𝐟𝐫𝐞𝐧𝐜𝐚𝐭, 𝐜𝐞𝐫𝐞𝐦𝐨𝐧𝐢𝐭𝐞̈ 𝐞 𝐟𝐞𝐬𝐭𝐚𝐯𝐞, 𝐜𝐞𝐫𝐞𝐦𝐨𝐧𝐢𝐭𝐞̈ 𝐦𝐚𝐫𝐭𝐞𝐬𝐨𝐫𝐞 𝐝𝐡𝐞 𝐨𝐫𝐠𝐚𝐧𝐢𝐳𝐢𝐦𝐞𝐭 𝐩𝐞̈𝐫𝐭𝐞𝐣 𝐚𝐭𝐲𝐫𝐞 𝐟𝐚𝐦𝐢𝐥𝐣𝐚𝐫𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐜𝐞𝐫𝐞𝐦𝐨𝐧𝐢𝐯𝐞 𝐦𝐨𝐫𝐭𝐨𝐫𝐞
Deklaratē e Komitetit Teknik të Ekspertëve
Prof. Albana Fico
Komiteti Teknik i Ekspertëve
Komiteti Teknik i Ekspertëve po monitoron me vëmendje situatën e COVID19 dhe ecurinë e epidemisë në vend ndërsa vijon puna për testimin, gjurmimin dhe izolimin e rasteve të dyshuara dhe kontakteve të tyre.
Ashtu siç kemi bërë me dije çdo ditë në raportimin ditor, situata mbetet e kontrolluar, por në një nivel risku të shtuar për arsye të rritjes së rasteve pozitive ditore, shprehur qartë me një rritje të incidencës 14 ditore në 243 raste për 100 mijë banorë.
Numri total i rasteve aktive ka pësuar rritje në 504 per 100 mijë banorë.
Numri i pacienteve në spitale ka pësuar rritje krahasuar një jave më parë.
Në tre spitalet covid janë shtruar 406 paciente. Aktualisht rreth 20-25% e kapaciteteve janë ende të lira në kater strukturat e dedikuara për trajtimin e rasteve, ndërkohë që skenaret e përfshirjes së spitaleve rajonale janë gati në momentin që do ketë ezaurim të katër spitaleve Covid.
Terapitë intensive kanë një numër të qendrueshëm të pacienteve në kujdes intensiv.
Përqindja e humbjes së jetëve në raport me numrin e të prekurve është 2,2%.
Pas masave me intensitet të moderuar, me kufizimin e lëvizjes pas orës 22:00 dhe kufizimit të aktivitetit të bareve dhe restoranteve pas orës 22 të darkës, nisur nga vlerësimi në dinamikë i situatës, Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vlerësuar se është e nevojshme të ketë masa shtesë të intensitetit mesatar peër të frenuar përhapjen e infeksionit.
Në mbledhjen e fundit të Komitetit Teknik i Ekspertëve, pasi kemi analizuar situatën dhe risqet, ecurinë e epidemisë në vend dhe përgjigjen e qytetarëve ndaj masave të ndërmarra, kemi vendosur:
1. Të ndalohen grumbullimet me më shumë se 10 persona në vende të hapura dhe të mbyllura
2. Të ndalohen mbledhjet partiake dhe tubimet
3. Të ndalohen konfrencat, ceremonitë e festave, ceremonitë martesore dhe organizimet përtej atyre familjare të ceremonive mortore, deri në një urdhër të dytë.
Të nderuar qytetarë
Edhe një herë ju drejtohemi me thirrje secilit prej jush, për të zbatuar rregullat e vendosura:
Vendoseni maskën
Ruani higjienën
Mbani distancë nga të tjerët që nuk janë familjarët tuaj
Kufizoni kontaktet sa më shumë
Secili prej nesh e ka në dore të frenojë përhapjen e epidemise. Vetëm me bashkëpunim qytetarë-autoritete, mund të kufizohet përhapja e koronavirusit.
Respektoni rregullat, kontribuoni për kufizimin e përhapjes së Covid19, për të ulur mbingarkesën në spitale, për të ruajtur shëndetin tuaj dhe të familjeve tuaja.
Faleminderit!

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.