SHALA E KASTRATIT DIKTONTE RRUGËN E SHTATË KRAJLAVE.

0
455

Turizmi kulturor dhe natyror prioritet i të gjithëve.
Le ta njohim për ta dëshmuar.

Nga: Rita Kalaj  Shkurtaj

Shala e Kastratit është një venburim karstik toponimi i së ciles nuk mban një shpjegim korrekt.
Megjithatë ka disa hipotezat ku më të besueshme lidhen me shalimin e kuajve të udhtareve në antikitet dhe e dyta lidhet me prezencen e krypes së gurit e perdorur kryesisht për barutin e armeve fakt që përmendet edhe në studimet e N.S.
Një version tjeter shpjegues lidhe edhe me formen fizike të saj ku ngjan me kofshet e njeriut të krijuara nga grryeja e tokes.
VENDNDOLLJA.
Shala e Kastratit gjindet në skajin më verior të ultësirës përendimore të Kastratit e barazlarguar nga dy vargmalet të cilat ngjajnë me një portë të madhe hyrse- dalese nga veriu në këtë teritor.Vargmalet që zbresin nga gryka e Theqit në bokat e Camrishesh apo Samrishes (toponim jo korrekt) në Rranxën e Siperme të fshatit Vukpalaj dhe atyre që ngjiten në Rranxë të Malthit në lagjen e quajtur Rranxa e Poshtme të po këtij fshati e që zgjatojne me ulje ngritje përgjate bregut Veri – Lindor të Liqenit të Shkodrës deri në fshatin Gashaj të qytetit të Bajzës.
Afro 100 m prane kufirit ndarës mes Hotit dhe Kastratit,të njohura si dy malet apo grupfiset më të rëndesishme të malsisë për nga roli që luajtën përgjate shekujve në zgjatimin e rrugëve dhe objekteve antike si dhe prezenca e stacioneve më të rendesishme juridiko – politike dhe administrative në antikitet.
PËRSHKRIMI FIZIO-STRUKTUROR I SAJ.
Shala e Kastrati është një shpellë me një thellësi relativisht rreth 80 m nën siperfaqen e rrafshet të tokës dhe me një gjersi mbi 500 mku në fundin e saj vërshon uji, mbi të cilin vendasit kanë ndertuar një gryke pusi për të lehtesuar mbushjen.
Një shpellë krejt e veçante jo vetem nga formacionet shkëmborë që formojne muret e brendshme të saj por edhe nga pershkallzimi i tyre i pjerret që të krijon lehtesira në hyrje-dalje sikur të ishte pershtatur për një objekt banimi.

PUBLICITET–BAR RESTORANT -HOTEL  “RUBENS” CULAJ- QYTETI I KOPLIKUT.KETU FRESKIA E LIQENIT, SHIJA E GATIMIT, QETESIA E QYTETARISE,VEÇ  PER JU !

Mjafton të hysh në brendesi të saj dhe menjehere do ta kuptosh se kjo shpellë është krijuar si rezultat i shembjes së tokes nga presioni i ujit,gjë që mund të vertetohet me lehtesi në kohën e rreshjeve prej të cilave formohen përrenjt sezonal siç është edhe Navreda e Vukpale e cila brenda këtij sezoni mund të ngrihet 2,3 deri edhe në 9 herë në vit.Ky përrua pikenisjen e ka në pjesën jugore të Rranxës së Siperme të fshatit Vukpalaj, fare prane Hidrovorit (objekt i ndertuar gjatë realizmit socialist) e që gjarperon në formë harku duke përshkuar krejt Rranxen e Poshtme të këtij fshati për t’u derdhur në Shalë.NË varësi të rreshjeve varion edhe rrjella e saj e cila shpesh fryhet aq sa të dali nga shrati i zakonshëm duke u kthyer në një përrua të rrëmbyer sa të marri para çdo gjë që gjen.Perfshi ura e drunjta pasi vetem ato te rruges nacionale dhe ajo mesjetare në Rranxën e Siperme e shpallur se fundmi MONUMENT KULTURE,ishin të ngurta.Rrembente tagjite e bagetive,gardhiqet, bagëti e deri edhe njerez të cilët tentonin të kalonin mbi ura provizore gjatë atij izolimi.Këto prurje dhe ky rrembim i këti perroi ndikonte drejt per drejt edhe mbi fiziologjinë e gropës së Shalës e cila vazhdimisht nga prezenca e Navredes pësonte ndryshime.Kur prurjet ishin të mëdha gërryerje pesonin edhe gropat e bokave përreth të cilat tjetersuan dhe zvogeluan dukshem livallin që gjindet në hyrje të shpellës aq sa vërshimi i ujit të zgjatonte drejt liqenit duke ndjekur rrjellen pergjate përroit që shtrihet deri në livallet e Lmoqeve e pastaj derdhur ne liqen.Kjo levizje e vazhdueshme ka bërë që përgjate shekujve segmenti i përroit nga kufiri që hyn ne teritorin e hotit e deri në derdhjen në liqen të pesonte një ndryshim shume të madh aq sa thellesia e perroit te formonte kanione te çuditshme. Enigmatike është prezenca e SYVE të DROMAÇKUT (apo syve të djallit në shqip) të cilët gjinden në krahun e siperm të kanionit apo përroit,fare prane gurores së shfrytëzuar në vitet e fundit të monizmit për ndërtimin e veprave infrastrukturore.Megjithse këta sy janë teper të ngushtë në gryke sërisht të ngjallin frikë e panik po të afrohesh pranë tyre pasi të duket sikur bazamenti ndares nën këmbë do shëmbet nga monenti në moment. Gjatë periudhës së monizmit uji i tyre u shfrytëzua për plotsimin e nevojave të repartit ushtarak i cili gjendet fare pranë tyre,gjurme të këtij shfrytezimi dallohen lehtë nga prezenca e hekurave në grykë
Përtej këtyr, Syte e Dromçkut janë mbjaft të dobishem për ti shfrytezuar qofte për turizmin ekstrem natyror,qofte për ndertimin e një biznesi fitimprures si lokal me pishinë tek gurorja apo një rezervat peshku ku uji do mund te kalonte edhe me rrjellje të lire e ku shpenzimet do kapnin koston 0
Të habit fakti se sado prezent të jetë mungesa e rreshjesh,në Shalen e Kastratit dhe Syte e Dromaçkut uji nuk shterron kurre ndryshe nga burimet e tjera të krijuara nga dora e njeriut në këtë zonë ku mund të permend Kronin e Dedush Marajshave (25 m i thelle) në Rranxen e Poshtme si burimi më i afërt i cili gjindet mu në mesin e shtratit të Navredes dhe çfare është më çuditshmja, gjate vëshimit të Navredes here gulfon e nxjerr uje për gryke e here e përpin nga uji e saj.Përgjate vitit ky krua ishte burimi i vetem i ujit në këtë lagje,teper cilsor dhe shume i shëndetshëm.Në mungese rreshjesh uji shterronte dhe mbushej me mbetje shkembore të cilat i pastronin djemt e fshatit duke zbritur nga gryka e tij.
DËSHMITE HISTORIKE E VLERAT KULTURORE TË SHALËS SË KASTRATIT.
Po tu referohemi të dhenave historike tek tuk del në pah rruga antike që lidhte stacionin CINA (qender administrative antike) me Dioklene dhe po ti shohim me vemendje të dhënat që perftohen për to do të kuptojme se kjo rrugë gjarperonte përgjate gjithë luginës së Kastratit duke patur si pike orientuese edhe Shalen e Kastratit gjurmet e së cilës duken akoma dhe sot.
Si mund ta verifikojme këtë pohim dhe pse duhej të kalonte pikerisht pranë kësaj grope karstike me ndikim te vazhdueshem nga eriozoni?
-E para lidhet me faktin se stacioni CINA gjindet në kodrën e fundit të vargmaleve ku kufizohet nga lindja Lugina e Kastratit dhe që ndjek zgjatimin përgjate hijes së këtyre vargmaleve (gjurmët e së cilës gjinden akoma dhe sot) të kushtëzuar nga terreni dhe prezenca e ketyre perrenjve sezonal,çka e fakton edhe ura mesjetare në Lushkaj në hyrje te Rranxës së Siperme në Vukpalaj si e vetmja mundesi mbikalimi në drejtim të pikës së fundit ku mbaronte ky përrua që i bie të jetë Shala e Kastratit.
Në gojdhenat e të vjeterve rrugen që kalonte bri saj e kishin pagzuar me emerimin “Rruga e Shtat Krajlave” që në gjuhen juridike nënkupton rrugë internacionale të cilën nuk mund të guxonte ta privatizonte askush apo të pritej të udhtonte mbi të,qofte mik apo armik dhe nga ana tjeter askush nuk guxonte ta devijonte atë perveç në pikat e pushimit pergjate saj,sic ishte Hani (bujtina) në Hot në Çesme apo Shala ne Kastrat ku pushonin udhtaret.
Prezenca e erozionit vazhdon te kete ndikim shkatrrues edhe sot,ne brendesi apo mbi siperfaqen e saj, megjithate disa elementa mjaft të rëndesishëm dallohen edhe sot.
Në gryken e saj shihet qarte një breg i cili ngjante me një lamë të shtruar me kalldrem dhe disa murie rrethuese te cilat perdoreshin për të lidhur kafshet (kuajt),një bregore pushimi për njerzit ku me siguri do këtë patur edhe mriza të larte (peme shekullore) dhe ajo që ka më shumë ransi është prezenca e shkalleve të punuara me dhaç me rërë e gelqere gjë që dëshmon për hershmerine e këtyre punimeve si dhe punimet në fundin e kësaj shpelle që të lënë me kuptu rëndësinë e madhe që kishte përgjate shekujsh ky vendburim uji aq shumë i nevojshem për udhtaret.
SI PERSHKRUHET SHALA E KASTRATIT NË GOJDHENAT E TË VJETERVE.
Thuhet se Shala ka patur zâ e famë të madhe aq sa të percaktonte kohen e udhtimit dhe si pike referimi..psh kur tbjen dielli një pash do kam me mbërrit tek Shala.
Kuvendimet e ndryshme ndër palësh të thirrura me lajmtarë apo pritja e bagetive në dalje-uljet prej bjeshke.
Një godhene mjaft me vlere së cilës mund ti referohemi duke u bazuar edhe mbi fakte bazike thuhet se që nga Shala e deri Nenhelm rruga nuk reshte kurrë së paturi udhtare për faktin se i gjithe ky segment ishte mbushur me artizan,kovaçe,zdrukthtar,zejtare kepucare,qymyrxhinj e deri edhe tregtare qe mblinin mallin e tyre.Sipas kësaj gojdhene deftohet edhe nga zgjatonte rruga.Duke u nisur nga Shala thuhet se rruga kalonte ne Bishtin Pikreç (toponim pa shpjegim) në drejtim të vargmaleve përballë,disa qindra metra në perendim të kufirit të sotëm apo doganes malazeze per në Nenhelm çka e dëshmon prezenca e rrugës me kadhdrem dhe një ure mu në mesin e liqenit mbi Vijen e Batakut përballë doganës.
Në gojdhënat e të vjeterve thuhet se Shala e Kastratit ka qënë i vetmi burim në të cilin mbushej uji i pishem për gjatë gjithë vitit.Të gjithë kastratasit kishin të drejte të mbushnin uje me buljera ku tradita e karvaneve të perbashketa të ujit ishte tepër prezent.
Një tjetër gojdhëne që dëshmon për ransine e këtij burimi është edhe pushimi i dasmoreve apo kryqezimi i tyre ku zakoni e donte të shkebenin raki e duhan.Të përshëndetnin me këngë e deri të këmbenin shenja të cilat jo pak here kanë çuar në lidhje miqsie apo kumarie te mëvonshme mes cifteve që martoheshin.
Nuk mungojne as bestyrnite të cilat lidhen me këtë burim.
Shenja,vegime e deri shfaqja e oreve të malit e bënte këtë vend sa të shenjte po aq të frikshem. Megjithate ky burim nuk shterroi as nuk do shtrrase kurrë pasi nga ana kulturore mbahet si burim i shenjte i dhuruar nga Zoti e nga ana shkencore është lehtesisht i verifikueshem që vjen direkt nga bjeshket ku flladi i eres së borës të mbush me oksigjen njesoj sikur me ken në bjeshkë.
Shkëputur nga tema e diplomës “Etnokultura e Kastratit”.
Përgaditur dhe përshtatur nga Rita Shkurtaj.

Image may contain: outdoor and nature

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.