Reperët shqiptarë nga Unikkatil te Stresi shprehin ngushëllime për humbjen e kolegut të tyre

0
2509
Gjatë ditës së djeshme u dha lajmi se reperi Gëzim Hajdini, i njohur për publikun si B-52, u nda nga jeta për shkak të një sulmi në zemër.
Ai ishte pjesë e labelit të famshëm TBA, dhe prej vitesh jetonte në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. 
Shumë prej fansave të labelit TBA kanë shprehur ngushëllimet e tyre për familjarët, gjersa një gjë të tillë përmes rrjeteve sociale e kanë bërë edhe disa reperë të famshëm, njëherësh kolegët e tij.
Lideri i grupit TBA, Unikkatili, publikoi një fotografi në rrjetin social facebook, në mbishkrimin e së cilës shkruante: “Pushofsh n’paqë vëlla. Nuk harrohesh kurrë e zôni yt jeton përgjithmonë. B52 TBA”.

Ndërkohë, reperi Gold AG shprehu ngushëllimet e tij për humbjen e kolegut, B-52. Ai publikoi një fotografi të reperit të ndjerë në InstaStory, në mbishkrimin e së cilës kishte treguar pikëllimin e tij për humbjen e kolegut.

Image

Edhe reperi nga Shqipëria Stresi mbeti i prekur nga humbja e B-52. Ai në rrjetin social Instagram, publikoi një fotografi të reperit, në të cilën kishte shkruar “U prefsh në paqe Gëzim”.

Ndërkohë, miku i tij i ngushtë, reperi Cyanide vendosi që të publikojë në Facebook këngën e famshme të B-52, të titulluar “Destinacion”.

“Nuk kom fjal, kom veq dhimbje. U prefsh në paqe Gezim Hajdini, ka shkruar Cyanide.

 

/Syri.Net/

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.