PUBLICISTI DHE STUDIUESI  NDUE BACAJ BOTON LIBRIN LUFTA E KOPLIKUT 1920 DHE NGJARJET QË I PARAPRIJNË

0
654

Botimi i këtij libri merr  një  vlerë  të  dyfisht pikrisht pë faktin se  botohet  në   kuadër të100  vjetorit të  luftës së  Koplikut. ndaj brezat do ti falenderohen   autorit  Ndue Bacaj , për këtë sherbim  infarmacioni historikë. Po kështu një  vlersim  dhe  falenderim meriton në  këtë rast , dhe kryetari i Bashkisë  M.Madhe Tonin Marinaj , për mundësimin e  botimit  të këtij   botimi  me vlera historike.

Nga :Gëzim Vuçaj

Siç ishte paralajmruar në vigjilie të jubileut të 100 vjetorit të Luftës  Koplikut , publicisti dhe studiuesi i njohur malësor , z.Ndue  Bacaj botoi librin me vlera historike e memorative , me titull : Lufta e  Koplikut 1920 dhe ngjarjet që i paraprijnë. Libri, siç e tregon edhe titulli  i kushtohet qendresës dhe luftës mbrojtëse të trojeve shqiptare nga lakmitë dhe invazionet e fqinjëve shoven serbo-malazez. Libri siç e pohon edhe autori është frut i punës disa vjeçare i bazuar në dokumente arkivore , “materiale” të ndryshme të shkruara, dokumentuara dhe referuara, libra si dhe trashigimi gojore të besueshme dhe në një farë mënyre të konvergueshme me ato të  dokumentuara. Libri prej rreth 200 faqeve është i “ndarë” në  dy pjesë : Pjesa e parë trajton ngjarjet që i paraprijnë luftës Koplikut  fill pas luftës së parë botërore, ngjarje që zhvillohen në trojet etnike shqiptare të Malësisë Madhe , Shkodrës e deri në Konferencën e Paqës në Paris. Në këtë pjesë të librit një vëmendje të veçantë i kushtohet masakres serbo-malazeze të fund-dhjetorit 1919 , ku vetëm në në Hot do të humbnin jetën dhjetra malësorë me të vetmin “faj” se  ishin shqiptarë autoktonë në trojet e veta etnike të cilët donin të mos mdaheshin nga Shqipëria Nanë… Në liber ka mjaft hollësi të ketij krimi makabër të shovenëve serbo-malazez , si dhe emrat thuajse të plotë të hotjanëve të vrarë në pabesi e me tradhti…Këto ngjarje thotë autori i librit nuk mund t’i veçoj nga lufta e Koplikut, të cilën e konsideroj vijim i këtyre kohëve të mbushura me qëndresë, (me pendë dhe me pushkë), ndaj shovenëve serbo-malazez, nëatë kohë të kolektivizuar në federatën Serbo-Kroate-Sllovene (Jugosllavi), ku bënte pjesë pa emër Mali i Zi. Ndersa pjesa e dytë i kushtohet luftës 203 ditore të Koplikut (27 korrik 1920-14 shkurt 1921). Këtu janë memorizuar data , beteja luftarake , por edhe perpjekje diplomatike të Qeverisë Shqiptare të dalur nga Kongresi i Lushnjes. Por mbi të gjitha janë memorizua emrat e drejtuesve dhe udhëheqësve të kësaj lufte që nga Ahmet Zogu e Bajram Curri (si të derguar të qeverisë) dhe ata vendor si Sylço beg Bushati , Deli  Meta , Lucë Nishi, Adem Haxhia, Zef  Seerreqi, Jonuz  Sokoli , Keq Sadik Balaj , Nikollë Luca Junçaj, Tomë Nikollë Hasaja e tj. e tj. të cilësuar në libër . Gjithashtu janë memorizuar emrat e 77 dëshmorëve të kësaj lufte , që nga Zef Prelë Martini , Lucë Nishi Dedvukaj , Lukë Nikë Pllumi, Ndrek  Kaçeli , Gjeto Dedë Marku, Selman Bajram Ramçaj, Ali Rexhep Spahia, Zeqir Bejto Fikaj e tj. e tj. , si dhe emrat e disa të plagosurve. Autori nuk ka lënë pa cilësuar edhe disa nga emrat e malësorëve e më gjërë që ishin në anën e gabuar të historisë (në sherbim të shovenëve serbo-malazez). Gjithashtu autori në libër nuk lë në harresë as Luftën e Vlorës kundër pushtuesve Italian dhe atë të Dibres kundër shovenëve serb, luftra këto të drejtuara nga qeveria kombëtare e dalur nga kongresi i Lushnjës, si dhe rolin e Malësorëve si barrikada dhe fushbeteja më e madhe e kësaj lufte. Gjithashtu z.Bacaj vë në pah (në veçanti) edhe kontributin e koplikasve , duke cilësuar edhe emrat e tyre. Zoti Ndue  Bacaj në këtë libër (si dhe në të tjerët e botuar më përpara) , shkruan i bazuar në referenca të plota. Konkretisht për këtë libër ka perdorur 344 referenca të renditura ekzakësisht nga fundi i librit, gjë që i japin vlera të jashtzakonshme librit dhe autorit. E themi këtë se sot në pergjithsi shkruhet duke i anashkaluar referencat… Libri në fund është i paisur edhe me një album të vogël, por domethënës me fotografi që i kushtohen luftës Koplikut. Libri Lufta e  Koplikut 1920 dhe ngjarjet që i paraprijnë, i autorit Ndue Bacaj është libri i parë që i kushtohet posaçërisht  kësaj lufte mbrojtëse, si nga autor malësorë dhe shqiptar në pergjithsi. Librit i shtohen vlerat pasi vjen edhe në  jubileun e 100-të të luftës Koplikut. Ky libër është padyshim edhe një kontribut i madh i publicistit e studiuesit Ndue  Bacaj , i cili memorizim për sot e brezat që do të vijnë qendresen e Luftën mbrojtëse të të pareve të tanë, atëherë kur rrezikohej coptimi i metejshmen i trojeve shqiptare. Libri është një vlerë e shtuar në dokumentimin, perkujtimin  e memorizimin e Luftës Koplikut. Nëse në rrjeshtat e shkruar të ketij libri mësojmë për historinë e shkuar me fqinjët, në mes rrjeshtave të librit duhet të “mësojmë” edhe për të sot…

Suksese të mëtejshme autorit, në  rrugen e memorizimit të historisë së qendresës e luftrave të Malësisë e shqiptarisë , në mbrojtje të identitetit dhe trojeve etnike shqiptare.

Voo: Ndue Bacaj është autor edhe i librave:“Kryekryemgritja e Malësisë Madhe, kundër perandorisë Turke-Osmane 1911” (plus ribotimi) , “Malësia e Madhe Kundër… kushtuar kryengritjes së parë antikomuniste (1945) në Shqipëri dhe Europë” dhe “Rrethimi i  Shkodrës 1912-1913 dhe Malësorët”. Autori ka të shkruara edhe  libra të tjerë, që presin driten e botimit.

Koplik me 09 shtator 2020

 

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.