Nga: Prëlë Milani
Vetullhanë e syrin yll
Më bagëti kur del zabelit
E ndriçon mrizin në pyll
Ma plase zemrën, mu të mjerit
-Brigadier, o djalë azgan
Mos u ndez flakë si shkendi
As ma fal një dash galan
Paf baresha ja bën me sy
-Moj bareshë me sytë e zi
Veç për ty thera ogiçin
M’ pive mendjen me një okë raki
Kurse ti hangre gjithë mishin
Tuj ba therje të sforcume
Një tufë delesh fare e qita
Moj bareshë, moj gushëpëllumbe
Kooperativën për ty e fika
Kooperativa vdiq , u varros
Ti me gojë s’ më flet aspak
Tash që u bë gjithë deti kos
Më thua i lave duart me gjak
I ke la duart më gjak
Më thotë baresha lozonjare
Po u zgjodhe Kryeplak
Hajde prap se të bëj çajre !