Nga :Kadri Fikaj
Ç’dreqin ke me mua, që kot më gërget
E s’më lë të harruar në at hon
Ku kam rënë prej viteesh,
Merresh me thermija, kur ti je planet
Dhe drejtë universit, në hapësirë po ngjitesh!
Perse ma shprush kot , prushin përvëlues
Kur mbi të kam hedhur, hirin e ftohtë
Ç’rëndësi ka për ty, të kesh një adhurues
Që këtu është i gjallë, sa një kalë i coftë!
Kaq shpejt, nuk besoj që ti të kesh harruar
Se ç’do të thotë,te jesh si unë këtu,
Këtu,ku askushët duheshin nderuar
Dhe, të tgjithë dikushët, të perndiqëshin si ju!
Tani, vertetë është kohë tjetër
Sepse për një fja,lë goje,
Burgjesh nuk do vuajsh,
As për disa vargje, në një shplakë letër
Armik, s’të quajnë për punë kuajsh…
Armiki për disa vargje, nuk të quajnë sot
Por kur të binden,që ti s’ke para
Kundershtarët të mëshirojnë , i shkreti idiot
Ndërsa miqt të përkdhelin, i dashur budalla!