A E DINI SHOKË ZOTNI SE NË QYTETIN E KOPLIKUT KËNI PRISHUR 135O5 SHISHE ME KOS ?!
PËR DIJENI : SEKRETARIT TË PARSË TË RILINDJES DHE ….
Të dashur zotni , shokë të rilindjes, ju drejtohemi me këtë Fletë- Rrufe, me qellimin e mirë që armiqt e rilindjes sonë të mos e perdorin si fakt të një shfaqje të huaj papergjegjshmerie, dhe indiferentizmi ndaj qytetarve të Koplikut.Se vertetë sot , çuditërisht i keni fikur dritat në këtë qytet nga mengjesi deri në oren 17 e 30 minuta .Dhe mesa duket nënvlersimi i qytetarve të Koplikut nga ju Shokë të OSHE , të Rilindjes, veçnarisht në qytetin e Shkodres, duke e konsideruar të vogel qytetin e Koplikut dhe pa peshen e duhur, as nuk i lajmëroni qytetaret për fikjen e dritave, dhe arsyen perse?!Pa u zgjatur shumë o Shokë të Rilindjes në OSHE , a e dini se : Vetem shishe kosi që janë gjendur në frrigoriferat e banorve të qytetit, konsiderohen 13505 të cilat kanë shkuar dëm, nga mungesa e dritave.Ndaj kërkojmë nga ju shokë teë OSHE të Rilindjdes, ju që kërkon i zbatimin e kontratës më qytetarët klient, madje shumë prej tyre i keni penalizuar me 10 mije apo 2o mijë leke të vjetra çdo muaj që jua paskan patur borxh që në kohën e qëverisjes blu, . Po ju shokë të OSHE a duhet të penalizoheni bashkë me Rilindjen për dëmet që ju sjellni familjarvre Abonent , por edhe bizneseve me mungesen e enrergjise së pa paraljmëruar. ?!Shpresojmë ta lexoni këtë Fletë-Rrufe, që herë të tjera ti tregon i qytetarve, për të zbrazur Shishet me kos, dhe frigoriferat ti lënë bosh ..