Nga Ndue Bacaj,
Libri “Komunikimi me njerëzit nuk është një fjalë goje” i poetit dhe publicistit të njohur Marash Gilaj, që pata fatin ta lexoj para botimit, është një vepër risi në katër gjinitë e letrave shqipe: ese, publicistikë , poezi dhe tregime). Edhe rënditja në libër sipas titujve, tregon se poeti e publicisti Marash Gilaj është një profesionist i vertetë në njohjen dhe lëvrimin e letrave shqipe e më gjërë. Të parën rendit esenë, që në mënyrë mjeshtërore trajton nevojën për komunikim me elementet e saj si: fjalën, dëgjimin dhe heshtjen. Të dytën rendit publicistikën e tij me analiza, ngjarje e situata politike të kohës aktuale, kohë në të cilën “notojmë” ne shqiptarët në mes premtimeve, gënjeshtrave, kërcënimeve abuzimeve, korrupsionit, varfërisë e paudhësive të tjera. Të tretën në libër rendit poezitë e tij plot sharm dhe aromë pikante nga jeta jonë e përditshme me të mirat e të këqiat e saj politike, ekonomike e jetësore duke i kthyer këto në art. Ndërsa e mbyll librin me dy tregime interesante, të “huazuara” nga eksperienca e veprimtaria e tij jetësore e letrare. Ndue Bacaj historian, publicist e studjues
ESEJA: Nevoja për komunikim fjala, dëgjimi dhe heshtja. Vetë titulli i kësaj eseje të tërheq ta lexoxh, pasi të paralajmron trajtimin e problemeve të jetës sonë të përditshme, madje të asaj që ne e kemi nevojen primare, të merremi vesh me njeri tjetrin, të bazuar në “elemetët” kryesor të komunikimit, Fjalën, dëgjimin, përgjigjen dhe heshtjen. Komunikimi në mes njerëzve është kulturë, edukatë, dije, urtësi, art e filozofi. Pikrisht me mendjen dhe pendën e tij autori Marash Gilaj ja ka arritur këtij qellimi.
PUBLICISTIKA: Edhe në publicistikë autori tregohet mjeshtër i vërtetë në analiza për ngjarje e situata politike. Perveç mjeshtrisë së lartë të këtyre analizave, ajo është reale, direkte, me arësyetime dhe argumente të një publicisti që është vetvetja, i pa influencuar as nga pushteti, por as nga opozita. Publicistika këtu shkelqen me vërtetsinë e shpesh edhe me ironinë ndaj ngjarjeve politike, qeverisë dhe sejmenëve të saj, që nën “maskën” e analistitit, gazetarit apo opinionistit çirren nëpër ekranet televizive, rrjetet sociale, media të shkruara etj. duke glorifikuar qverinë dhe duke u perpjekur që punët e zeza të saja t’i bëjnë të bardha. Këto analiza janë binjake me realitetin në të cilin jetojmë dhe kanë tituj “orgjinal” të cilët janë marrë nga koha që jetojmë, si: ”Çfarë duhet të shohim tjetër përtej kumtit “S’keni parë gjë akoma…”, analizë brilante e deklaratës skandaloze të kryeministrit “rilindas” kur pas të gjitha të zezave që i ka sjellë Shqipërisë e shqiptarëve gjatë qeverisjes së tij deklaron: “Skeni parë gjë akoma”. Publicistika përmban 20 analiza ngjarjesh e situatash politike, të gjitha së bashku nuk i lënë gjë mangut pa ju “pergjigjur” flakë për flakë e me argumenta thuajse shterues gjithë atij realiteti mjeran që perjetojmë nën (ç)qeverisjen e pseudorilindjes që ishte dhe mbeti nostalgjike e diktatures…ku qeveritarëve tonë, siç shkruan autori, u lejohet çdo gjë sidomos ato, që janë të ndaluara me ligj. Shkrimi me titull: “Një avion i droguar jep shpirt në Vermosh” mbyllet me “thirrjen; “Ambasadorë! Mjaft i bëtë “Marshallah!” të keqes.” Poezitë e këtij libri, të shkruara gjatë viteve 2020-2022, pas daljes në dritë të vëllimit me poezi, në vitin 2020, dhe disa nga më të mirat gjatë viteve. Megjithse nga numri janë 12, nga permbajtja dhe mesazhi që percjellin të duket se janë dhjetëra herë më shumë. Këto poezi mbajnë brënda aktualitet, ndjenja, filozofi por edhe mençurinë e poetit, si dhe ruajnë mjeshtërisht rimën e poezisë popullore, të kënaqëshme për ta lexuar e të lehtë për ta kuptuar. Poezitë percjellin edhe mjaft mesazhe tingëlluese të elementëve jetësore.Poeti e publicisti Marash Gilaj e “mbyll” librin e tij me dy tregime me titujt: Siç thoshte Gjyshja ime… dhe Reklamimi i një libri të veçantë. Ky tregim e tejkalon ndjeshëm “gjininë” letrare që i përket, pasi i ngjan një “pasqyre” në të cilën shihen qartë e hollësishëm situata aktuale shoqërore, politike, ekonomike e shtetrore dhe niveli i demokracisë ku kemi arritur në vitet e postkomunizmit. Ndërsa tregimi tjetër me titull; Reklamimi i një libri të veçantë ,që mbyll faqet e këtij libri) është një përkthim brilant nga anglishtja i poetit e publicistit Marash Gilaj. Këtë tregim autori pasi e kishte perkthyer nga anglishtja e pati botuar së pari me 9 shtator 2004 tek revista “Kuvendi” në Michigan USA. Tregimi është një risi në vehte, që pershkruan një rrugë “interesante” suksesi të një njeriu të “etur” për para, pushtet, famë dhe lidhje dashurore.Duke dashur të mbyll edhe unë këtë shkrim mbi librin e fundit nga radha të poetit e publicistit Marash Gilaj, dua t’i them se lexuesi nuk do të pendohet kurrë nga leximi dhe pasurimi i bibliotekës me këtë libër të veçantë. Nuk më mbetet gjë tjetër veçse t’i uroj poetitMarash Gilaj, shëndet, suksese, jetë të gjatë e të pasur në krijimtarinë e tij!