Ja kush vjen sonte në rubriken tonë: Mbrëmja poetike !
Rajmonda Qose u lind në qytetin e Kuçovës.Shkollën fillore dhe të mesme e kreu në vendlindje. Ka kryer studimet e larta për Gjuhë Shqipe dhe Letërsi në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” Elbasan. Ka mbrojtur në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, gjuhët:anglisht, frēngjisht dhe italisht dhe punon prej vitesh si mësuese në qytetin e Beratit.Poezia e ka shoqëruar përgjatë gjithë rrugëtimit të jetës së saj.
Është vlerësuar jo vetëm në konkurse, por edhe në gazetat e asaj kohe si: “Zëri i Rinisë”, “Drita”, etj. Poezitë e saj janë publikuar dhe vazhdojnë të publikohen në organe të ndryshme letrare brenda dhe jashtë kufijve të Shqipërisë si: revista “Obelisk”, revista letrare illz, revista

“Albania-Shqipëria Natyrale”, revista”Dituria”,(në Suedi).revista “Nositi”,revista”Orfeu” si dhe në gazetat “Destinacion”, Ciceroni, Nacional, ka marrë pjesë në Antologjinë Unicef, Antologjinë “Poezia nuk njeh kufi”.Ka fituar Çmimin e tretë në Manifestimin Poetik”Ora e Tahir Deskut”në Klinë, si dhe ka marrë Certifikatë Mirënjohje në konkursin Vexhi Buharaja në Berat. Ka qenë e ftuar në emisione radiofonike duke treguar nivel të lartë të krijimtarisë së saj.Ka botuar vëllimin me poezi ” Mos u dorëzo!” dhe është duke punuar për librin e saj te dytë, që së shpejti do të jetë nē dorën e lexuesit.Ndaj revista “Fjala” i uron poetës simpatike mirëse erdhe dhe rrugëtim të mbarë në rrugën e pafund të poezisë!
Rajmonda Qose
ÇFARË T’I THEM KËSAJ NATE?

Ç’t’i them kësaj nate të ftohtë si kufomë,
Që pret zjarrin e puthjeve tona të ngrohet,
Të ndriçohet nga drita e syve tanë
Me shkëndijën, që ti ndez zemrën time,
Ajo të ndezi pishtarët, yjet e saj?
Ç’ti them, kur vazhdon të presë
e pritjen ka marrë inat,
Shkelmon tjegullat e çatisë qiellore,
I thyen, i copëton kjo natë e marrë
Ç’ti them asaj?!
Mungesa jote po më mpak,
Po vyshket lëkura, edhe ky shtrat.
ÇAST MAGJIK
Rrugët thurrin udhëkryqet,
Zoti mendon fatet,
Toka bën rrotullimin e saj.
Ngjyra vjollcë blankon natën,
Dafinat mbushen me vesë,
Dhe ky është çasti më magjik,

që njerëza e ka humbur në përgjumje,
Është çasti më ringjallës për të mbetur
jashtë dritareve,
Jashtë perdeve serioze hijerënda.
Rrugët thurrin udhëkryqet,
Zoti mendon fatet,
Toka bën rrotullimin e saj,
Dafinat përloten në vesë,
Dhe unë vështroj gojëhapur
Mushkëritë i kam të lagështa,
Dhe këmbët të zbathura,
Është çasti magjik, kur ndihem Njeri.
MUNGESA JOTE
Pa ty kam frikë t’i pres agimet,
kur dritaret qielli hap e lëshon dritë.
Mua më angshton e më vret ky zgjim
Liman i braktisur ndihem.

Më dhembin e lekurën ma krisin hapat mbi udhë
Kur boshllëku i mungesës tënde,
Mbështetet në shpatullën time,
Dhe rënkima prej shpirtit të vrarë, ofshan.
Trembem njerëzit t’ishoh në sy,
t’i pershëndes ,
Se e ndjej që retë e zeza jane ulur aty
Në pritje për të shkarkuar trishtimin.
Ata më pyesin: ” Ç’ka ndodhur me ty?”
Nuk më pëlqen tu shpjegohem,
Përveç meje, askush s’e ndjen dhimbjen,
Që trazon detin e shpirtit tim duke ngritur dallgë.
Vuaj e vetëm vuaj…
“Në fund të fundit,
Ç’është dashuria nëse”nuk vuan”?
-Më the dhe buzēqeshe,
Ndërsa unē tu luta të mos ma braktisje shtratin e zemrës.
MBETI VEÇ ËNDËRR 

Dikur në ata sy thurrja ca ēndrra,
Ëndrra të mishta, me qiell pa re,
Ëndrra me zjarr diejsh praruar,
Ku flakët ishim ne.
Tani shikoj imazhin tim që digjet,
tretet në sytë e tu ngadalë
Hirin e mbetur e shpërndan era,
Në gjokse pyjesh, në dete me valë.
TI DHE VESA
Në piklën e argjendtë të vesës është jeta,
Kapërthyer në ashtin e natyrës,
Kur dita pasqyrën nxjerr prej zemrës
Dhe rilind veten në agim
Ajo shkëlqen si smerald..

Në buzët e trëndafilave i mblodha piklavesat ,
në grushte duarsh ti solla me një frymë
Doja ta pije jetën,
Siç unë dashurinë për ty rrëkelleja çdo ditë e s’ndjeja të ngopur.
Që në fytyrën tënde të shihja atë buzëqeshje,
Që vetëm ti e ke
Ti dhe vesa keni të njejtin shkëlqim,
ndaj erdha se,
Dua ta marr me vete në këtë rrugëtim.
RINKOSTRUKSIONI I SHPIRTIT
Kishte nevojë për një rikonstruksion ky shpirt
Ndaj, nga puna fillova menjëherē
Acidi i kujtimeve të vjetra, të pavlera
po vazhdonin të gërryenin endemën,
ndaj i largova, prej vetes i dëbova.
Plagët i mjekova.

Më pas nga dritarja hodha ca pseudomiqsh
të pavlerë nga shoqëri interesaxhije.
Më besoni kishin zënë goxha vend,
Saqë më mbyste frymëmarrja e tyre.
Pasi i nxorra, ca dritare të shpirtit i mbylla
Ato, qē drita nuk i binte ndonjëherë.
Pastrova shpirtin prej papastërtive që kishin lënë kur kishin derdhur vrerë.
E gjurmët me gomën e harresës i fshiva
Muret i lyeva me ngjyrë te bardhë
Dhe më të shtrenjtët e mi u srehuan brenda saj.
Oh, ç’hapësirë u krijua!
Shpirti u ndje i lirë.
Po si s’e kisha bërë më parë?!
Dielli përkëdhelte shpirtin..
Qetësia lëmonte me gishta duke krijuar një melodi parajse.
SYTË E TU
Sytë e tu, qeliza e palcës sē qiellit paqësor,
Aty, ku dhimbja fle e heshtur,
Ndërsa jeta zgjohet si gonxhet e prillit.
Në ata sy, ku jeta vrapon me etjen e një udhëtari në shkretëtirë pas mirazhit të njē oazi,
Me urinë e një mërgimtari për atdheun e tij e për shtëpinë.
Kur dhimbja merr velat dhe varka mbetet në gjirizin e tyre,
Paksa e frikësuar, e pambrojtur,
por e pamposhtur para veshtirēsive.

Oh, ata sy ku rrjedh fjala që s’foli kurrë, vetem psherëtima e saj vetëtiu,
Si një copëz shkëndije prej një meteori shkëputur,
Arriti drejt e në zemrën time.
Sytë që lëshojnë sinjale në hapësirë,
se kanë një piklëz vend në qiellin e pafund,
Aty rri pasqyrimi i jetës edhe kur bie shi,
Edhe kur diejt zbresin zjarrin nga Olimpi.
ME MUA LUAN ERA
Me vjeshtën time luan era
Psherëtimat e mia i shpërndan,
Në lumenjtë ku shirat s’bien,
Në detlotēsh e oqean.

Më sjell me vete ca drithërimë
Zëra zogjsh pendkëputur,
Ca këngë që ethshëm regëtijnë,
Nga zemra e pyllit të humbur.
Pastaj mbulon trishtimin tim,
Me diej të djegur nga lashtësia
Ndërsa pres agimet në dritare,
Me sytë drejt qiellit nga Perëndia