Prof. dr. Gjekë Marinaj merr titullin ; “Qytetarë Nderi ” i Bashkisë M.Madhe

0
458

Poeti dhe shkrimtari Gjekë Marinaj ka ndjere sot një sadisfaksion të  vëçantë teksa në mjediset e Këshillit të Bashkisë M.Madhe i është dorzuar titulli “Qytetar Nderi”.Të pranishëm në këtë ceremony . veçmas autoriteteve vëndore, familjarve , ishin edhe poet malësorë por edhe njëri ndër mësuesit  e parë të tij Ramadan Vekaj, i cili i ka dhënë mësim në shkollen e fshatit të tij Bratosh.Në mjediset e Këshillit të Bashkisë M.Madhe është organizuar ceremonia  zyrtare e dorzimit të titullit “Qytetar Nderi” poetit , dhe shkrimtarit  Malësor , Profesor Dr.i shkëncave , i nominuar për çmimin “Nobel” Gjekë Marinaj. Kjo ceremoni krahas të tjerave pati si të veçantë pjesmarrjen e njërit prej mësuesve të tij në shkollen  9 vjeçare Bratosh Ramadan Vekaj, ku prania e tij ngjalli emocione tek poeti Gjekë Marinaj. Ndërsa  familjarët , por edhe poet vëndas, si dhe autoritetet e pushtetit vëndor i dhanë gjithë vleren e duhur këtij aktiviteti në nderim të poetit të njohur ndryshe, si poeti i poezisë së famshmë “Kuajt”. Në fjalën e tij kryetari i Bashkisë Tonin Marinaj ndër të tjera është ndalur dhe ka theksuar faktin se poeti Gjekw Marinaj në kohen e tij të  rinisë ka qënë mbase  njeriu i cili   me  formatin e tij  prej një lexuesi  dhe  shkruesi të  vargjeve poetike , që tregonte se një ditë , do të kishim një poet me përmasa  nderkombëtare.Po kështu dhe poeti i njohur Preç Zogaj ka folur rreth poezive , por dhe njohjes me poetin Gjekë Marinaj, madje me   humor  ka treguar se nuk e  harron kurr dbhuratën e bërë  në ato vite kur  Gjeka ishte shumë i ri. Një pulë e pjekur për poetin tim të zëmes pati thënë aso koha Gjeka..Ndersa kreu I Bashkisë Tonin Marinaj i ka  dorzuar titullin e lartë, poeti Gjekë Marinaj ka falenderuar Bashkinë për këtë  vlersim që i bëhët .Me pas kanë pershendetur , por dhe kanë risjellë në vëmëndje kujtime dhe mbresa me poetin Gjekë Marinaj disa nga pjesmarrësit në këtë takim mbresëlënës, kurse nxeneset e gjimnazeve Koplik dhe Bajzë kanë interpertuar pjesë nga krijimtaria e poetit .

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.