Pretash Zeka Ulaj (1882-1962) trim kreshnik e i pamposhtur i Kojës kreshnike

0
1252

Nga Profesor,Gjon Frani Ivezaj

Fisi Ulaj, është i hershëm në trevat e Malësisë, sa vetë lashtësia e trojeve etnike dhe trevës sonë autoktone, e cila ruan në brendësi të vet bijtë që e ruajtën, nderuan dhe luftuan heroikisht për mbijetesën e trashigimisë dhe vijimësisë të lënë amanet nga të parët tanë.
Fëmijët dhe të rinjtë e familjes, janë ushqyer e mëkuar me dashurinë dhe respektin e thellë për të parët dhe tokën e lashtë, duke u dalluar për zgjuarësi të dhuruar nga Zoti e natyra, si fjalëhollë, herë herë e fshehtë e plot humor.
Të gjithë antarët e familjes kanë bërë një jetë normale dhe kanë gëzuar përherë respektin si familje e parë me emrin e Bajraktarit të Kojës.
Pema Gjenealogjike e të parëve të tyre buron nga familja e Ulë Gjeloshit,i vëllau Preçotë Gjeloshit, i cili, sipas burimeve historike dhe dëshmive vendas ka qenë një patriot i dalluar, që luftoj heroisht për mbrojtjen e Vraninës , duke u ndeshur drejtëpërdrejtë në luftë me cubat e Kral Nikollës, kur ra dëshmore për atëdhe në kalanë e barutit të Vraninës me trimin Oso Kukën. Eshtrat e këtij dëshmori, ende nuk janë gjetur, por historia e kujton gjithmonë jetën dhe veprën e tij në dobi të kombit shqiptar.
Sikurse çdo krahinë, qytetet ose fshat, ka historinë e mbushur me ngjarje, data, fitore e humbje, edhe familja Ulaj, brez mbas brezi ka qenë e lidhur me idealet e shenjta atdhetare, duke ruajtur me besnikëri doket, zakonet, traditat, Kanunin e maleve, fenë e krishterë dhe krenarinë e të qenurit shqiptarë.
Këtë traditë e trashëguan Zek Niku Ulaj, që është babai i Pretashit, që sërisht me barutin e ngrohtë në tytën e pushkës ka luftuar përherë kundër pushtuesve të ushtrisë turke e malaziase. Kjo familje ka trashëguar djalë mbas djali emrin e prijësit të zonës si Bajraktar i Kojës, duke qenë gjithnjë i nderuar dhe respektuar nga bashkëatdhetarët dhe banorët përreth tyre.


Pretashi, qysh i ri i njoh si Princi i Kojës dhe me vdekjen e babait trashëgon emrin e Bajraktarit (Prijësit ose Flamurtarit), detyrë të cilin e mbajti me nder deri sa mbylli sytë në vitin 1962. Për këtë dëshmojnë burimet historike, autori vendas sikurse është Prof. Pjetër Arben Teodori.

Duhe të theksuar, se në territorin e Shqipërisë së Veriut (ku përfshihete dhe treva e Kojës para vitit 1913), kanë kaluar dhe qëndruar ndër vite shumë albanologë të huaj, konsuj, lord, udhëtarë, kronistë, historishkrues, gjeografë, botanist, klerikë kaotlik, vizitor të përkohshëm, gazetarë, fotografë, eksplorues të arkeologjisë shqiptare europianë e shteteve fqinj, duke përfshirë në punimet dhe librat dhe hulumtimet e tyre shumëvjeçare, historinë, kulturën, artin, traditat, zakonet, luftrat për liri të popullit shqiptar në Malësi pa dallim feje, krahine dhe ideje.
Treva e Kojës, është në vetvete një monument natyror me pozicion të veçantë në pozitën gjeografike, për komunikimin me qytetet dhe fshatrat e tjera në veri e ne jug të saj. Për ketë dhe shkaqe të tjera kojanët shpesh janë bërë preh e synimeve grabiqare dhe arenë e përgjakshme luftrash e përleshjes mes banorëve autoktonë malësorë dhe pushtuesve që herë mbas here kanë shkelur në këto treva. Koja, është pasqyruar gjerësisht nga studiuesit e lëmeve të ndryshme kulturore dhe shkencore, kosutimeve të larmishme popullore të malësorëve, figurave kryesore që bënë historinë e pasur të trevës në fjalë.
Gjatë kësaj kohe, nëpër faqet e burimeve arkivore shtypit të kohës dhe deri në ditët tona, kam ndjekur me kujdes historinë e shpalosur nga bijtë malësorë gjatë shekujve.
Duhet thënë qysh në fillim, se portreti i saktë i Pretash Zekës Ulaj, sipas këndvështrimit të gjurmimeve historike përmblodhen me emrin e një trimi dhe patrioti, që me ndërgjegje të lartë iu përgjigj atdheut të vet, duke qenë një pushkë e ngrehur për Malësi, kundër ushtrisë otomave që gjatë pesë shekujve bëri shkatërrime kudo që shkeli këmba e saj mizore.
Me pushtimin e trevave tona, turqit sollën me vete zakonet e tyre, kulturën, gjuhën dhe fenë e tyre në mënyrë të dhunshme. Shtypja dhe kundërshtimi (rezistenca), ka qenë më i madh në trevat e Veriut të Shqipërisë, duke qenë gjithnjë një kala ose barrierë e pamposhtur për depërtimin e ekspeditave ndëshkimore turke të Portës së Lartë asokohe.
Pushtimi i trojeve arbërore, solli një pamje të zymtë në të gjithë zonat e vendit. Kështu me kalimin e shekujve gjuha zyrtare u bë turqishtja, ndërsa feja islame u përhap me gjak dhe terror, përmes takses së gjizies mes popullit shqiptar dhe posaçërisht për besimtarët e krishterë vendas. Gjuha arbërishte nuk lejohet të flitej në ambientet publike, duke i zënë vendin arabishtja dhe turqishtja e vjetër me taban sërisht arab.
Në vitet e mëvonshme, do të shohim se trevat e Veriut arbëror, të pakënaqur nga politika e kolonizatorëve shmëshekullorë aziatik, ndër kërkesat e tjera kryesore të kryengritësve shqiptarë ishte si parësore lejimi dhe ruajtja e gjuhës shqipe në mesin e autoktonëve vendas (një të drejtë që e gëzonin popujt dhe nacionalitetet e tjera që vuanin nën sundimin turk), përhapja e shkollave shqipe dhe përgatitja e mësuesve shqiptarë.
Protoganisti ynë kryesor malësori trim e atdhetari i shquar Pretash Zeka Ulaj, ishte pjesëmarrës aktiv në luftën e zhvilluar në kala të Deçiqit, po ashtu në kështjellën e Rozafatit në Shkodër në vitin 1908, i përkrahur nga të gjithë malësorët trima të malësive tona. Ai u shqua për trimëri, vendosmëri dhe dashuri të madhe për trojet etnike shqiptare. Këto vlera të kultivuar në çdo familje malësore dhe jehona e këtyre betejave u përhap me shpëjtësi në të gjithë trojet shqiptare.
Kujtojmë historikisht, se Veziri i Shkodrës Bedri Pasha, më 1908-1909 me politikën e tij ekspansioniste dhe syminin final për të asimiluar fenë e të parëve të krishterë, në objektin e kultit katolik në majë të kompanjelit të kishës së Shën Ndout si “triumfator” vendosi flamurin me yllë dhe henë pranë simbolit të kryqit të kompanjelit, duke e lënë të valëviste për tre javë me radhë.
Ndjenjat shqiptare dhe të besimtarëve të krishterë ishin prekur shumë dhe zemërimi i tyre i grumbulluar si një lëmsh në gjoks nga çasti në çast ishte gati të shpërthente lufta , kundër pushtuesve otoman dhunues.
Komandanti i pushtuesve osmanllinj, me këtë veprim fyes e poshtërues ndaj shqiptarëve e besimtarëve dhe Ipeshkëvit të Arqipeshkvisë së Tivarit asokohe, ka dashur të tregojë (sikurse e ka deklaruar hapur para popullit), kush është me mua politikisht dhe fetarisht si islam.
Përballë gjendjes së rëndë e fyese për të gjithë kojasit, Bajraktari trim Pretash Zeka Ulaj (që e ndjente si detyrim moral para bashkëfshatarëve, meshtarit të kishës së Kojës dhe Ipeshkvit të Tivarit), gjen momentin e përshtatshëm dhe iu kundërvu me armë në dorë ekspeditave ndëshkuese kundër shqiptare dhe kundër krishterëve të Vezirit të Shkodrës Bedri pashës, që kishte ardhur me mendimin dhe veprimin praktik të nënshtronte krenarinë e malësorëve.
Bajraktari, kreshniku i Malësisë Pretash Zeka Ulaj, i ndihmuar sikurse edhe herë të tjera nga bashkëatdhetarët trima heq flamurin me yll dhe hanë i vë flakën dhe rivendos me dinjitet shqiptari flamurin kuq e zi me shqiponjen dykrenare të kryetrimit të Arbërit Gjegj Gjon Kastriotit…
Pretash Zekën si Bajraktar trim, e shohim si luftëtar në krye të fiseve të Kojës kreshnike.
Sipas burimeve historike shohim, se përsëri dy vjet më vonë, më 6 prill 1911 në Kryengritjen e Malësisë së Madhe të kryesuar nga fatosat e trimat e bjeshkëve tona.

Bajraktari i Kojës Pretash Zeka Ulaj ishte një ndër organizatorët dhe luftëtarët e zjarrtë, i vendosur deri në pikën e fundit të gjakut “për vdekje o për liri” të popullit shqiptar, kundër natës së gjatë të ushtrisë barbare osmane, të prirë asokohe nga komandanti famkeq Turgut Pasha. Tashmë kjo faqe e ndritur e historisë është analizuar me hollësi nga koha dhe autorët dje dhe sot…

Po në atë pranverë të atij viti,udhëheqsi i luftës Bajraktari i Kojës kreshnike
Prëtash Zeka , në vijim të lutrave për liri, në istikamin e Malit të Deçiqit, kishtë marrë vendim,që nga Maja e Deçiqit të hiqej flamuri i Turqisë me yll e hanë, që krekosej në tokë të huaj prej 500 vjetësh në trojet tona, nëpërmes breshërisë së plumbave të ushtrisë turke, i mbuluar gjatë periudhës së luftimit drejt malit nga bashkëluftëtarët e vet, me të mbërritur në kala të Deçiqit.
Bajraktari Prëtash Zeka hoqi flamurin turk me yll dhe hënë, e shkeli me këmbë dhe nga gjoksi shpalosi flamurin kuq e zi, identitetin e vet kombëtar, që tashmë do të valëviste i lirë në tokën e vet flamuri arbëror i larë përherë me gjak heronjësh.
Atë ditë të përgjakshme ranë dëshmorë shtatë martir të paharruar të Malësisë, që më gjakun e tyre skuqën tokën arbërore, flamurin e trimit legjendar Gjergj Gjon Kastriotit me shqipen dy krenare, lartësuan ngjyrën e simbolit kombëtar, që tashmë po valëviste krenarë mbi ato shkrepa të thepisura, që gjithnjë ishin larë më gjakun e dëshmorëve kreshnikë malësorë.
Midis të vrarë malësorë ishin martirët e kombit:
Dodë Preçi,Marash Luca,Gjeto Toma,Kolë Doka,Tomë Uci,Gjeto Gjeka,Cakë Uci

Trimat në fjalë kanë përfaqsuar fiset e njohura të Kojës së Kuqit. Ata sëbashku flijuan jetën për interesat e shenjta të Atdheut.
Dëshmorët menduan e luftuan, flijuan dhe u përjetuan sëbashku, mbasi gjaku i pastër i tyre vaditi rrënjët e lashta të tokës shqiptare. Përmendorja e ngritur në shenjë kujtimi e pavdeksie, është një shenjë respekti e mirënjohje, që pasardhësit po bëjnë sot për trimat, që me gjakun e tyre të pastër shkruan historinë e Kojës së Kuqit. Bajraktari kreshnik me heroizmin e tij të pashoqë, Prëtash Zeka me shtatë martirë malësorë fisnikë, firmosën me grykën e pushkës lirinë, vendosjen e flamurit të Gjergj Kastriotit brenda territorit, ku flitet e shkruhet gjuha amtare shqipe. Lavdi e përhershme eshtrave të shtatë martirëve që nëna Koja e Kuqit i përkujton si bijtë e vet në çdo përvjetor historie, duke i vendosur në panteonin e përbashkët nën flamurin kuq e zi dhe kurora me lule të freskëta shumë-njgjyëshme.

Mbi të gjitha duhet thënë, se qysh askohe e deri tashti Koja ishte dhe mbeti tokë shqiptare dhe si e tillë do të mbesë përjetë në jetë të jetëve. Megjithatë një pjesë e banorëve, për të mos u asimiluar, u detyruar ne dhimbje ne shpirt, që të lënë trojet e të parëve, duke marrë udhëne  vështirë të emigracionit të përkohshëm në drejtim të zonave të tjera shqiptare ose përtej kufirit politik askohe.

Historikisht Pretash Zeka si Bajraktar e ka ruajtur nderin, dinjitetin, krenarinë e të qenurit shqiptar i devotshëm edhe pse ishte në mesin e dy armiqve të rrezikshëm dhe të pamëshirshëm turko-sllav.
Prej derës të mirënjohur Ulajve, të dalluar ndër shekuj për besë burrëri,trimëri,sakrifica të mëdha për atëdheun, të njohur me zakone e tradita të thella shqipëtare, kanë dalë burra legjendarë, që shkruan faqët e lavdishmë të histories të Malësisë.

Sërisht nga kjo derë e famëshme kanë lindur burra të mençur luftëtar dhe trima, Zek Niku, Prëtash Zeka, Ucë Geri nji trim i fjalës i besës e i shpatës , e të tjerë me rradhë ku lane gjurma të thedha në historinë e popullit shqiptarë.
Mbas shumë dekadave dhe në shekujt që do të vine Malësia dhe Shqipëria do t’i kujtojë me nderim dhe respekt jetën dhe veprën e madhe të bajraktarit Prëtash Zekës, dhe fisit Ulaj dhe luftëtarëve trima, që nuk kursyen asgjë për të mirën e popullit dhe atëdheut të tyre të shtrenjtë .

Sëfundi dua të them, se kryeprinci i Kojës kreshnike Prëtash Zeka, është dhe mbeti figura e përsonaliteti më i zgjuari i kohës, luftëtari e idealisti i madh për çeshtje kombëtare, ku luftojë dhe kontribojë të gjithë jetën e tij me afshin e zjarrtë në ballin e Malësorve trima, për liri dhe pamvarësin e egzistencën e trojeve shqipëtare. Me idealët e tij të zjarrta kombëtare,pasurohet historia jonë, lartësohet dhe nderohet me shembuj konkret ngjyra e shenjtë e flamurit tonë, rritet dhe madhështohet në liri simboli i përhershëm i shqiponjës dhe shqiptarizma e kulluar e bijve tanë bashkëatdhetarë të fisit të madh të Uljave në Kojën kreshnike.


Profesor,Gjon Frani Ivezaj

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.