KUPA “MEHDI DULI” VLERSIM PËR TRAJNIERIN KAMPION

0
489

Pak ditë pas ndarjes nga jeta, të njërit prej intelektualve të qytetit të Koplikut, pikërisht
ish shahistit, njëherazi dhe trajnierit kampion kombëtar në sportin e “mëndjes” shahut, të ekipit të Veleçikut, tashmë të ndjerit Mehdi Duli, është organizuar kupa “Mehdi Duli “ në Shah. Pjesmarrës të këtij turneu shahistik, ishin nxenës të shkollave të M.Madhe.
Ky aktivitet sportiv, memoristik dhe nderues është organizuar nga sektori i sportit në Bashkinë M.Madhe, qëndra kulturore dhe ideuar e realizuar nën kujdesin e gazetarit sportiv Bashkim Ramekaj. Për të ndjekur këtë event sportiv kanë qënë vëçmas familjarëve të të ndjerit Mehdi Duli edhe ish koleg të tij në sportin e shahut edhe kreu i Bashkisë M.Madhe Tonin Marinaj. Nxënësit lojtar të shahut treguan plot pasion deshirën për këtë sport të bukur, çka u la për të kuptuar se ky sport do të vijojë të jëtë elitar sërish në klubin shumësportesh të Veleçikut. Kështu pas një rivaliteti të bukur sportiv, në fund janë shpallur dhe fituesit, ku vendin e parë e meritoj për vajza Edona Delaj Shkolla Grizhe, ndërsa për djem Erison Karrabecaj Sterbeq. Si gjithnjë ky aktivitet është organizuar nga qëndra kulturore e fëmijëve, ndaj dhe kreu i Bashkisë M.Madhe Tonin Marinaj ka dorëzuar çmimet fituesve. Nderkohë që ka vlersuar maksimalisht modelin e punës drejtuese në këteë sport
të ish trajnierit Mehdi Duli. Në vlersim të këtij aktiviteti familjaret e të ndjerit Mehdi Duli, kanë shtruar një drekë për pjesmarrësit, ku nëpërmjet emocioneve, mbresave dhe kujtimeve për Mehdi Dulin, gazetari sportiv Bashkim Ramekaj , ka sjellë copëza kujtimesh të bashkpunimit të tyre ndër vite në funksion të mirë funksionimit të sportit të Shahut në M.Madhe.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.