Preç Zogaj rrëfen historinë e dhimbshme:POLITIKË “Komunizmi më pushkatoi dajën e babait, e la varur tre ditë në Lezhë”

0

Analisti Preç Zogaj ishte i ftuar mbrëmjen e sotme në “Opinion”, ku është folur për sitemin komunist.Zogaj tregoi dy dajat e babait të tij janë pushkatuar nga sistemi komunist, ndërsa një kushëri i tij u shpall kulak, gjë e cila e pengonte atë të studionte apo të merrte një vend pune në atë  kohë.Ai tha se një nga dajat e pushkatuar të babait u la i varur tre ditë në Lezhë, ndërsa tjetri u zhduk në lumë dhe ende nuk i janë gjetur eshtrat.“Kisha njollë në biografi. Unë kisha dy dajët e babait tim të pushkatuar nga komunizmi në vitin ’46. Njëri prej tyre është lënë i varur tre ditë ne Lezhë. Gjin Jaku quhet, ndërsa tjetri është zhdukur në lumin Zme dhe eshtrat  e tij nuk janë gjendur akoma, Ky është dhe një pengu im që ende nuk i kam gjetur. Janë në listën e personave të zhdukur që ka dhe instituti i të përndjekurve politik. E dyta kishte lidhje me familjen time, ne ishim ish-pronarë toke. Një kushëri i imi që ishte dhe kryefamiljarë i shtëpisë, nuk deshi të hynte në kooperativë meqë në atë kohë thuhej se është vullnetare. Atë ë shpallën 27 vite kulak.”-tha Zogaj./CNA.al

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.