Nga :Marjana Sulejmani
Ne porten e Mirsise u gjenda sot
E gjunjezuar para”Altarit te Shenjte”
Bera lutjen time…!
Te zgjoj nga myku i plogeshtise heshtjen
Te gjithe ka kohe,qe heshtim
Vetem te paudhet bejne zhurme
Te hedhur ne zar…luajne fatin tone
Me idet e tyre te coroditura…kaluan cdo cak
Diku nga larg….dikush pyet:
O njerez qe i nenshtroheni heshtjes
Cili nga ju e pa “ate”Zot…????
Se vetem “ai” eshte i pari per ne sot…
Une jo…as une….edhe une jo
Nje tjeter pergjigjet: As une jo…por
Pa e pare….une e besoj!
Jam une i heshturi…i genjyeri…i mashtruari..
I rebeluari,qe jeta me beri “vagabond”
Jam une,qe do t’pikturoj ne karikature
Trupin e hienave bark dhjamosura
Jam une qe do hap varret e tyre
Pa asnje shenim identiteti….
E me lotet e t’heshturve…te bere lume
Dua t’pagezoj shpirtrat e tyre te lodhur
Dua t’zhduk friken qe ne vite ushqyen
Dua t’varros heshtjen e t’paudhet
Ne te njejten grope….
Jam “une” qe dua te ndryshoj historine…!
Adamit dhe Eves t’ju pikturoj lakuriqsine
Nudo…nen hijen e fikut…pa gjethen e virgjerin
Jam une,qe do t’vras gjarprin e Mythologjine
Dhe liria e Njerzimit …ne gjuhe tjeter te flitet
E lire…..pa asnje mashtrim….!!!