Në bahçen poetike të Lezhes , ç’do kush që futët për të kundërmuar erën e pashoqe të poezive të keëtyre poetve, më siguri e ka të vështirë të veçojnë. Të gjithë poezit e këtyre poetve ja në aq te b ukura , aq te arrira aq… Sa vertetë , nsëse merr njerin poet dhë lënë tjetrin, ndihesh jo mire, ndaj dhe thua: Sot “këputa”… nësrer do vij për….Ja kësisoj kësaj rradhe revista “Fjala “krijimtari në e poetës Fatmira Loci, për ta percjellë tek lexuesi, njëherazi realizuam dhe një intervistë të shkurtër me poeten brilante Fatmira Loci. – Redaksia-
Bisedoi: Gezim Vuçaj
-Pyetje: Shkurtazi për lexuesit e revistës “Fjala” kush është Fatmira Loci?
Përgjigje: Dikush që s’preferon të flasë për vetën. Pëlqen të lexojë, rrekët të shkruaje. Pafundësisht e dashuruar pas natyrës, artit, muzikës, poezisë…
Pyetje: sa mëndoni se ka qënë deri më tani në sinkron ëmri I juaj me fatin tuaj?
Përgjigje: Hiç! (Haha shaka!) S’besoj në fat. Në punë po, po mbase kam punuar më pak nga ç’duhej për të shkuar atje ku dua. Uroj koha t’më japë kohë.
Pyetje: Tanimë konsideroheni një poete drejtë afrimimit në elitën e poetve kombëtarë, kur keni besuar ju vetë që jeni poete?
Përgjigje: Akoma s’e ndiej, po ndonjëherë gëzohem si fëmija kur dikush më shkruan se ka lexuar dhe pëlqyer librin tim. E dua atë që shkruaj, po sesa e mirë është vetëm lexuesi mund ta dëshmoje, dhe kjo kushedi kur ndodh, nëse do ndodhe.
Pyetje: Lezha është një trëvë prodhimtare e poetve elitarë, ju sa jeni ndikuar nga ky realitet?
Pergjigje: Lezha është qytet magjepsës për nga natyra, dhe frymëzimi s’mund të t’mungoje kurrë, nëse është talenti.
Pyetje: Një poetë e cila mund të këtë poezi të bukura, por është edhe e bukur, si duhet quajtur?
Pergjigje: S’e kam parë vetën në pasqyrën e bukurisë ndonjëherë, dhe pse gjithnjë jam ndjerë mirë për çka më është dhënë falas. Sa për “poeten” mbase do e meritoj si titull kur të shkruaj poezinë që s’e kam shkruar akoma. Dashnore e letërsisë, më shkon më tepër, se herë e dua fort e herë gënjej vetën ta braktis, e prapë në burimet e saj e shuaj etjen.
Pyetje: Në historinë e poezisë botërore, veshtirë të gjendët një vëllim poetik që minimalisht nuk ka një pjesë të konsiderueshme poezi për dashurinë, si mëndoni përse nuk u mbaruan një herë fjalët e bukura, të ëmbla për dashurinë?
Përgjigje: Mbase, rron e strukur vetëm përmes fjalësh, vargjesh, dhe himnizimi është e vetmja mënyrë për ta mbajtur gjallë frymën e saj.
Pyetje: Cili është poeti ose poetja që këni më perzëmër?
Përgjigjë: Kam disa poezi të dashura, të autorëve shqiptarë e të huaj, ama si poet tani më vjen më afër zemrës, Ndoc Gjetja. Ju faleminderit që më ftuat në revistën “Fjala” dhe suksesë në vazhdimësi!
POEZI NGA : FATMIRA :LOCI
UDHË E THYER
Shpejt ma zunë ca re të zeza kaltërsinë e qiellit tim,
Veç më nisen disa shkresa, si një dozë për ngushëllim.
Pasi m’vodhen copëza dritë, buzë gremine vet’ më lanë,
Ca ngërdheshje ironike sikur plumb mbi gjoks më ranë.
Shpejt m’i mori krejt çka pata, kohë përbindshe, e pa fe,
Gjithë gëzimet nëpër data m’i groposi thellë nën dhè
Si kujtim më mbet i hidhur, një mungesë që rron e gjallë,
I ngjan shpresës së pabindur, është si malli-përmbi-mall.
Shpejt ja njoha gjithë mungesat kësaj bote hileqare
: Natës kur mungojnë nënkresat, prej mjerimit të ndjesh marre;
Dita të të zbardhë të lodhur nga një bark që ulërin;
Veç me ujë të jesh e ngopur, dhe me barrën përmbi shpinë.
Shpejt më lodhi jetë e çmendur, çmenduri e njerëzisë,
Si një breshër vjen e dendur gjithë kjo loj’ e djallëzisë.
Ndoshta, shpejtas ju dorëzova këtij fatit tim të keq
Por besomëni, luftova, dhe u munda si për dreq.
Maj 2017
SOT
T’i dëgjova fjalët e pathëna!
(Me heshtjen tënde fola gjatë)
Një zë më ftoi – të futem brenda,
Një ulërimë – më nxori jashtë!
Prill 2016
Vallëzo
Mos pyet sonte për dhembjet!
Lere ujëvarën e lotëve të derdhet,
shpirtin të zbrazet,
gjaku të kullojë pikë-pikë bashkë me helmet e së shkuarës.
Zhytu në zhurmën e heshtjes ndiz një cigare,
kthe një gotë plotpërplot harresë mbyll sytë,
dhe… Vallëzo! Vallëzo me flladin e mesnatës,
zgjoje qytetin e përgjumur me një tango hareje,
hapa çmendurie, ulërima pasioni…
Vallëzo, gjer në dehje gjer në prehje.
Ndanë udhës së zagarëve
buzë lumi) një kor bretkosash jep koncerte madhështore natë – për – natë.
Ata, do jenë spektatoret tu,
udhëheqësit tuaj artistikë të qytetit pa aktorë, pa teater!
Do jenë melodia e qytetit pa muzikë, fjala e poetit, që ja vodhen poezinë.
Por Ti, Vallëzo! Në djall muzika, teatri, poezia…
Tregoji botës sa e lumtur je mes natës së errët,
në qytetin e të vdekurve buzë lumit të zi.
Maj 2018
Aromë heshtje
Prej kohësh më vijnë zarfe të bardha
Me pullën e heshtjes vënë përmbi,
Fjalëkryqe zymtakesh më dalin para
Në një vjershërim të muzgjeve gri.
Prej kohësh zbardhojnë ditë acari
Të gjata sa jeta që ngjet në mynxyrë,
Nata mbretëron nën heshtje varri,
Ndaj, vetëm Hënën e shoh në fytyrë.
Prej kohësh lexoj romane pa fjalë
(Si një vezhgues pasazhesh në fjetje)
Veç një statujë frymon e gjallë
Aty mesdhomës, me aromë heshtje.
Janar 2017
Mbase…
Mbase, do pendohesh një ditë
E trupi të shembet nga dhembja,
Nën diellin e vdekur tek sytë
Me ndoshta, do rrojë vetëm mendja.
Kitarat do t’jenë çakorduar,
S’do këndojë as qyqja mbi pemë.
Do mbes poezi e pashkruar,
Vajtimi që mbyll çdo poemë…
Mbase, kjo botë s’na përkiste
S’mund të ishte e jona së gjalli,
Do duhej që njëri të vdiste
Dhe tjetri të mbytej nga malli.