Presion Politik Flagrant ndaj Hashimit Thaçit dhe Kadri Veselit

0

-Kosova dhe Shqipëria duhet te reagojnë fuqishëm ndaj këtij atentati qe i behet lirisë dhe pavarësisht se Kosovës –

NGA: MUSA  KURTULAJ

Një dite para takimit ne Bruksel (date 25 qershor) te delegacionit te Kosovës me atë te Serbisë si dhe 3 dite para takimit te nivelit te larte ne SHBA te mes Kosovës dhe Serbisë (dt.27 qershor), Prokurori i Specializuar për Kosovën ne Hage, njoftoi sot pasdreke se ka ngritur ndaj Thaçit dhe Veselit akuzën për krime kunder njerëzimit dhe krime lufte ! Ai i akuzon për 100 vrasje gjate periudhës kur Hashim Thaçi ishte udheqesi politik i UÇK-se ndërsa Veseli gjithashtu kryente detyra shume te rëndësishme ne shtabin e UÇK-se ! Pra behet fjale për 20 – 21 vite me pare, kur luftohej për çlirimin kunder okupatoreve serbe për çlirimin e Kosovës! Hashim Thaçi sot është President i Kosovës ndërsa Kadri Veselit Kryetar i Partisë Demokratike te Kosovës ( ish- Kryetar i Kuvendit te Kosovës). Kjo akuze do te shqyrtohet nga Gjykata e Posaçme, e cila do te vendose nëse do te regjistrohet e te filloje proçesi apo do te pushohet. Ajo qe tërheqë vëmendjen ne ketë rast është se njoftimi për ketë akuze publikohet nga Zyra e Prokurorit Special vetëm pak ore para se te zhvillohet ne Bruksel takimi mes delegacioneve te Kosovës dhe Serbisë nga ku me pas do te udhëtojnë për ne SHBA, për takimin udhëheqësve te dy vendeve te thirrur nga Presidenti Donald Tramp ! Shume i rendesishem ky takim si për Kosovën ashtu dhe Serbinë, ndërkohë qe Prokurori Special pa pritur njofton akuzën ndaj Hashim Thaçit, njërit nga protagonistet kryesor te takimit ne SHBA !!!!!!! Ky është presion politik flagrant nga Prokurori Special jo thjeshte ndaj Hashim Thaçit si President i Kosovës, por ndaj Kosovës ne tërësi ! E pabesueshme te ruhet pikërisht për ketë moment një akuze e tille nga Prokurori Special ! Një akuze e tille mund te pritej nga Prokurori i Serbisë ndaj Hashim Thaçit, por jo, kurrë jo, nga Prokurori Special pranë Gjykatës se Posaçme ne Hage, qe tek e fundit është ngritur me votat e deputeteve te Kosovës ne vitin 2015 ! Kjo e ka emrin përdorim politik i akuzës, e ka emrin dinakëri dhe atentat ndaj atyre qe udhëhoqën çlirimin e Kosovës, PERKRAH fuqisë me te madhe ushtarake te botes se lire demokratike:NATOS ! Ky veprim i pastër politik i Prokurorit Special ndaj udhëheqësve çlirimtare te Kosovës nuk mund te kaloje si një lajm qe i zgjate jehona 3 dite dhe shuhet ! Jo dhe Jo, institucionet e Kosovës, por edhe te Shqipërisë patjetër, duhet te reagojnë fort dhe me zë te fuqishëm ne mbrojtje te dinjitetit kombëtar, lirisë e pavarësisë se Kosovës dhe te çlirimtareve te saj ! Me e pakta qe duhet te kërkohet pa humbur kohe është dorëheqja e Prokurorit Special për Kosovën ne Hage ! Me e paketa kjo, ndryshe te kërkohet shkarkimi i tij dhe ti kërkohet falje publike Kosovës për ketë thike pas shpine nga ky prokuror ! Gjate këtyre 21 viteve pas çlirimit te Kosovës, është treguar qarte disa here nga jo pak figura kryesore te UÇK-se se nuk kane nguruar te ballafaqohen me akuzat e ngritura për krime lufte, përkundrazi ! Kane qene ne Gjykatën e Hagës, nuk janë shmangur, kujtoni Ramush Haradinajn dy here apo Fatmir Limajn, dhe kane triumfuar me te drejtën e luftës se Kosovës ! Por ne asnjë rast nuk është vepruar si ketë radhe, kur pikërisht ne ditët me te rëndësishme për Kosovën,21 vjet pas çlirimit te saj, dhe jo vetëm, Prokurori Special për Kosovën ne Hage zgjedhe momentin për te akuzuar Presidentin e Kosovës dhe figura te tjera shume te rëndësishme te saj, për krime lufte ! Prandaj nuk mund te heshte as Kosova, as Shqipëria, ndaj këtij presioni politik flagrant qe i behet Kosovës ! Duhet përbuzur me neveri ky presion dhe denoncuar ne te gjitha institucionet ndërkombëtare nga Evropa ne SHBA ! E nisi i pari reagimin denjitoz ndaj këtij rasti te shëmtuar Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, le ta bëjnë edhe institucionet e tjera pa vonese !

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.