Përse duhet të besojmë tek PD e Basha?

0
515
Nga : Alban Daci
Partia Demokratike është subjekti politik që ka mbi supe një peshë të jashtëzakonshme historike, sepse lindi si forca e parë opozitare duke u identifikuar me lirinë dhe të drejtat themelore të njeriut, pluralizmin politik, me vetë demokracinë.Partia Demokratike nuk lindi si një forcë politike për të qenë opsion pushteti, por ajo erdhi natyrshëm nga fryma e mijëra qytetarëve që e kërkuan si një alternativë dhe si një forcë për të rrëzuar e mundur regjimin më mizor në Europë. Pra, PD ishte kauza e frymës së qytetarëve, ajo lindi nga forca e shesheve dhe uria e shqiptarëve për liri e demokraci.Partia Demokratike ndërmorri reforma për reformimin e ekonomisë, shndërrimin e vendit nga diktaturë në demokraci.Partia Demoratike, ka qëndruar edhe në opozitë si alternativë dhe sot është Opozita reale e vendit që rrezikon të rrëshqasë përsëri në një diktaturë akoma më të rrezikshme.Partia Demokratike është një parti që ka histori mbi supe, që ka kauza dhe mbi të gjitha mbetet alternativa e vetme në vend.Partia Demokratike me kryetarin Basha, ka hyrë në një dimension të ri lidershipi, ku spikat fryma perëndimore e në themel mbetet modeli amerikan i demokracisë e kjo është parë qartë në procesin e parë real të zgjedhjes së kandidatëve për deputet nga baza. Çdo proces ka probleme dhe hatër mbetjeve e sidomos kur aplikohet për herë të parë në një realitet si Shqipëria.Megjithatë, procesi që ka hyrë PD, dëshmon qartë, se demokracia mbetet ideali më i rëndësishëm dhe po ashtu PD nën drejtimin e z. Basha dëshmon se përqafon transformimin dhe reformimin duke qenë koherente me sfidat e kohës.Partia Demokratike mbetet kantieri më i rëndësishëm politik në vend dhe po ashtu vazhdon të jetë partia që përfaqëson realitete të rëndësishme njerëzore.
Partia Demokratike nën drejtimin e z. Basha, jo vetëm që nuk ka humbur origjinalitetin e saj si forcë e djathtë, por e ka lartësuar akoma më shumë këtë dimension duke futur elementë të rëndësishëm të welfare state e shembull më i mirë është plani i rimëkëmbjes ekonomike me pesë pika dhe konsolidimi i shtresës së mesme.
Nëse PD mbetet forca më e rëndësishme, alternativa e vetme e qeverisjes duke u modernizuar, reformuar e duke pasur projekte serioze për qeverinë, atëherë pse duhet të krijohen parti të tjera? Në këto vite kemi parë plotë nisma partiake për egoizma personale të sëmura pushteti. Megjithatë, elektorati shqiptar është ky, është njëlloj sikur shtatë dasma të bëhen në të njëjtën kohë në një katund, atëherë konaku është i njëjti, ndryshojnë vetëm krushqit.PD ka historinë e saj, forcën e saj dhe nuk ka nevojë për krushqi. Më vjen keq për ata që krijojnë konaqe të reja e kanë nevojë për krushqë të rinj. Kështu i lodhin ato pak shqiptarë sa në një derë në një tjetër, vetëm se kanë dëshirë të martohen e divorcohen shpesh, sepse nuk mbajnë dot kontratën martësore më qytetarët.Shqiptarët, janë të vetëdijshëm, se PD mbetet forca kryesore politike në vend. Kushdo që ikën nga PD, këtë e bën, sepse nuk respekton dot “kontratën” me qytetarët e militantët, por në jetë ndodhë që dështimi i një martesë të ndershme mund të jetë një arsye për të mos gjetur më paqe në martesat e tjera.Këto lëvizjet e reja, përveç që kanë fytyrat e konsumuara nga pushteti i tejzgjatur nën logon e PD, nuk kanë as kauza, as histori e mbi të gjitha nuk kanë një alternativë konkrete.PD e Basha janë para një dilemë të madhe historike, të përballen me të keqen e të kthejnë shpresën ose të heqin dorë e të lënë të keqen të bëj krushqi me “nismat egoiste” duke mbajtur peng të ardhmen e Shqiptarëve. Shqiptarët, ose shumica e tyre e kanë bërë zgjedhjen e tyre e kjo është padyshim PD dhe Basha!

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.