FESTIVALI I POEZISE : TROKITJE PËR ÇMIMIN GJEKË MARINAJ TASHME KA FITUESIT E TIJ

0

Ishin ditët e një vape të muajit Gusht , të vitit 1990 . Ditë të cilat sikur na kishin futur të gjithve një drithërim të ftohti , ku temperatura politike në mendjet tona ndryshonte brënda orëve . Gjithsesi era e ngrohtë e perendimit , kishte filluar të depertonte . Dhe natyrisht si gjithnjë më guximtaret ishin poetët dhe rinia . Atë ditë , ndryshe nga ditët e tjera vjen nga Bajza e Kastratit në qytetin e Koplikut , djaloshi imcak Gjekë Marinaj . Si zakonisht u bëmë bashkë me poetin e njohur Dodë Kaçaj , me shkrimtarin po kaq të njohur Ramiz Lika , me shkrimtaren Fitore Jonuzi me … Dhe kur lexuam në at faqe fletoreje atë poezi , të gjithë u stepëm , por prof. Ramizi dhe Doda dhanë mëndimin që kjo poezi duhej botuar pa tjeter , ishte një poezi që … Në fakt kështu u bë falë dhe redaktorit përgjegjës në gazeten “Drita” Rudolf Marku . Tonin Marinaj aso kohe një djal i ri , por dashamirës i ne krijuesve , mori përsipër mundësimin të shkuarjes së Gjekës në Tiranë për ta dorzuar në duartë e sigurta të Rudolfit . Dhe dita e dielë 19 Gusht 1990 , plot 30 vite më parë , poezia “Kuajt” botohet , dhe menjëherë bëhët “pronë” e rinisë studentore . “Kuajt” u përhapën në mënyrë të rrufeshme , ndërsa autori i sulmuar dhe i survejuar nga sigurimi i shtetit , pak javë më vonë ngarkon në shpinën e tij të njomë një çantë me libra , dhe një tubë me gazeten “Drita”, falë zotit kalon telin me gjëmba dhe … Kësisoj “Kuajt” e dërguan Gjekë Marinajn në Amerikë.

Tërë jetën duke vrapuar rrimë

Shohim veç përpara

Ç’bëhet prapa s’duam t’ia dimë 

Ne nuk kemi emër të gjithëve kuaj na thonë

Nuk qajmë 

Nuk qeshim

Heshtim

Dëgjojmë

Hamë atë ç’na japin

Ecim nga na thonë 

Asnjë nga ne s’është mendje hollë

Kush qe kalë mbreti

Posti qe i lartë

Kush qe kalë princeshe

I bënë shalë të artë

Kush qe kalë fshatari

Pat samarë me kashtë

Kush qe kalë i egër

Tërë jetën fjeti jashtë

Po qemë dhe mbetem kuaj para njeriut

Dhe ishtë pikërisht data 19 Gusht i vitit 2020 , ku në respekt të 30 vjetorit të botimit të kësaj poezie , Revista “Fjala” mori inisiativën e festivalit të parë poetik ; “Trokitje për çmimin Gjekë Marinaj” . Kësisoj vershuan krijimtaritë poetike nga mbarë hapësira Shqiptare . Plot 40 poezi që mbanin firmat e 40 poteve , u bënë pjesë e këtij edicioni të këtij festivali poezie . Kështu çdo ditë në portalin Revista “Fjala” janë botuar poezit e mbërritura nga poetët që nga Amerika e largët , Prishtina , Tirana , Vlora , Lezha , Shkodra M.Madhe e Tropoja , si dhe nga Shkupi , të gjithë në “garë” për të fituar çmimet e revistës “Fjala” . Ndaj 7 nëntori , kjo ditë e bukur , si një ditë pranvere , në Bar Restorant Hotel “Rubensi” u përcaktua dita e takimit final të këtij festivali poezie . Bashkia M.Madhe me kryetar Tonin Marinaj ishte mbështetësi kryesor i Revistës “Fjala” , që bëri të kurorzohet me sukses ky event artistik në qytetin e Koplikut . Një skenar i përgaditur , dhe i realizuar në çdo detaj i dha kolorin e duhur këtij festivali . Aktorja e Teatrit “Migjeni” Rajmonda Marku , dhe aktori nga qyteti i Koplikut Bujar Hoxhaj , e moderuan këtë aktivitet në mënyren më shembullore të mundshme . Aktiviteti i poezisë “Trokitje për çmimin Gjekë Marinaj” është rregjistruar i plotë nga Tv Kopliku dhe Revista “Fjala” Kësisoj falë punës përkushtuese të operatorve dhe montazhierve : Ndricm Hoxhaj , Artur Hoxhaj , Samed Vuçaj dhe syrit të fotografit Mentor Dorzaj , është një realizim perfekt që do të përcjell tek teleshikuesi çdo detaj të veprimtarisë . Nga 40 poezit konkuruese , sipas vlersimit të klikimeve online , u klasifikuan 10 poezi , ku në mes të tyre , 6 poezi do të ndanin çmimet e përcaktuara nga stafi realizues . Drejtore organizative e këtij festivali ishte Rudina Bardhi gazetare e cila realisht falë një pune tejet të kujdesshme dhe profesionale , gjithëçka shkoj më së miri . Aktorët interpertuan 10 poezitë e klasifikuara . Ndërkaq Artistët e folkut dhe të muzikës , si Lahutari Jonuz Delaj dhe Këngetarja e talentuar Elvira Fjerza gjatë kohës që juria ishte në momentet e punës më kulmore të vlersimit të poezive , përshendetën me disa pika muzikore , mjaft argëtuese për pjesmarrësit . Poeti dhe shkrimtari i mirënjohur Prëç Zogaj me cilësinë e kryetarit të jurisë , ku në përbërje ishin mësuesja e letersisë në gjimnazin “Sherif Hoxha” Koplik Merita Curri dhe poetja njëkohsisht studiuese e krijimtarisë së Gjeke Marinaj Senada Delaj ( Demushi) , pas diskutimeve dhe mendimeve herë herë ndryshe nga njëri tjetri arritën në përcaktimin e këtyrë çmimeve .

Çmimi i parë për Bujar Hoxhaj nga qyteti i Koplikut me poezinë :

I TRETI

Asht e vështire me e ndal menimim
Tue zbritun vrik ne llogoren
Ç’i lidh dy gjinjt e tu , t’hekurt si bunkere .
Gjoksi jot i majt shpesh ka bujt prej kahut tjeter ardhun 
Doren teme ,
Me zemer rrahje ,
me frymarrje t’shpeshtueme
N’çaste t’pakta ,
Se dëshira me nejt fjet ishte ma e vogel se ajo me jetue …
E kam lakue pozen tane kryenalt
në pes rasat , e dy trajtat : 
N’emnore – Kleopatër e bukur , femna fatale
Ishte medajle ,
N’gjinore – e nji burri fatkeq , e nji dashnori gjaksorë
I falte net
N’dhanore – nji djali të mire , djalit të virgjen 
Dhe lypte
N’kallzore – nji fron t’lakmueshem , fronin e arte 
Qe do ta pshtonte
N’rrjedhore – prej nji burri fatkeq , prej dashnorit gjaksor .
Kam andrrue me gabue n’lakim .
Kam shpeshtue najher si Plutarku me t’vu n’pah mençunin .
Kam arnue morfema me materie shpirtin ; 
Shpirtlige
Ç’i mke ardh n’andrra ! 
Shpirthelm
Ç’i i ke trazue dy fazat e gjumit tem !
E Pashpirt
Ç’i nuk ke lind !
Pershpirtem ,
Ç’i me i ik makthit
Se , un jam zgjedhje e tret
Edhe n’andrra …

Ndërsa me çmim të dytë u vlerësua poeti : Bledar Tafa nga qyteti i Shkodres

SI NJË

Si një copë akulli shkrihem këtë verë 
Ndoshta do ngrij sërisht në dimër!
Gabova një herë apo njëqind herë?!
Fajtor e gjykates …i vehtes sime
Si një lule jam ngjitur pas tokës sime
Ndoshta do thahem në vjeshtën e vonë
S’dua lëvdata as sharje pas shpine!
Sidomos nga ata që s’ndjejnë as aromë
Si një re do iki ngadalë drejt lindjes
Me valixhen e vjetër rënduar nga shiu!
Syve dy lotë malli e qindra të dhimbjes
Mallkuar e bekuar kjo tokë që mi fshiu …
Si diell do u vështroj andej nga perëndimi 
Do shtrij duar e shpirt gjithmonë në përqafim
Sa e vështirë ndarja por më i vështirë kthimi
Lamtumirë për tani … E Mirupafshim në Agim!

Sërish fituese një poete nga qyteti i Shkodrës : Elida Rusta

BURR I BUKUR  

S’kam me të dvetë
Kurrë
pse heshte gjatë
Hesht se kështu
më djeg má fort!
Gjithmonë me yje
s’flitet,
kanë turrin e vet.
Anës Bunës jam,
prej kuarci e bore
me zemrën plot
limfë dashnie…
E vështirë me u 
hupë.
Askush nuk din má
mirë se unë
si bjen dielli mbi
kala,
qysh kalëron fjalëve
kjo butësi
kërcënuese.
kërcënuese.
E shtrime bri
Rozafës,
të dyja nji sy,
nji dorë e nji gji jashtë. 
S’ka varrmihës
që m’i merr masat e 
trupit,
duhet vorr i sigurisë
së naltë tip
alkatraz…
nuk m’mbjen
gozhda e kryqit të
askujt.
Udhës takoj njerëz
të dhunshëm…
Vijnë me má puthë
arkmortin.
Më marrin në pyetje,
m’torturojnë për
romancë të paligjshme.
Gra si unë
prej yjesh e gjarpnijsh,
e kapërcejnë lehtë
ferrin.
Pak dashni m’duhet
me u nisë me
ulërima galaktikave,
me pushue
n’krahnorin tánd
limer ofshamash
me Prada e rrëshinë
pishe,
me ujqën
t’pushkatuem.
Fëmijë bjeshkësh e
vikingësh,
báj se zemërohem e
bie pik’
mbi të njejtën degë

Ishin këto pra tre poezit fituese të çmimit të parë , të dytë dhe të tretë të festivalit “Trokitje” për çmimin “Gjekë Marinaj” Ndërkaq stafi realizues i këtij festivali nuk u mjaftua vetëm më këto tre çmime , madje ishin dhe tre çmime të tjera , të një rëndësie dhe peshe krejt të veçantë .

Kësisoj poeti nga Kosova Agim Desku ka merituar çmimin special të festivalit .

SHQIPTAR  

– Faleminderit president Trump , por jemi shqiptarë

Shqiptarë ore të mjerë jemi

Gjashtëmbëdhjetë shekuj para Krishti

Unë dhe Tanagra folëm shqip

Brez pas brezi jemi këtu shqiptarë

Mali e fusha shqip bërtasin

Veç pse n’gjuhë t’perëndisë ne flasim

Në një Shqipni e n’shqipe mali 

Hyjnitë na kanë shndërrue

N’zana t’legjendave na kanë bekue 

E di para zotnave veç Homeri ishte këtu

Nuk janë larg shekujt e ferrit

Që ikën nga unë njëherë e përgjithmonë

Se u shndërruan në Apokalipsa të tmerrit

Sa më dhemb kur ju ngjaj në korba të zi

E jo siç jam shqipe e dheut të bekuar

Le të plasë bota po deshi

Së Shqipnia s’ka për t’u zhbërë

Një ditë do të na rikthehen zotnat tanë

Mjaft i besuam njeriut të bardhë e të zi

Eh që besa edhe vet djallit të ri .

 

Ndërsa poetja e talentuar nga qyteti i Lezhës Fatmira Loci është vlersuar me çmimin e poetes … 

NISË TE SHKRUAJ

Nis tu shkruaj dhe nuk mundem

fryma gati ka shterruar

Zvarrit penën nëpër letra

zvarrit këmbë e zvarrit duar

Ndjej , jam lodhur , raskapitur

në k’të terr që s’ka të sosur

Kjo lëngatë më ka drobitur

poshtëruar , sakatosur

Shoh t’më vrasin ditë-për-ditë

nëpër shekuj jam e vrarë,

Me një gisht më nxjerrin sytë ,

kur pëllëmbën venë mbi ballë . 

Në ekrane me plot ngjyra

fokusojnë lotët e ngrohtë

Ndërsa dhimbjen pak ma njohin

këta manekinë të ftohtë.

Mjafton loja të nisë mbarë

anise mbi plagë më shklasin

Thonë rrëfenjën si përrallë 

në publik duartrokasin!

Kur gjithçka ka përfuanduar

ata shkojnë gjith nur-e-gaz,

Shuhen dritat me gjith ëndrra

veç zhgënjimi më ndjek pas

Arratisem larg nga bota

nga vetvetja arratisem

Marr ca germa , puth ca nota

mbush trishtim valixhet nisem

Atje tej mbase s’më njohin

një kafshatë e ha mes resh

S’do kërkojnë akujt t’më ngrohin

“engjëjt” s’do më bien ndesh

Ndaj, veç hani e mbllaçisni

gjithfarë gjepurash lëshoni

Dhe aty nga kryevendi

“kushtetutën” prapë ndryshoni

Nëse gjërat s’u shkojnë mbarë

zbrazni dengjet me përralla

Ta dëgjoje çdo qyqar

t’ju besoj’ e gjithë mëhalla

Ama , kokën mos e ktheni

do rënkoje fushëdjerra

Mal me flluska do të gjeni

për themele – lulëferra

N’ju rënte kërrab’ e peshkimit 

gjumi vrikthi do ju dale

Jo mbi majat e Olimpit

po ndër lluca e moçale

Ndersa poeti nga M.Madhe Isuf Hebaj me poemën balada e Gjyshes , është vlersuar me çmimin e poetit të festivalit . Disa nga të veçantat e këtij festivali të parë poetik , të organizuar në qytetin e Koplikut , i cili realisht pati gjithëpërfshirje kombëtare , mund të veçohen pjesmarrja e dy poetve nga me të shquarit e kohës Preç Zogaj dhe Rudolf Marku , ky i fundit , njëherazi ish botues i poezisë “Kuajt” të poetit Gjekë Marinaj plot 30 vite më parë . Ndërkaq duhet cituar fakti se të gjitha krijimet poetike të cilat ishin pjesë e këtij festivali , ishin vërtetë poezi “fituese”. Kështu Poete të tilla si Alma Jaku Lezhë apo Mira Nikolla Itali , Luigj Çekaj Amerike , Marash Gilaj Shkodër , Angjelina Marku dhe Anton Marku e mjaft të tjerë , ishin vertetë me një krijimtari mjaftë brilante . Në fund të këtij aktiviteti mjaftë mbreslënës administratori i Revistës “FJALA” , Gëzim Vuçaj , ka lançuar edhe një tjetër aktivitet të kësaj natyre i cili do fillojë së shpejti në faqet e Revistës “FJALA” Mjaft poetë pjesmarrës në këtë festival , kanë dhënë opinionët e tyre , rreth organizimit mjaft dinjitoz të organizatorve . Ja si shkruan Poetja Farida Ramadani Zmijani : Në ajrin e  e Malesisë së Madhe , buzë Liqenit të Shkodres në Festivalin Mbarëshqiptar “Trokitje” në Koplik në praninë e shumë personaliteteve të krijimtarise shqipe si Z.Preç Zogaj e Rudolf Marku dhe shume poeteve nga mbareshqiptaria , Kryetarit të Bashkisë Tonin Marinaj etj . Drejtuar nga moderatorja e mrekullueshme Rajmonda Marku dhe organizuar mjaft bukur nga gazetari Gezim Vucaj i cili krahas falenderimit për te gjithë pjesëmarresit foli mbi aktivitetet letrare që do organizohen në vazhdimsi në ketë zonë . Faleminderit Gjeke Marinaj që bëtë të mundur realizimin e këtij festivali ku vërtetë të gjithë u ndjemë të vleresuar dhe të respektuar . Suksese përherë në krijimtarine tuaj! Ndërsa Poetja Lezhiane Fatmira Loci shkruan : Sot në Festivalin Poetik  TROKITJE PËR ÇMIMIN “GJEKË MARINAJ”, në Koplik . Mirënjohje organizatorëve të këtij festivali , me në krye z. Gëzim Vucaj . Falenderoj jurinë , me kryetar Poetin Preç Zogaj , për vlerësimin si “poetja më e mirë”, falenderoj Aktoren Rajmonda Marku , që i dha tjetër ngjyrë poezisë sime , falenderoj gjithë ata që na dëgjuan , vlerësuan e uruan për poezinë! Kurse poetja Arjana Pata shprehet : Sot kuptova plotësisht që në disa konkurse vërtet ka vlerë pjesëmarrja … Isha e përzgjedhur në Festivalin e parë Poetik : “Trokitje për çmimin Gjek Marinaj”, në Koplik të Malësisë së Madhe . Organizim i mrekullueshëm i gazetarit dhe poetit Gëzim Vuçaj dhe Bashkisë së Koplikut . U ndodha aty mes artistëve të njohur dhe poetëve shumë të nderuar , ardhur nga Shqiperia dhe Kosova . Surprizë për ne ishte ardhja aty , e dy letrarëve nga më të shquarit shqiptarë , Preç Zogaj dhe Rudolf Marku . Këta burra të nderuar na treguan thjeshtësinë dhe modestinë e tyre përtej asaj çka ata përfaqsojnë . U shkrinë me ne , pa dallim feje , krahine apo ideje … ashtu siç i ka hije poetit . Do mbesë në memorien time kjo ditë Personazhi i cili i “dha” ëmrin e tij festivalit . Autori i poezisë “Kuajt” Gjekë Marinaj” do shkruante menjeherë sapo ka ndjekur nepermjet VOA – “Zëri i Amerikës” kroniken rreth ketij ëventi ; Të dashur Miq , Dua të falënderoj Z. Gëzim Vucaj për iniciativën dhe realizimin e këtij festivali . Gjithashtu dëshiroj të falënderoj Bashkinë Malësi e Madhe dhe Kryetarin e saj Tonin Marinaj . Natyrisht dhe Televizionin “Zëri i Amerikës” dhe gazetarin e saj Pëllumb Sulo . Mbi të gjitha uroj konkuruesit dhe fituesit e Çmimeve letrare që u akorduan në këtë Festival . Të gjithë janë të fituar , sepse janë krijues letrarë dhe letërsia është oksigjeni i çdo kulture . Miqve të mi të vjetër dhe poetëve më të përzemërt , Preç Zogaj dhe Rudolf Marku , të cilët shkuan në Malësi të Madhe , njëri nga Tirana e tjetri nga Londra për t’u bërë edhe një herë mbështetës të poezisë “Kuajt” dhe meje , dua t’u them se me shpirtin tuaj të pasur njerëzor dhe poetik letërsia shqipe ka fituar një cilësi qëndrueshmërie konstante dhe paralele me letërsitë e tjera ndërkombëtare. Faleminderit jo vetëm për mbështetjen e përhershme , por edhe për respektin që i dhatë pasardhëses tuaj , motrës time të vogël në moshë e binjake në poezi , Senada Demushi Delaj . Kështu ky festival i pozisë ka ulur siparin e vetë me mendimin dhe optimizmin se vitin tjetër do të kemi më shumë poet dhe poezi , që do garojnë për çmimin “Gjekë Marinaj” .

 

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.