PAS VLLAZNISË RRADHEN PËR TË SHPETUAR E KA VELEÇIKU

0
329

Kapiteni i Veleçikut: Ua kemi marrë dorën ndeshjeve për mbijetesë

Veleçiku e mbylli më parë kampionatin, pasi javën e fundit ishte pushim. Koplikasit kanë mësuar tashmë edhe kundërshtarin e ndeshjes shtesë, që është Maliqi. Trajneri Rrustemaj ka vijuar normalisht stërvitjen këto ditë, edhe pse temperaturat kanë shkuar deri në 40 gradë. Kapiteni Çokaj, për “Panorama Sport”, thotë: “Nuk e njohim Maliqin, por e vlerësojmë. Ndeshjeve shtesë ua kemi marrë dorën, pasi dy sezonet e fundit kemi triumfuar ndaj Shkumbinit dy herë radhazi. Me rikuperimin e Smajlit dhe dy sulmuesve Toma dhe Ujka, Veleçiku ia del”. Koplikasit treguan një formë të mirë sportive në ndeshjen ndaj Dinamos, duke fituar 0-1. “Jam i bindur se do ta realizojmë objektivin e qëndrimit në të Parën”, ka shtuar në fund kapiteni Çokaj.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.